Duhen 300 mije leke per stafin qe do te marre pjese ne operacion, pasi ne nderhyrje do te marrin pjese edhe mjeke te tjere
Zbardhen pergjimet e prokurorise ndaj mjekeve te Maternitetit Mbreteresha Geraldine,
Tirane- Me qe je pa pune, ty do te te marrim para me pak se sa te tjereve, per operacionin e gruas tende-, kjo ishte kerkesa cinike e mjekeve te maternitetit Mbreteresha Geraldine ne kryeqytet, ndaj bashkeshortit te nje pacienteje te shtruar ne kete spital per te lindur.
Por per shkak te probleme shendetesore, te mungeses se gjakut, te konstatuar nga mjeket ajo duhej te kryente nje operacion. Mjeku Janaq Kasapi, me te cilin kishte kontaktuar bashkeshorti i pacientes, i ka komunikuar se duheshin paguar para per grupin e mjekeve qe do te merrnin pjese ne operacion.
Po keshtu ai i ka pohuar se duhej te paguante edhe infermieret qe do te ishin te pranishme ne operacion dhe do te ndihmonin mjeket. Keto fakte jane pohuar nga prokurori Ardian Braho, gjate seances se dhenies se mases se sigurise, i cili perfaqesonte ne seancen e mases se sigurise per kete dosje, prokurorin e ceshtjes, Julian Xhengo.
Ne kete hetim, mjeku kirurg Janaq Kasapi si dhe kolegu i tij, Arti Qosja mjek reanimator, akuzohen per vepren penale te mitmarrjes dhe te korrupsionit pasiv te personave qe kryejne funksione publike, pas denoncimit te kryer ndaj tyre nga Binak H., bashkeshortja e te cilit ishte shtatzene dhe se duhej te lindte ne maternitetin Mbreteresha Geraldine.
Sipas perfaqesuesit te akuzes, e shprehur ne vendimin e gjykates, Binak H, 35 vjec nga Kukesi, banues ne rrugen Frano Bardhi, ne Tirane, ne 23 mars te ketij viti kishte denoncuar ne drejtorine e Policise se qarkut te Tiranes, prane seksionit te Antikorrupsionit, Janaq Kasapin, mjek ne spitalin Obstetrik Mbreteresha Geraldine, ne bulevardin Zogu i Pare, ne kryeqytet. Sipas denoncuesit, bashkeshortja e tij kishte shtatzanine e saj te dyte dhe ishte ne muajin e nente dhe per kete qellim kishte shkuar per ta ndjekur kete periudhe ne maternitet per mjekim me te specializuar.
Mjeku roje me qe lindjen e pare e kishte ndjekur mjeku gjinekolog, Kasapi, i keshilloi Binakut, qe ai te komunikonte me te. Sipas pretendimit te Prokurorise, te nesermen ai ka takuar gjinekologun.
Ky i fundit i ka pohuar pas vizites se bashkeshortja ishte anemike dhe se mund te ishte e nevojshme dhenia e gjakut prej kallezuesit. Ne kete takim, sipas pretendimit te kallezuesit, Kasapi ka komunikuar edhe faktin se duheshin marre masat per parate, pasi ishin disa mjeke qe do merrnin pjese ne operacion, por Binaku i ka pohuar se kishte vetem 10 mije leke me vete te cilat ia dha mjekut.
Me 23 mars, Kasapi i ka pohuar Binakut se duheshin edhe 300 mije leke, pasi duheshin ndare me stafin. Sipas deklarimeve te te demtuarit, mjeku Kasapi i kishte pohuar gjate bisedes, bashkeshortit te Fide H, se atij po i merrnin pak para se ishte i papune, ndersa te tjereve iu merrnin me shume.
Menjehere pas ketyre kerkesave, i demtuari ka depozituar nje kallezim ne policine e kryeqytetit, ku hetuesit e njesise se Antikorrupsionit te policise, e kane pajisur me mjete pergjimi.
Nga pergjimi i kryer, ka rezultuar se nga bisedat e te demtuarit me mjekun Kasapi, si dhe me persona te tjere, mjeku gjinekolog e ka keshilluar bashkeshortin e pacientes tiu jape para infermiereve.
Ai me tej ka pohuar se parate ia kishte shperndare stafit qe kishte marre pjese dhe qe kishte asistuar ne lindjen e femijes se tij. Po keshtu ne transkriptet e pergjimeve te siguruara nga organi i akuzes, referuar vendimit te gjykates, mjeku i ka treguar Binakut edhe per sasine e parave qe ai kishte mbajtur vete.
Ne fund, pas kerkesave te paleve, Gjykata vendosi qe ndaj mjekut Kasapi dhe kolegut te tij, te vendosej masa e sigurise me garanci pasurore ne masen e 500 mije lekeve te reja. Te dy ata akuzohen per vepren penale te mitmarrjes dhe te ushtrimit te korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike.
'