News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Njemije e nje netet e Mahfuzit

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 475 here.
'

Nobeli egjiptian Nagib Mahfuz me "Nata e Njemije e Nje Neteve" ne shqipe.
Historite e Lindjes se lashte me sulltane e vejusha dhe Egjipti modern i korrupsionit dhe perdhunimit


Heroina arabe, Sheherazadja, qe arriti te ushqente miresi ne shpirtin e sulltanit gjakpires, vejushat dhe grate e hijshme, xhelatet dhe sherbetoret e sulltanit, xhindet qe enden ne erresiren e nates, ne kerkim te shpirtrave, marrin jete ne nje tjeter veper, pas perrallave te njohura arabe "Nje mije e nje net".


Shkrimtari egjiptian Nagib Mahfuz (1911-2006) i ka ringjallur te gjithe ne nje nate te vetme me romanin "Nata e Njemije e Nje Neteve", botuar per here te pare me 1982 ne gjuhen arabe. Vepra vjen sot per lexuesin e perkthyer nga Hysen Sinani (Botimet "Zenit").


Mahfuz eshte nje nga shkrimtaret e pare bashkekohore te letersise arabe, i njohur per veprat "Trilogjia e Kajros" (1956-57), "Femijet e Gebelawit", "Hajduti dhe qente", "Miramar" dhe "Lypsari".


Ndersa merrte cmimin me te madh qe njeh letersia, Mahfuz tha: "Une jam bir i dy qyteterimeve qe ne nje kohe te caktuar kane bere nje martese te lumtur. I pari, shtate mije vjecar, eshte qyteterimi faraonik; i dyti, nje mije e katerqind vjecar, eshte ai islamik. Ishte fati im, zonja dhe zoterinj, te lindja ne prehrin e ketyre qyteterimeve, dhe te thithja qumeshtin e tyre, te ushqehesha me letersine dhe artin e tyre.


Me pas piva nektarin e kultures tuaj te pasur e mahnitese. Nga frymezimi i gjithe kesaj - si dhe ankthet e mia personale - fjalet rrodhen prej meje". Nje pershkrim per muzat dhe frymen e letersise se tij qe Mahfuz beri mbremjen e Nobelit me1988.


Ne rrefenjat "Nata e Njemije e Nje Neteve", tregohet per sulltanin e pangopur, per perdhunim vajzash te reja, per prerje kokash nga xhelatet, e per arrestime policie, per xhindet qe mashtrojne per te hyre ne shpirtin e gjithkujt dhe nga ana tjeter, per korrupsionin e rendomte.


Kjo lloj letersie i ka rrenjet ne magjine perrallave te Lindjes se Lashte dhe ushqehet me realitetin e sotem fetar, moralist, te eger e banal ne te njejten kohe, te Egjiptit Modern.


Çdo histori eshte ngritur mbi Luften e se Mires dhe te Keqes, e ne fund te seciles, rrenjoset natyrshem ne mendjen e gjithkujt qe e lexon, urtesia e njerezve te Lindjes: "Krenaria dhe dashuria nuk puqen ne te njejten zemer", "Kush vdes, duhet te mbetet tek vdekja e tij, nga meshira per ata qe do", dhe fjali qe dalin nga goje heroinash si Sheherazades "U flijova per ndalimin e gjakut qe derdhej".


Libri te fal gezimin e leximit te nje gjuhe te bukur, te historive plot fantazi dhe e njohjes se nje bote luksi me qilima te purpurt, shilte e divane te kuq, sulltane e vejusha.
Kete kenaqesi, pohon se e ka ndjere edhe vete perkthyesi, Hysen Sinani, gjate shijimit e me pas shqiperimit te vepres, nga frengjishtja ne shqip.


Ai shpjegon se perkthimi i nje vepre nga nje gjuhe e dyte kerkon nje perkthyes me pervoje. Edhe pse teksti letrar eshte me i lehte nga origjinali, nuancat gjuhesore dhe stilistike te vepres, sipas Sinanit, jane me te veshtira per tu kapur pas perkthimit te pare
Ja ku qendron e veshtira e perkthimit te Mahfuzit: "Subjektet e Lindjes, e tradites perse, arabe, jane figurativisht te veshtire.


Gjuha ka veshtiresite e saj, ne imazhet, ne emertimet e objekteve ekzotike, ne emrat qe duhen pershtatur. Duhen marre parasysh si shqiptohen ne gjuhen origjinale. Per kete arsye eshte punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave ne gjuhen arabe" shprehet perkthyesi.


Sinani eshte i vetedijshem per pergjegjesine qe duhet te mbaje kur nje veper perkthehet per here te pare ne shqipe. Eshte ky perkthim i pare qe ngulit tek lexuesi karakteristikat, te vecantat dhe stilin e autorit.


"Rrefimet e nje mije e nje neteve jane marre nga autori, ne nje kuptim figurativ jane ripertypur, dhe eshte krijuar nje roman i ri krejt me vete, mjaft origjinal." Sinani e vlereson shkrimtarin egjiptian per menyren e rrefimit, per alegorine, per ironine e holle, dhe menyren jo demonstruese te moralit. "Do te ishte nje roman krejtesisht moralist nese nuk do te ishte shkruar nga nje talent si Mahfuz.


Po te mos kishte keto ngjyrime stilistike, po te mos kishte situata emocionale, gjendje mes personazheve, pershkrime te bukura, ai do te ishte nje roman fetar: "Njerez behuni te mire, sepse do ta pesoni".


Perkthyesi e dashuron "Naten e nje mije nje neteve". Mjafton ta lexosh, thote ai per te besuar pse Mahfuzit i eshte dhene Çmimi Nobel. Me kete ai nenkupton jo vetem kenaqesine vetjake qe ka marre nga perkthimi, por edhe vendin qe i jep vepres tek lexuesi.


Vitet e fundit, Hysen Sinani ka shqiperuar "Filozofia ne Oden e Pasqyrave", D.A.F de Sade (2009), "Krimet e medha te historise" Jean-Franois Nahmias (2006), "Udhetim ne fund te nates" Louis-Ferdinand Céline. Vec frengjishtes, Sinani perkthen edhe nga greqishtja dhe italishtja. Tani eshte duke perfunduar hartimin e nje fjalori "Greqisht-shqip" me 50 mije fjale.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Po hapnin nje pus uji, humbin jeten nga gazi natyror dy vellezer
» "Cili eshte qellimi i policit te shtetit?"
» Jeta e vertete e Mascagnit
» Shqiperia ne syte e te huajve
» Zbulim i ri, qoke te 40 shenjtoret

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685166 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

gjithcka  privatizojne  "rusine  qeverite  moderne"  ne  irak  kur  makthi     .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.