'
SHKODER - E ka derguar djalin te semure ne plazhin e Velipojes duke ia besuar nje shoqate qe merret me kategori femijesh, por deklaron se ia kane keqtrajtuar. Fatbardh Lici, nga qyteti i Shkodres, ka depozituar nje kallezim ne polici per shoqaten e cila sipas tij ka keqtrajtuar djalin e tij 15-vjecar me aftesi te kufizuara. Sipas Licit, ka tri dite qe ai e ka terhequr djalin nga qendra, pasi ka pare qe ai ka plage te shkaktuara nga keqtrajtimet.
Shenja te dukshme djegieje ne kembe, kembe te enjtura , tronditje te femijes kane qene ato qe kane bere qe babai i tij te reagoje per dhunen qe kane ushtruar ndaj tij ne vendin ku jane trajtuar ne plazhin e Velipojes, ndersa i indinjuar shprehet se ka bere kallezim ne polici.
E kam derguar djalin menjehere ne spital dhe kam kontaktuar me drejtuesit e shoqates per te marre vesh sa cfare ka ndodhur. Kane reaguar shume keq dhe me kane thene se nga ne nuk i ka ndodhur gje. Ne spital i kane dhene ndihmlen mjekesore dhe i kane bere ekzaminimin mjeko- ligjor sipas te ciles femija im ka djegie ne pjesen e siperme dhe te perparme te kofshes se majte, ekimoze te zbehte ne pjesen e brendshme te thembres se majte, edema te dukshme te artikulacionit te poshtem te kembes, si dhe gervishtje ne pjesen e poshtme te dy kercinjve me permasa 3x2 cm. Demtimet pervec djegies jane shkaktuar nga mjete te forta preres.
Une jam i bindur qe mbi femijen tim eshte ushtruar dhune. Ai eshte i trembur, por problemet qe ka nuk e lejojne te tregoje me shume. Shteti duhet te kontrolloje shoqata qe merren me femijet, te ndaloje keqtrajtimet qe behen ndaj tyre, -shprehet Lici. Ne nje prononcim per mediat, Fatbardh Lici tregon se djali i tij 15 vjec, Elsaid Lici, me aftesi te kufizuara, eshte mbeshtetur nga kjo shoqate qe e ka derguar me pushime dhe ne plazhin e Velipojes, por atje ai eshte dhunuar.
Ne denoncimin e bere ne polici, Fatbardh Lici ka kerkuar hetime per shoqaten e punonjesit e saj dhe venien para ligjit te tyre. Perfaqesues te shoqates se akuzuar nuk kane pranuar te prononcohen lidhur me akuzen ndaj tyre.
'