News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Ne kulture ka zene vend vulgarja

Publikuar me : 27.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 78 here.
'

Ekspozita Kush ka frike nga e kuqja, e verdha, jeshilja deshmoi se publiku masiv ka paragjykime perballe artit bashkekohor te Sales, Pacit, Zguros, Mujes qe krijojne jashte Shqiperise.


Artisti i Promenade Gallery Artan Shabani tregon si u prit ekspozita, pershtypjet e vizitoreve dhe perse veteranet i rrine larg ketij arti


Artistet e ekspozites Kush ka frike nga e kuqja, e verdha, jeshilja, e hapur deri me 14 shtator ne Promenade Gallery te Vlores i bashkon vetem e njejta cati. Nuk ka nje koncept te cilit i permbahen Anri Sala, Alban Muja, Adrian Paci, Driant Zeneli, Artan Shabani dhe Fani Zguro. Secili paraqitet me nje nga punet e krijimtarise se pasur te viteve te fundit.


Drejtuesi i kesaj galerie, Artan Shabani, i cili pati idene te bashkoje artiste shqiptare pjesemarres ne skenen nderkombetare te arteve pamore, pohon se fotot dhe videot e ketij takimi i bashkon vetem profesionaliteti dhe niveli serioz i te prezantuarit.


Shabani ka varur ne muret e shtepise se tij fotografite me titull The singing Lions. Aty trajtohet arkitektura dhe marredhenia qe krijon njeriu me te.


Ne videon (2008) e Sales, ca merimanga endin folene e tyre ne dritat e nje semafori per rreth 3 minuta, pa pasur frike nga tensioni qe krijojne. Ky vend absurd dhe i rrezikshem ku ajo nderton ngrehinen e saj, e qe pengon levizjen e njerezve, i ngjan pengesave absurde qe artisti ndesh rruges se vet. Ky mund te mos kete qene mesazhi qe Sala ka dashur te jape me videon Whos afraid of red yellow and green e cila eshte marre per titull te ekspozites.


Tre artiste, Adrian Paci, Alban Muja dhe Driant Zeneli, ne forma dhe me mjete te ndryshme, merren me figuren e artistit ne punet e tyre, natyren, mendesite dhe pozicionin i tij ne shoqeri.


Ne fotografine e Mujes, e realizuar ne rezidences e Santa Fe Institucion me 2007, artisti shihet duke vrapuar ne shkretetire, kurse ne videon The dream of Icarus eas to make a cloud e Zenelit, artisti eshte duke fluturuar ne ajer.


Paci ka zgjedhur nje personazh te vertete, piktorin Ilir Zefi, qe shpreh nje ide heroike mbi qendrimin e artistit dhe konceptin e tij mbi menyren e te berit art.


Zguro mbetet tek e kaluara. Ne fotografine To divide it shihet nje cigare e ndare me nje saktesi milimetrike. Keshtu e ndanin pa hile nje cigare adoleshentet dikur.


Kjo ekspozite dhe emrat e njohur qe ekspozojne ne te, nuk ka shenuar ndonje ndryshim te dukshem ne numrin e atyre qe kane kapercyer pragun e galerise Promenade.


Por, ne vemendjen qe kane treguar per artin e tyre, po. Shabani tregon se qarqet ku levrohet dhe pelqehet arti figurativ, vazhdojne ti qendrojne indiferent artit bashkekohor dhe te mos kuptojne gjuhen qe zgjedh per te komunikuar.


Ne kulturen kitsch triumfon shija e vulgares dhe antiestetika. Kjo eshte teper evidente edhe ne arkitekturen qe kemi krijuar pa identitet dhe pa harmoni. Vizitori shqiptar ende nuk ka krijuar nje konfidence me estetiken kontemporane, shpjegon Artan Shabani.


Miqte e ekspozites, sipas Shabanit, jane studentet perendimore, me te ndjeshem ndaj bashkekohores, me te hapur per ta pranuar dhe kuptuar ate. Duket sikur koncepti artist i botes eshte i afert per te gjithe keta artiste, qe nuk i drejtohen vetem nje realiteti dhe artin e tyre nuk e preferojne vetem nje grusht njerezish.


Sa ka ndikuar ne frekuentimin e vizitorit fakti qe ne kete ekspozite marrin pjese emra te njohur te artit pamor?


Eshte nje ekspozite qe prezanton artiste shqiptare te njohur ne skenen nderkombetare te artit bashkekohor.


Sala, Paci, Muja etj., bashkepunojne me galeri prestigjioze si Marian Goodman Gallery ne Nju Jork, Hauser & Wirth ne Zyrih, Center for Contemporary Art-CCA ne Tel Aviv, Francesca Kaufmann Gallery ne Milano apo muzeume si PS 1 dhe Solomon Guggenheim Foundation gjithashtu ne Nju Jork, Museum of Contemporary Art North ne Majami etj.. Do duhej te perbenin nje interes me specifik per publikun dhe vecanerisht per koleksionistet e artit bashkekohor.


Por numri i vizitoreve eshte si cdo aktivitet i meparshem i kesaj galerie. Ndryshon vetem interesi intuitiv i tyre. Gjate muajit gusht disa kuratore nga vende te ndryshme do vizitojne galerine, por edhe vete artistet do te jene prezent ne galeri.


A i ka te njohur vizitori vlonjat emra e Sales, Pacit, Mujes?


Sigurisht qe artistet jane te njohur nga nje pjese e publikut. Ne vecanti nga pjesa qe eshte e pranishme ne aktivitetet e reja te galerise.


Disa prej artisteve jane te rinj. Driant Zeneli eshte ne momentin e krijimit te personalitetit artistik. Po ashtu, Muja po fillon te jete i njohur ne arenen artistike shqiptare. Ndersa Paci dhe Sala jane emra te konsoliduar prej 10-15 vitesh.


Ekspozita vjen ne nje sezon vere dhe njerezit ne kete kohe i braktisin qendrat e qyteteve. Eshte kjo periudhe ne disfavorin tuaj?


Mendoj qe i takon njerezve te spostohen aty ku prezantohet arti. Spostimet sot nuk jane te sforcuara dhe per me teper ne nje territor si Shqiperia, distancat jane te reduktuara. Ne vende te tjera per nje inaugurim ekspozite apo nje panair arti spostimet behen nga nje shtet ne tjetrin apo nje kontinent ne tjetrin, kjo varet nga rendesia e projektit dhe sigurisht nga niveli i artisteve pjesemarres. Ne qytete te cilat jane qendra te kultures si; Praga, Parisi, Torino, Vjena, Berlini, galerite nuk mbyllen.


Ekziston edhe nje sistem i te prezantuarit ne vende turistike, shume galeri te Milanos dhe Torinos kane qendren e dyte ne vende turistike si Pietrasanta (Toskane) apo Cortina dampezzo, zona malore e Dolomiteve, ose dhe zona Spanjolle si Puerto Banus, ose Puerto Pollensa.


Ne France kemi pjesen e jugut, Antibe, Nise, dhe deri ne Marseje. Galeria Promenade kete vit ka prezantuar artiste nga vende te ndryshme, Kolumbia, Meksika, Italia, Franca, Gjermania.


Ne harkun e kohes se nje viti, dhe pikerisht periudhen e veres, kur qyteti merr trajta te tjera per nga dinamika e jetes dhe qarkullimit te turisteve, stafi i galerise e vlereson si ngjarjen e vitit, e keshtu gjithe veren do te jete kjo ekspozite.


Cilat jane pershtypjet e vizitoreve per punet, duke marre parasysh se ky lloj arti ka nje publik te kufizuar.


Ne Shqiperi mediumet e te shprehurit ne art shpesh jane te reduktuara, kjo edhe per mungesen e nje koleksionimit te rafinuar ose elitar. Klientela ne vendin tone kushtezon krijimtarine e artisteve dhe nuk i krijon lirine e te eksperimentuarit. Shpesh publiku masiv e shikon videon apo fotografine me paragjykim.


Pjesa e studenteve qe vijne nga vendet perendimore kane me konfidence me artin bashkekohore dhe jane me te interesuar per te kuptuar anen konceptuale te vepres dhe jo ate komerciale.


Sipas jush, perse vizitori rri larg?


Mosnjohja e gjuhes bashkekohore nga pjesa qe eshte mesuar me artin tradicional-figurativ, krijon nje lloj deficence. Paragjykimi nuk eshte vetem ne art, por ne shume aspekte qe njerezit i ndeshin ne jeten e perditshme. Shpesh ne kulturenkitsch triumfon shija e vulgares dhe antiestetika.


Kjo eshte teper evidente edhe ne arkitekturen qe kemi krijuar pa identitet dhe pa harmoni. Vizitori shqiptar ende nuk ka krijuar nje konfidence me estetiken kontemporane dhe ate qe une e quaj minimalizem.


Çfare e bashkon kete grup artistesh?


Te perbashket kane profesionalizmin dhe nivelin serioz te te prezantuarit. E vecanta do te thosha eshte ne secilen prej puneve, cdo artist shprehet nepermjet personalitetit te vet. Mediumet jane te ndryshme dhe kjo e ben edhe me interesant prezantimin e ekspozites ne hapesiren minimale te Promenade Gallery.


Perse ekspozita mban emrin e nje videoje te Sales?


Ekspozita e merr titullin prej njeres nga punet e prezantuara, videos se Anri Sales, Who Is Afraid of Red Yellow and Green, e realizuar ne vitin 2008. Ne kete video artisti trajton nepermjet planesh fikse nje situate jo te zakonte, ku merimangat endin folene e tyre pikerisht mbi dritat e nje semafori, pa iu friguar aspak tensionit qe ato krijojne.


Kjo video eshte (2 35 Min) Loop; ED. Courtesy e Johnen Galerie, Berlin. Titulli i punes ne ambiguitetin e vet, te ben te imagjinosh edhe mesazhin qe artisti me elegance transmeton. Kjo mund te ndodhe rastesisht teksa nje nate ndalesh ne rruge apo bulevard dhe pret qe te ndizet drita jeshile.


Por ajo nuk mund te ndizet. Te pakten per ate moment, jo! Sepse mbi te nje merimange ka ndertuar shtepine e saj, pikerisht aty mbi dritat e semaforit, ne vendin me absurd te mundshem, ku e kuqja behet e verdhe dhe jeshile, dhe pastaj prape e kuqe e keshtu ne infinit, pa u ndalur kurre, nate dhe dite. Pikerisht aty.


Ti nuk duhet te besh tjeter vecse te dokumentosh situaten dhe gjithcka eshte flagrante. Rikthehesh me nje telekamere te vetme dhe filmon ngjarjen, e cila shnderrohet me plane stative dhe tingulli perserites i semaforit, shoqerohet nga kende te ndryshme xhirimi afer, larg, majtas, djathtas, poshte, pastaj prape afer, ballore dhe keshtu rrefehet historia e merimanges ne folene e saj te endur midis te kuqes, te verdhes dhe jeshiles, midis zhurmes se nderrimit te ngjyrave te cilat nuk krijojne kurrfare konflikti per te. Atehere Who is afraid of red yellow and green? Padyshim qe merimanga jo!


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» Prishtina mirepret ndryshimin e pr/rezolutes
» Rasti i teatrit ne Kurdistan
» Stéphane Mallarmé, nje mik i vertete
» Ti jepet fund politikes se perkedheljes ndaj Serbise!
» Rama me bashkiaket, u kerkon te pergatiten per cdo aksion politik
» Pasaporte per gulaget

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Kosova, perballe formulave dhe rezolutave serbe


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7343 artikuj te lexuar 1739847 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

miraton  sherueset  per  dhe  okb  serbe  kosova  verteta"    se  kosoven  11  formulave  vertete  rezolutave  vrau  qe  e  koha  perballe  shtatorit  "shkrimtarin"  rezoluten  ndryshuar  "me  ne  tk   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.