News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Sociale
Ligji i ri, pranon dypunesimin

Publikuar me : 19.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 69 here.
'

Projektligji i ri per arsimin e larte do te miratohet gjate seances se ardhshme te parlamentit shqiptar


Propozimi, personeli akademik mund te punoje me kohe te pjesshme ne universitete te tjera, dekanet dhe rektore jo


Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, ne ligjin per arsimin e larte pritet te miratohen gjate seances se ardhshme te parlamentit shqiptar.


Tri dite me pare vete ministri i Arsimit Myqerem Tafaj eshte perballur me Komisionin Parlamentar per mjetet e informimit dhe edukimit publik, ku ka bere nje paraqitje te draftit qe do te miratohet. Propozimet e paraqitura nga MASH jane kontestuar jo vetem nga anetaret e ketij komisioni por edhe nga rektoret e universiteteve te Kryeqytetit.


Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule ka bere nje liste gjate te pikave te ketij drafti te cilat cenonin autonomine e universiteteve publike, por pika ku eshte ndalur me shume ishte heqja e kompetencave qe universitetet publike, kane ne vendosjen e kritereve per pranimin ne institucionet e arsimit te larte.


Keshtu sipas rektorit Kule ndryshimet e propozuara i heqin te drejten universiteteve per te vendosur kriteret e pranimit te studenteve, duke i reduktuar kompetencat e universiteteve publike vetem ne propozimin e kritereve.


Ne nenin 33 te ligjit per arsimin e larte te miratuar ne vitin 2007, thuhet Institucionet e arsimit te larte kane te drejte te percaktojne kritere te vecanta per perzgjedhjen e kandidateve, te cilet kane mbaruar Maturen Shteterore, per tu pranuar ne ciklin e pare te studimeve.


Keto kritere behen publikisht te njohura nga institucionet e arsimit te larte te pakten nje vit para fillimit te pranimeve tё radhes ne institucion, se bashku me informacionin e nevojshem mbi institucionin respektiv dhe programet qe ofron.


Ndersa ne projekt ligjin e propozuar se fundmi nga MASH kompetencat e Universiteteve reduktohen thjeshte ne propozime. Ne nenin 18 te projektligjit shkruhet se Institucionet e arsimit te larte kane te drejte te propozojne kritere te vecanta per perzgjedhjen e kandidateve te cilet kane perfunduar maturen shteterore, per tu pranuar ne ciklin e pare te studimeve.


Keto kritere shqyrtohen dhe vleresohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne keshillim me konferencen e rektoreve dhe keshillin e arsimit te larte dhe shkences, dhe mbi kete baze ministri miraton me udhezim kriteret dhe procedurat e pranimit ne ciklin e pare te studimeve.


Ne kete menyre Ministria e Arsimit nuk do te jete me institucioni qe vetem miraton ose jo vendimet e Universiteteve por do te jete vete ajo qe do te vendose edhe per menyren dhe kriteret mbi baze te te cilave do te pranohen studentet ne universitete.


Punesimi me kohe te pjesshme


Nje nga pikat me te diskutuara ne arsimin e larte ka qene edhe dypunesimi i stafit akademik. Nese nje praktike e tille duhej lejuar apo jo.


Ne draftin e paraqitur nga Ministri Tafaj, lejohet dypunesimi por me kusht qe puna e dyte te jete e perkohshme dhe jo me kohe te plote. Sipas ketij drafti personeli akademik i punesuar me kohe te plote ne nje institucion te arsimit te larte publik ose privat, ka te drejte te punoje me kohe te pjesshme ne nje tjeter institucion te arsimit te larte brenda apo jashte vendit. Por per te ndermarre nje veprim te tille fillimisht pedagogu duhet te marre nje miratim nga titullari i institucionit te arsimit te larte.


Ky rregull duket se eshte vendosur vetem per personelin akademik, pasi asnje nga drejtuesit , rektore apo dekane nuk kane te drejte te angazhohen ne veprimtari te tjera mesimdhenie


MND nuk njihet jashte shqiperise

Masteri i nivelit te dyte, ne ligjin per arsimin e larte te miratuar me 2007, u konceptua si nje titull per te ekuivalentuar studimet universitare 1-2 vjecare qe kryheshin pas perfundimit te diplomave te vjetra 4-5 vjecare.


Sipas te dhenave te MASH ky titull u be shume i kerkuar sepse conte ne disa perfitime te lidhura me pranimin ne studimet e doktorates dhe gjithashtu shtonte pagen per nenpunesit ne administraten publike, nje faktor ky qe shkaktoi nje deformim shume te madh te struktures se cikleve te studimeve universitare. Ne propozimet e reja te ministrise nuk permendet asgje ne lidhje me kete diplome, ashtu sikuender nuk thuhet se cfare do te ndodhe me ata qe tashme e kane marre nje diplome te tille.


Titulli MND permendet vetem ne dispozitat e fundit te ligjit ku ne nje menyre shume delikate thuhet se kjo diplom nuk vlen per asgje, pasi MND nuk ka asnje ekuivalence te sakte me diplomat e huaja. Master of Philosophy eshte nje diplome e nje niveli shume me te larte se Masteri i nivelit te dyte.


MND-ja ne rastin me te mire mund te krahasohet me MSc, (masterin shkencor), te vendeve europine, por kjo do te ndodhe vetem ne rast se MND-ja eshte fituar pas nje diplome 4-5 vjecare, dhe jo pas diplomes Bachelor.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» Gramsh, vellai vret vellane
» Topi Myslimanet duhet te kene xhamine e tyre. Jo me falje neper rruge
» "Dua ta coj femijen ne shkollen me te mire"
» Rreth 700 prona ne bregdet, me bleres serbe
» Bosch Politika shqiptare si mirazh ne shkretetire
» Ekspozita PS publikon dokumentin Ja afera e ministrit Genc Ruli
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Ruci Kemi bere oferten e fundit. Berisha Gati te plotesoj 11 kushtet e PS
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Trashegimia Moderne e panjohur
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anulluar
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» Infrastruktura, me pak para per investime
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7361 artikuj te lexuar 1741052 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

puna  hetim  neper  deshmon  tatimeve  prefekture  gerdecin  kam  nen  pare  vetem  kushtet  i  mosregjistrim  per  permiresohen  ne  emigrantet  benzine  nga  televizione  ilegale  largojne  e  pritese  mesuesi  kapshtice    kreu  vetedigjet  biznesesh  selmanllari  me   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.