News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Mevlan Shanaj: Kam jeten, kam dashurine

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 149 here.
'

Intervista e jetes / Nje gjykim i hapur per karrieren 45-vjecare ne televizion dhe kinema, rrefim i sinqerte per femijerine e dhimbshme, rinine e viteve 70, vitet ne krah te Natasha Lakos, per tradhtine dhe per projektet qe koha ka lene pergjysme. Mevlan Shanaj behet sot 65 vjec




"Kam deshire perseri ti trazoj njerezit, ti bej te mendohen". Nje fjali qe ne nje lum te pathenash, del menjane te tjerave nga biseda me regjisorin Mevlan Shanaj. Nje dite para pervjetorit te tij te gjashtedhjete e peste, pranon te flase per jeten, femijerine e dhimbshme ne qytetin e Mallakastres, femijen e ndrydhur qe u formua aty, rinine e viteve 70, vitet e universitetit dhe dashurine me studenten e gazetarise Natasha Lako, martesa dhe pergjegjesite qe mori persiper 26-vjecar.
Me tej per karrieren, si e ka gatuar artit e tij, dashurine per filmin artistik dhe pasionin per dokumentarin.
Mevlan Shanaj eshte prezantuar per publikun si aktor, regjisor ne kinema dhe televizion, dhe si producent. Nga viti 1987 deri me 1992 ka qene Drejtor i Departamentit te Filmit ne TVSH dhe Anetar i Keshillit Artistik i "Grupi Perzgjedhes i filmave" Kane, Prage, Budapest, Bukuresht. Shkeputet per 4 vite nga televizioni dhe kthehet ne vitin 2001 si drejtor i Departamentit te Filmit dhe Spektaklit ne TVSH. Ne vitin 2001 ka filluar punen e producentit dhe regjisori me "Zig-Zag" Film. Me 2005-2006 ka ushtruar profesionin e pedagogut ne Akademine e Filmit dhe Multimedias "Marubi" e deri me sot ne degen e regjise ne Akademine e Arteve. Ne vitin 2008 mori titullin "Mjeshter i Madh".
Shanaj ka interpretuar ne filmat: "I teti ne bronz"(1970) regjisor Viktor Gjika, "Malet me blerim mbuluar" (1971) regjisor Dhimiter Anagnosti, "Guximtaret" (1970) regjisor Gezim Erebara, "Rrugicat qe kerkonin diell" (1975) regjisor Saimir Kumbaro, "Balle per Balle"(1979) regjisor Kujtim Çashku, "Rrethimi i Vogel" (1986) regjisor Saimir Kumbaro, "Pranvera serdhi vetem" (1988) i Pirro Milkanit, "Viktimat e Tivarit"(1996) i Ekrem Kryeziut, "Une e dua Eren" (1991), dhe "Lule te Kuqe Lule te Zeza" realizim i vete Shanajt. Te tjera realizime te tij jane filmat artistike: "Korrieret" (1976), "Plumba Perandorit" (1980 ), "I Paharruari"(1984), "Te Shoh ne Sy" (1985), "Nje Telegram dhe nje Kenge" (1986), "Flete te Bardha" (1990). Dokumentare: "Marie Kraja", "Tefta Tashko", "Komani nje Beteje e Madhe", "Gju me Gju", "Lasgush Poradeci", "Berati Qyteti i Bardhe", "Zera nga Lashtesia", "Kater Mengjeset", "Pandi Raidhi", "Rruget", "Bibla & Kurani" , "Nje ftese nga Iliri", "Visi", "Percjellja", "Shkronjat e Pavaresise".




Sot mbush 65- vjec. A mund ta quajme kete interviste, "nje rrefimi i shkurter per te pathenat"?
Gjashtedhjete e pese vjet jane te mjaftueshme per te bere nje bilanc. Kush je? Nga ke ardhur? Çfare ke bere?.

E nisim me Mallakastren, vendin e lindjes, te kujtimeve te para.
Vij nga nje vend qe ka shume ullinj. Ullinjte jane te gjelber gjithmone dhe kjo ngjyre shpreh miresi. Ndoshta, tek une dicka e tille mund te kete udhetuar. Deri me 14 vjec kam jetuar midis Mallakastres dhe Patosit, nje vend me nafte. Ardhja ime ne jete, perkon me nje ngjarje shume te madhe, fundin e Luftes se Dyte Boterore, si dhe deshmitar i percjelljes se nje sistemi.
Une jam rritur si te gjithe femijet e asaj kohe, pjelle e nje sistemi te ri, me shume euforira, me shume veshtiresira, por me nje ambicie te madhe per dije. Mbarsja dhe lindja jane te rastesishme. I rendesishem eshte drejtimi qe merr ne jete. E quaj veten me fat dhe njeri te realizuar, por ende kam pak vend bosh. Nuk jam i nginjur, per sa i perket krijimtarise.
Kurse, Patosi eshte nje qytet konglomerat, me njerez te ardhur nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Shquheshin inxhinieret qe vinin nga jashte shtetit. Kam banuar tek shtepite ku ishin Jugosllavet dhe me vone, shkollen e beja ku ishin ruset. Domethene ndikimet e te huajve ne femijeri lane edhe gjurmet pozitive. Jam nje femije i edukuar nga radio, dhe jo nga televizioni, dhe sigurisht edhe nga filmi rus. Lexoja letersine e kohes, letersi ruse. Ishte ajo qe mbizoteronte ne biblioteka.

Kjo eshte koha e mesimeve te para te moralit. Si i nguliten tek ju prinderit parimet e moralit?
Kthehem pas tek femijeria ime e dhimbshme. Ne femijeri kam perjetuar vdekje. Me ka lene babai shume te vogel, me pas nje vella. Akoma pa mbushur pese vjec kisha dy vdekje te medha brenda familjes. Mbeta nen kujdesin e nje nene e veshur me te zeza. Ne impresionet e mia te femijerise, nenat vishen me te zeza. Kjo ngarkese emocionale eshte ngulitur thelle tek une dhe deri ne moshen qe une u shkeputa, 14 vjec, kam qene nje femije timid, nje femije qe duhet ti bente shume mire te gjitha punet, qe te ishte i edukuar, te mesonte mire, te ishte i sjellshem, pra te bente me te miren. Dhe jo vetem kaq, por te mos ja kerkonte tjetrit kurre te keqen, ashtu sikurse, nuk ia donte vetes se tij. Ndoshta kjo femijeri e hershme, e ngulitur, udhetoi gjate, brenda meje. Keni perpara nje njeri qe udheton me te gjelbren, me shpresen. Kjo ka qene motoja ime: jeto me shpresen.



Ndrydhja ishte edhe ne adoleshence?
Di nje dashuri nene, nje perkedheli te skajshme dhe nje largim nga e keqja.
Deri aty sa edhe kur lindin deshirat e adoleshences per te qendruar pak me gjate naten, apo per te lexuar dicka me shume. Nje mentalitet tashme i shkuar. Dhe kur u bera vete prind ne fillimet e mia, mendoj se dicka kam huazuar nga perkujdesi per femijet. Nje perkujdes pak i tepruar. Megjithese sot, ata bejne opozite dhe thone na ke kerkuar me shume se cduhet llogari. Si prind ndihesh mire kur shikon ecurine e tyre te suksesshme.



Pra, jeni per disiplinen?
Une kam nje problem me time shoqe. Shquhem per tolerance dhe ajo disa here me thote, tolerance te skajshme nuk mund te kete. Njeriu duhet te jete edhe luftarak. Eshte nga Korca gruaja ime, eshte luftarake, eshte malesore, eshte me nje background tjeter. E bejme kete debat, por jeta me ka mesuar, se te gjithe njerezit kane te drejte, ne menyren e tyre. Nuk mund ta akuzoj Natashen qe ska te drejte, por ama duhet te mbroj veten time. Mendoj se toleranca eshte ajo qe te thote se ky eshte nje model.



Kur erdhet ne Tirane, kishit me teper liri?
Me 1959. Kam bere shkollen e mesme, Politeknikumi mjekesor. Kam mbaruar per ndihmes mjek dhe me vone nderrova dege. Sot njerezit e lakmojne mjekesine, luftojne per ta mberritur ate. Por une me insistimin tim, me aventuren e moshen, e kaperceva. Kam vazhduar me pas shkollen "Aleksander Moisiu", qe me vone u quajt Instituti i Larte i Arteve dhe sot Akademia e Arteve. Kam konkurruar me fragmentin "Garda e re" nga Esenini dhe me e "E kuqja dhe e Zeza" te Stendalit.



Pa mbaruar shkollen interpretoni tek "I teti ne Bronz". U bete papritur i famshem?
Ndihesha shume i vleresuar. Ne ate kohe kishte pak prodhim filmi, por kishte shume organizim. Ishte nje kanal televiziv dhe filmat shfaqeshim shume here. Isha ne moshen, 25-vjecare, ne nje moshe te bukur, plot me endrra, pasion dhe pernjehere, papritur u bera nje njeri me pergjegjesi personale. Ndoshta kjo gje me ka bere mire, por ndoshta me ka bere keq se mi nderpreu aventurat shpejt.



Cilat aventura?
Ne vitet 60-70 ne art, ne te gjithe boten, ka eksplorime, kerkime per lirine e mendimit, per lirine e seksit, per opozite te politikes. Dhe ne Shqiperine tone te vogel, por gjithmone te varfer, keto ide percilleshin. Idete vijne ne menyre eterike, nuk frenohen dot. Sigurisht qe censurova shume gjera ne aparence. Sepse ishte sistemi qe ti censuronte, nese nuk i censuroje ti. Por kjo me beri edhe mire, sepse me maturoi.



Çndodhte nese puthje nje vajze?
Ne ate kohe nuk kishte puthje. Une kur kam puthur Natashen njehere tek Stacioni i Trenit, njerezit u shqetesuan. Kur u ndame, e putha dhe njerezit aty reaguan pernjehere. Eshte koha e nje shoqerie, ku ende ka atavizma te cuditshem. Shoqeri me mentalitet te prapambetur.



Lirine e kufizuat me tej edhe me martesen?
Po ne ate kohe jam martuar. Njezet e pese jam martuar. U bera baba ne moshen 26- vjecare. Ishte nje kohe shume e bukur. Te kesh ne koke ende aventura dhe papritur te marresh persiper nje peshe shume te madhe. Por, egoizmi sfumohet dhe dalin ne plan te pare ceshtje me madhore, sic jane ato te lidhjes, te trashegimise sidomos shpirterore.



Ku jeni njohur dhe cfare ju terhoqi tek Natasha Lako?
Natasha ishte studente ne vitin e pare gazetari. Une isha student i vitit te fundit aktrim. Jemi njohur ne Universitet dhe ishim prane ne godinat e konviktit. Ishte nje dashuri studentore, e cliret, e balancuar, e moderuar. Ajo eshte tip i kundert me mua. Natyre timide, e permbajtur, poete, njeri sistematik, njeri i organizuar, njeri pas librave. E kunderta ime ne gjithcka, ne temperament.
Ate akumulimin e hershem qe kisha pasur, me pas e kisha konvertuar ne te kundert, ne nje njeri te lire. Kam jetuar 8 vite neper konvikte, dhe kjo jete ne komunitete te ndryshme ka lene mbresa te bukura, interesante, informacion i shumanshem, dhe kjo me ka vlejtur. Kjo me ka bere qe sot e kesaj dite te ndihem njeri social. Komunikoj mire me njerezit.



Ju afruan shijet e perbashketa?
Jo. Ne te artit lidheshim me kedo (Qesh). Nuk njihnim prangat.



Familja, cfare fjalesh vendos krah saj?
Baza. Nje njeri normal, me kerkesa me aspirata ne jete, nuk mund te jete i tille pa bazen e familjes. Familja eshte shteti, gjithesia, eshte shpirti i tij. Eshte orientimi psikik, moral, profesional. Nje familje e shendoshe, do te thote nje shendet i mire mendor, nje aftesi e mire krijuese, kushte te mira menaxhuese. Baza e suksesit qendron ne marredheniet ne familje. Dashuria e barabarte, respekt i reciprok.
Barazia, respekti, dashuria, keshtu funksionon familja ne konceptin tim.



Ka influencuar figura e bashkeshortes, Natashes, tek ju?
Ka qene mikja ime me e mire. Nje pike referuese e seriozitetit, mencurise. Kam bashkepunuar me te ne shume skenare. Pervec kesaj eshte shume kerkuese. Une pervecse e respektoj, e admiroj seriozitetin e saj, perkushtimin e saj. Natasha eshte shquar ne "levizjen feministe". Ajo lufton per te drejtat e gruas. Femra ze vend qendror ne krijimtarine e saj. I them mbete utopiste, ne Shqiperi nuk arrihet dot. Natasha di ti vendose pikat mbi "i" me cfaredolloj burri jo vetem me mua. Eshte me autoritet. Eshte intelektuale e formuar ne dimensione, realisht boterore.



Folem per ndjenjen e se mires, dashurise dhe ato gjithmone kercenohen nga tradhtia. Keni tradhtuar?
Edhe pse e mbaj veten per njeri modern, mund te jem shume tradicional ne kete pike. Kam parimin tim, ate qe sia kerkoj vetes, mos ia kerko tjetrit. Nuk besoj qe te me kete blere dikush deri me sot, edhe per kete ndihem krenar. E ndiej tek femijet e mi qe kete cilesi ma vleresojne. Eshte pak e veshtire qe te me blejne ose te shitem. Shitblerje me karakterin tim, nuk kam bere edhe per kete mund te bertas fort.



Po ne planin tjeter, aty ku eshte me e zakonshme tradhtia?
Kur te vdesesh tregohen gjynahet (Qesh). Une mendoj se kam nje familje te konsoliduar, te respektuar. Bej nje jete serioze. Baza e marredhenies ne respekt eshte baza e respektit reciprok. Ne ndonje rast, kur bejne muhabet burrat u kam thene: "Po sikur te ndodhte kjo me tet shoqe?" Po sigurisht qe pyetja ime sjell tronditje tek burri shqiptar.



Te kthehemi tek profesioni, me pare tek aktrimi. Ne cilet filma eshte shfaqur me teper Mevlani?
Tek te gjithe. Kam bere maksimumin. Per shume vite kam qene drejtor i departamentit te filmit ne Televizion. Por ne atehere, punuam duke iu imponuar administrates se kohes, si nje nevoje e zhvillimit te artit dhe kultures, brenda televizionit. Dhe arritem ta bejme me sukses. Ne ate periudhe ne televizion jane bere shume filma te suksesshem.



Me gjykimin e tanishem, si i shihni filmat qe keni realizuar?
Une kam gatuar film, diku me portretin tim, diku me mendjen time. Por, gjithkund dhe vazhdimisht jam perpjekur qe te flas me mendjen time. Ne krijimtarine time, une nuk mendoj se kam qene shume i bujshem. Kam vendosur aspiratat e mia per te qene sa me afer njeriut. Edhe ne ekran kur kam dale, ne interpretimet e mia te fillimit, u mundova qe te fus anen njerezore. Plani psikologjik ka qene nje preference dhe kete gje kam dashur ta ekspozoj ne ekran, jo vetem ne filmin artistik, por edhe ne filmin dokumentar. Jam nje dashnor i dokumentarit, por jo i dokumentarit patetik. Ndihem krenar per dokumentaret qe kam bere. E dua ate gjini sepse eshte gjinia me e veshtire, dhe nje mjeshter i madh i kinemase thote qe tek filmi eshte zot regjisori, kurse tek dokumentari eshte zoti regjisor. Mua si duket, edhe pse vete jam ateist zoti me ka dashur, qe i bej punet larg patetizmit, brenda asaj qe une aspiroj. Ndersa tek filmi artistik, qe nga fillimet e mia e deri me sot, perpiqem qe te them ne menyren e Mevlanit dhe per kete ndihem mire. Them qe neser, pasneser, jemi te ikshem nga kjo bote, kur te mos kete me pasione, kur te mos kete me klane, kur te kete njerez te qete, do ta shikojne kete menyren time. Kjo nuk eshte per te thene se me jane mohuar te drejtat, perkundrazi, une kam marre maksimumin ne jete deri tek titulli "Mjeshter i Madh". Me i madhi eshte marredhenia qe ka publiku me mua. Vazhdimisht me ka dashur dhe kjo dashuri e tij me ka bere qe te ndihem i pergjegjshem.



Çfare ka mbetur ende pa realizuar nga atehere?
Po te mos kisha qene me ngarkesat e dites ne televizion, do te kisha nje prodhimtari shume me te madhe filmash. Pjesen me te madhe ma kane marre programet televizive, ma kane marre koncertet, teledramat, koncertet e vitit te ri, spektaklet. Brenda vetes time kam nje kenaqesi qe arrita te bej kinema brenda televizionit. Ne televizion une ndertova film. Nuk rashe viktime e soap-operave. Kisha urine per ekranin, dhe ne televizion une kam folur me gjuhen e kinemase. Nje shembull i tille eshte nje nga filmat e mi me te suksesshem te asaj kohe "Plumba perandorit". E quajta me 2 seri, por eshte nje film i plote, eshte nje film unikal. Edhe sot, pas 30 vjetesh, jo vetem nuk me skuqet faqja, por jam krenar te them, jam une regjisor i atij filmi.
Kurse, ne jeten time rrethohem nga ajo qe dua. Ne jete mund te hasesh gjithcka, por e rendesishme eshte te marresh drejtimin e duhur, ne kohen e duhur. Pretendoj se deri me sot, kam ditur te shmangem nga e keqja per te gjetur ate rruge qe une quaj te drejte.



Per cfare ju vjen me teper keq?
Me dhimbset sepse jane tri institucione te rendesishme te kultures shqiptare, qe une i quaj pasuri kombetare, sic ishte Kinostudio, qe te gjitha pushtetet qe erdhen ne keto vite, bene cmos qe ta shkaterrojne. Eshte e dhimbshme per mua, se nuk i ka mbetur asgje. Kane mbetur format e vjetra te organizimit, por nuk ka mbetur asgje nga forma e cuarjes deri ne fund te prodhimit. Ne institucionin tjeter, qe une kalova pjesen me te madhe te jetes sime, kur u mundova dhe u perpoqa qe te jap modelin e transformimit te nje qendre te rendesishme te edukimit, sic ishte Radiotelevizioni Publik Shqiptar, i cili vazhdon te jete i anatemuar nga publiku sepse pushtetet luftuan qe ta pronesojne. Mirepo pronesimi i tyre i depersonalizoi. Dhe e treta: Lidhja e Shkrimtareve dhe e artisteve. Keto ishin tri institucione qe kane pasur te bejne me jeten time. Une nuk bej dot profesion tjeter. Me keto te tria kam kaluar jeten time 45-vjecare. Sot ndjej dhimbje kur shikoj se te tria, nen pakujdesine ekstreme te pushteteve jane shperbere.



Çfare ju thoni te rinjve ne Akademi per regjine?
Per tu bere njeri me personalitet ne jete, duhet te shpenzosh shume energji.



Keni frike nga vdekja?
Nuk e njoh fare. Eshte personazhi me i panjohur per mua. Kam jeten, kam dashurine, kam me ke flas.



Çfare keni trasheguar nga familja dhe cfare do tju trashegoni femijeve?
Ndershmerine. Nuk dola me i zoti qe tu le ndonje gje me te madhe.
Te rinjte kane filozofi tjeter, kane koncepte te tjera, por edhe Era dhe Joni, ne kete piken e trashegimise jane tradicionale.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» "Makinat e dashurise" ne Pallatin e Kongreseve
» Si vishet nje tragjedi
» Nje gabim i rende urbanistik
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Ndertimet pa leje, bashkia perplaset me ministrine
» Grabitet me arme kazinoja ne kryeqytet
» Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"
» Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve
» Nje gabim i rende urbanistik
» Rama: BE-ja te mbeshtese levizjen e lire te shqiptareve
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat
» "Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"
» Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar
» Bomba Ruzhdie, komisioneri i PS: Militante te PD na kercenuan me vdekje
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» Shkolla e Policise, shpallen listat dhe datat e provimeve
» Vrau adoleshentin ne vitin 97, ekstradohet i akuzuari
» Kriza politike, PSE: Te hapen kutite e votimit
» Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri
» Tritoli ne banesen e avokatit, ende asnje piste
» Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat
» Si vishet nje tragjedi


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3518 artikuj te lexuar 727930 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

shkolles  hetimin  pranoje  zgjedhjeve  mjekeve  shpallen  dhe    provimeve  maternitetit  17-vjecarit  fakultetit  koeficientin  polici  ramen:  listat  proteste  zv/presidenti  gliozheni"  vetedorezohet  dosja  datat  ne  mbeshtet  te  per  qeveria  ekonomik  i  policise  vrasesi  pe  ndahet  e  profesionale  "koco  shkolla  nxenesit  pare   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.