News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Nene Tereza dhe Ministria e (Ç)Kultures

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 170 here.
'

Eshte i cuditshem fakti se sa shpesh qeveria, sidomos Ministria Jo Vetem e Kultures, mendon dhe krijon projekte madheshtore e qe te cudisin me injorancen e tyre; duhet tu kujtosh se nuk dine fort mire se cfare do te thote fjala "memorial".


Qe kjo e fundit, tregon nje permendore te bere ne monument per nje perkujtim etj. Pra, eshte nje monument qe do te perkujtoje nje ngjarje apo nje person. Por, pyetja lind vete: - Si mund ti behet nje permendore Nenes Tereze neper cepa?!


Sepse, kuptohet vete nga fakti, qe sa e sa here do kete raste te vecanta, ditelindje, shenje perkujtimi, ndodhi te ndryshme fetare per Nenen Tereze, delegacione te huaja, do vine dhe do vendosin kurora me lule mbi emrin e saj.


Dhe ne Shqiperi, qe te tregohemi te sinqerte, kjo gje nuk ka ndodhur me pare; pra te vendosesh kurora ne memorialin e nje njeriu qe tashme e njeh e gjithe bota, me shume se Skenderbeu, Ushtari i Panjohur, apo edhe Nena Shqiperi.


Pra, ky memorial duhe te jete i nje rendesie teper te vecante.
Madje, nder me te vecantet qe mund te jene bere deri me tani ne vendin tone. Si per ne, por edhe per syte e botes.


Nga te qenurit agnostik, me lind edhe pyetja tjeter: - Si mund ta vendosin kete humaniste te njerezimit neper cepa? Apo, nuk gjejne dot nje vend me te mire se ai cepi prane Korpusit?


Ne daten 26 Janar, ne shtyp u dha njoftimi per hapjen e ketij konkursi, qe per 100 vjetorin e Nenes Tereze, pra me 26 Gusht te ketij viti, per nje kohe te shpejte do te vendoset guri i pare ne themelet e kesaj vepre.


Por keto dite, ne nje nga njoftimet e faqes zyrtare te Ministrise se Çkultures, shkruhet se: Pas diskutimeve te Komitetit Shteteror per kete ceshtje vendosi qe Memoriali te ngrihet ne pjesen ngjitur me Korpusin Qendror te Universitetit te Tiranes, deri tek rruga afer Gardes se Republikes, pra nga pjesa perballe Akademise se Arteve (pjesa jugore).


Me pak fjale, rrofte injoranca e njerezve qe na drejtojne, dhe qe jo vetem nuk kane shije, as estetike, por mbi te gjitha jane njerez pa ndjenje. Le te kene mundesi qe kesaj gruaje te tokes ti bejne sa me shume buste, sidomos ne Shqiperi.
Ajo eshte gruaja qe nuk njihte mision feje.


Por nder te tjera projekti shkruan se ajo mund edhe te vendoseshe ne sheshin qe mban po te njejtin emer. Nuk mund te jete atje sepse mbi te gjtiha per nga rendesia duket sikur ndertesa e Korpusit eshte nje universitet fetar. Por shemtia nuk paska fund. Si mund ta vendosesh anes anave nje figure kaq te madhe dhe ta lesh ne cepa!


Por nese eshte keshtu, me mire ajo do shkonte tek shatervani i thare prane Korpusit. Gje, qe eshte e keqja me e vogel, qe megjithese nje figure e tille si Nena Tereze nuk shkon ne sheshe; por ne vende qe te shfaq me shume spiritualizem dhe qetesi.


Dhe ne fund, po le ligjin qe ne e zbatojme te fundit, prej nga: Sheshi Nene Tereza eshte monument kulture dhe quhet si nderhyrje e pa ligjshme. Duhet ta dime qe shkon shume, ne nje shesh qe ka emrin dhe shtatoren e nje personi te caktuar.


Ku na lind problemi qe ajo nuk mund te jete edhe ne kete shesh?! Nese do te mund te vendosej do te shkonte shume aty ky eshte shatervani, ose te ishte ne po ate vend me apo nje shatervan te thjeshte, me kenaqesine e te rrethuarit me apo nga uji. Mire, deri ketu nuk jemi keq.


Sepse nese kjo shtatore mund te vendoset ne pjesen ku eshte sot shatervani i thare ateher jep nje largesi me te madhe nga Universiteti Politenknik, dhe nuk i jep ketij te fundit ngjyra fetare.


Sipas kesaj ideje, mund te arrijme te pretendojme se prishja e shatervanit do te mund te kalonte ne shume komisione e keshilla kombetare, pasi duhet kujtuar qe Sheshi "Nene Tereza" eshte pjese qe mbrohet me ligj ne ate te Monumenteve te Kultures (se bashku me Bulevardin "Deshmoret e Kombit", kompleksin e ministrive, Akademine e Arteve, Korpusin Universitar, etj), te cilat jane ne mbrojtje nga shteti.


Ky shesh eshte pjese e projektit te vjeter italian, qe perben dhe nje nga trashegimite monumentale te Tiranes dhe si i tille, do te duhet te hape disa probleme. Por ai shatervan kaq shume i pa bukur, nuk do mund te zevendesonte vendosjen e shtatores.


Pastaj, nese qeveria jone e paska me kaq shume nxitim sa duhet ta peruroje apo te vendose tullen e pare, gje qe nuk dihet ende, pra me 26 gusht te ketij viti, ateher le ta vendose ne po ate vend qe mban emrin e saj, dhe mbi te gjitha, te toleroje perballe ketij fakti te shtatores.


Fundja, ai bulevard qe eshte monument kulture cfare nuk ka hequr per te mos u dukur monument kulture. Dhe nuk tolerokan dot, me komisione e me ligje qe shtatorja te vendoset ne sheshin me po te njejtin emer?


Ler pastaj, qe Sheshi Nene Tereza, eshte vendi me bosh ne Tirane, dhe ajo shtatore do ta zbukuronte shume. Edhe nese do te rrethohej nga pellumba, qe do shkonin shume ne ate vend ku mund te vendosin Nene Terezen.


Nese e paskan me kaq shume nxitim te madh dhe me kaq shume dukje kete projekt, ateher le te mendohen shume me mire sepse Tirana eshte nje vend idiotllek urban qe veshtire te gjehet nje park.


Nese duan nje park te mire dhe te qete, shkon me mire parku ku eshte sot salla plenare e Kuvendit te Shqiperise; nga ku ka nje afersi me te mire edhe me katedralen e Shen Palit.


Mundesi tjeter mund te jete qe ajo te vihet ne ndonje nga kodrat e Saukut te Tiranes, ku te shkuarit per tek ajo te behet ne forme peligrinazhi, ne nje ngjitje me shume shkalle, dhe naten te jete e ndricuar dhe shume e dukshme nga te gjitha lartesite dhe afersite prane shtatores se madhe.


Duket qe behet fjale per nje memorial, dhe nje gje e tille e tipit qetesues per nga pamja, duhet te jete ne nje vend qe ka me shume qetesi dhe me shume gjelberim. Duhet te te ngjalli edhe spiritualitet.


Por deri tani, meqe projekti paska kaq shume deshire anet apo cepat, le te zgjedhin sheshin qe mban emrin e saj ose nje nga kodrat e Saukut.. Ky projekt i Ministrise se Çkultures, per nga permasat nuk duket idiot si ato te zakonshmet e qeverise.


Madje me shume se serioz. Por te shohim ne do kete vepra ndonje shemti te rastit ashtu sic kane shume vepra arti tek ne shemtine e autoreve te tyre dhe nje shemti tjeter me urbane. Si nuk pashe ne kete vend nje veper arti qe te kete me shume kenaqesi per te gjithe e ti kenaqe te gjithe; e qe shemtia te mos jete kaq shume ne mode. Te shohim si do jete kjo veper.


Me cudisin shume keto ide politikanesh injorante, apo njerezish pa ndjenje te politikes sone, qe kur bejne projekte kaq shume te shpejta, pse mos bejne edhe projekte te pakten me te ngadalta per te ndertuar nje Teater Kombetar, apo edhe nje Stadium Kombetar; qe sikur te pakten te dya te jene ne periferi por vec te jene moderne dhe te medha.


Pra, nese duan nje Nene Tereze te qete, le ta vendosin ne ndonje nga kodrat qe rrethojne Tiranen, sepse nje vend i tille per nga permsast e kesaj figure nuk shkon aspak ne sheshe.


A nuk e keni vene re se asnje nga skulpturat qe jane per Terezen neper parqe, nuk shkojne dhe aq me urbanizimin?! Sepse ajo kerkon nje vend te qete. Ajo qe me ben perseri cudi eshte edhe fakti se, a kane pyetur ndo pak ndonje perfaqesi te katolikeve?


Sekendejmi, kam nje keshille shume miqesore, per ata qe po bejne kete projekt ndaj Nenes Tereze: Nese kane ndermend ti bejne gjerat e medha ashtu sic e kane zakon qoft edhe ne pamje, le te ftojne Papa Benediktin e XVI, qe ta peruroje ate veper arti, sepse eshte ne te mire te imazhit te vendit tone.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» "Racizmi i terthorte eshte po aq i keq sa ai i mirefillte".
» Skandali me Kartat e Identitetit
» Raporti i DASH: Problem, zgjedhjet dhe korrupsioni qeveritar
» Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS ngecin tek kutite
» Vizita, Meta takon Tadic ne Beograd
» PE: Te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit
» Dokle: 18 marsi, shansi i fundit i mazhorances
» Kuvend, miratohet rezoluta per heqjen e vizave
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 735937 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

privatizimi  grup  pagesa  bono  energjia  autostrada  ne  per  enver  rrezik  studimi  hequr  mln  ti  mbifaturuam  behet  listen  ossh:  tirane-elbasan  metropoleve  legalizimet  termetet  hoxhes  dekoratat  tirana    do  prezantohet  si  edhe  pune  e  9  nga  leke  me  105   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.