News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Nje skaner i madh po afrohet

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 127 here.
'


Rezoluta e Keshillit te Europes ka krijuar nje realitet te ri ne lidhje me krizen. Çfare eshte ky realitet i ri? Eshte pikesepari zgjerimi i numrit dhe i natyres se aktoreve te perfshire ne zgjidhjen e saj. Ne valle ka hyre si asnjehere tjeter Keshilli i Europes. Eshte thirrur ne kauze Presidenti i Republikes, zoti Bamir Topi. Ne vijimesi, duket qarte se do te kemi nje perfshirje te shtuar te Bashkimit Europian. SHBA, partneri yne kryesor strategjik, eshte aktiv e do te jete akoma me aktiv, ne vartesi te zhvillimeve. Fjala e SHBA-se ka peshe te vecante ne zemrat dhe mendjet e shqiptareve.

Te gjitha keto tregojne se problematika e krizes, sikurse zgjidhja e saj, nuk eshte me thjesht nje ceshtje e debatit rutine midis qeverise dhe opozites, ashtu sic e kemi pare deri dje. Shansi qe kriza te njihej, te perballohej dhe te zgjidhej pa pranine e nje pale te trete humbi ne perpjekjen e gjate te qeverise per te sherbyer manovra ne vend te zgjidhjeve. Serish qeveria dhe opozita inkurajohen te ulen dhe te gjejne gjuhen. Ato jane serish faktoret kryesore te daljes nga tuneli i krizes. Por, tashme ne nje kontekst krejt tjeter.

Ne fakt kemi mberritur ne nje pike ku liderit politik te Shqiperise nuk luajne me per njeri-tjetrin apo per ndjekesit e tyre besnike, por per nje plate shume me te madhe e me te larte qe eshte Perendimi. Ata po shikohen, po monitorohen dhe po gjykohen si asnjehere tjeter. Ne kuptimin figurativ te fjales, ata nuk mund te luajne ne "dialekt", pa marre persiper koston e gjykimit negativ te nderkombetareve. Vete nderkombetaret e kane pare me vend te futen brenda shqipes per te kuptuar me mire mekanizmin e konfliktulitetit qe karakterizon politiken e ketij vendi.

E gjithe kjo eshte mire. Me tekstin dhe kontekstin e saj, rezoluta e KE-se vjen si nje dije politike e vecante, por eshte nderkaq edhe nje dokument qe teston formimin, orientimin, seriozitetin dhe integritetin e krereve politike shqiptare. Ne kohera te qeta shume gjera uniformohen. Mediokrit dhe te llastuarit duken tipa trendi. Demagoget ne nje ane dhe servilet ne kembet e tyre jane vete skena e politikes. Hajdutet adhurojne "stabilitetin" per te bere ne qetesi parate e enderruara. Krizat vijne per ti dhene fund kesaj gjendjeje kalbezimi. Ka gjithmone pra nje moment kur zhvillimi politik i nxjerr te gjithe politikanet ne det te hapur. Nje gje e tille ka ndodhur disa here me pare pergjate viteve te tranzicionit. Mendoj se e njejta gje po ndodh edhe tani me rezoluten e KE-se dhe me zbarkimin e ri te perendimoreve ne token e Shqiperise. Nje skaner i madh po afrohet. Nje provim i madh po na vjen rrotull.

Presidentit Bamir Topi i ka rene barra te tregoje se cili eshte institucioni i Presidentit qe ka ndertuar Shqiperia pas krizes se vitit 1997. Nuk eshte fjala per te manifestuar zoti Topi integritetin e tij si individ ,qe fatmiresisht as i ka munguar, as do ti mungoje . Fjala eshte per Presidentin si institucion. A i kemi dhene ketij institucioni prerogativat e nevojshme per te udhehequr zgjidhjen e konflikteve dhe krizave kur kjo behet e pamundur ne aulat e tjera me te uleta? Apo Presidenti duhet te shohe njeqind here majtas e djathtas, pa te vendose te hedhe ndonje hap? E kemi dobesuar edhe me shume Presidentin me ndryshimet kushtetuese te vitit te kaluar. Keto dite nuk e riparojme dot gabimin e bere. Ka arsye te shpresohet se zoti Topi, ne permbushje te misionit qe i eshte ngarkuar, do te kujdeset te plotesoje me pervojen dhe aftesite e tij kufizimet ligjore te institucionit. Por ai nuk mund tia dale vetem. Per vete natyren e sfides qe ka perpara Shqiperia, nga kryeministri Berisha dhe shefi i opozites Rama kerkohet qe ne agjenden e takimit te tyre te pritshem te zere nje vend te vecante edhe pergjegjesia per institucionin e Presidentit te Republikes.

Kryeministri Berisha u perpoq, legjitimisht, te ndryshonte rezoluten. Nuk ia doli. Tani ai perballet me "nje mall" qe nuk e do, por qe standardi demokratik i Europes i kerkon ta respektoje njelloj si ta kishte dashur. Ketu eshte "udhekryqi" i kreut te ekzekutivit. Ai duhet te kujtohet se kriza e vitit 1997 pati nje kosto te shtuar kryesisht per shkak te voneses ne dhenien e zgjidhjes. Ne krize, koha vlen sa vete zgjidhja. Qasja me e keqe ne raste te tilla eshte te mos duash ta pranosh arsyet e verteta te krizes, te mos duash te pranosh arsyet e pales kundershtare, "te zemerohesh me gjithe boten", te shkosh deri atje sa te mendosh e te provosh te ndryshosh deri aleancat me te cilat ke ardhur deri aty ku je. Qasja me e mire eshte te perqafosh mundesisht sot principet e kompromisit qe do te te duhet ti pranosh, fjala vjen, pas nje muaji. Nuk eshte thjesht kursim kohe. Eshte shume me shume.

Shefi i opozites, Edi Rama, sheh se ajo qe deri dje ka qene kerkesa e vetme e nderkombetareve drejtuar PS-se per tu kthyer ne Kuvend, ne rezolute eshte bere pjese e nje pakete unike veprimesh e zgjidhjesh qe duhet te negociohen ne tryeze. Deputetet e PS-se fituan nje bast dhe i dhane vendit nje mundesi. Ne kete pike Rama eshte ne rrjedhe te rezolutes, pra eshte komod. Por, pergjate Shkurtit te gjate te negociatave, ai duhet te ruhet nga avantazhi qe ka, ne kuptimin qe te mos e shperdoroje as me fjale, as me veprime te pamatura.

Rezoluta eshte nje gur i vecante prove edhe per mjedisin mediatik qe percjell apo rrethon politiken. Realiteti i ri qe ka krijuar ky dokument, i ka nxjerre ne nje drite tjeter, per te mos thene i ka djegur shume prej lajmeve te meparshme . Ne rendin e dites sot eshte dialogu, gjetja e nje zgjidhjeje ne tryezen e presidentit. E gjithe kjo nen trysnine e menduar te vizites se nje delegacioni te larte nga Strasburgu ne daten 22 shkurt ne Tirane- gje e pangjare deri me sot. Ne kete kontekst disa pyetje apo tema, si per shembull, tema zhurmemadhe e djegies se mandateve te deputeteve te tanishem socialiste, jane tema si per pardje. Natyrisht, cdo media dhe cdo gazetar eshte i lire ta shohe situaten e krizes si te mundet dhe si ti pelqeje. Dikush mund ta beje kete si nje arratisje nga realiteti, dikush sepse aq mend ka. Megjithese i varfer, jemi nje vend i lire. Por eshte pikerisht liria, ajo qe e mbush me kuptim pyetjen e vjeter "ku ishe ti Adman", kur eshte fjala per ti dhene nje dore nje zhvillimi qe nuk eshte i zakonshem. Si ky i shkurtit 2009.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» "Makinat e dashurise" ne Pallatin e Kongreseve
» Si vishet nje tragjedi
» Nje gabim i rende urbanistik
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Per hir te veprave te medha

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Energjia, OSSH: Mbifaturuam 105 mln leke
» Vizita, Meta takon Tadic ne Beograd
» Kuvend, miratohet rezoluta per heqjen e vizave
» Studimi, edhe Tirana ne listen e 9 metropoleve ne rrezik nga termetet
» Skandali me Kartat e Identitetit
» Raporti i DASH: Problem, zgjedhjet dhe korrupsioni qeveritar
» Dokle: 18 marsi, shansi i fundit i mazhorances
» Prezantohet autostrada Tirane-Elbasan
» PE: Te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit
» "Racizmi i terthorte eshte po aq i keq sa ai i mirefillte".
» Legalizimet, si do behet pagesa me Bono Privatizimi
» Grup pune per ti hequr dekoratat Enver Hoxhes
» Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS ngecin tek kutite


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 731733 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

ti  energjia  per  ne  dekoratat  do  hequr  pune  enver  nga  leke  hoxhes  bono  si  105  metropoleve  9  behet  mbifaturuam  tirana  pagesa    mln  privatizimi  legalizimet  termetet  autostrada  e  me  edhe  ossh:  listen  rrezik  studimi  grup  prezantohet  tirane-elbasan   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.