News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
PE: Te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit

Publikuar me : 12.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 111 here.
'

Zv.presidenti i pare i Parlamentit Europian flet per zgjedhjet ne Shqiperi dhe punen e deritanishme te Edi Rames

Pitella per zgjedhjet ne Ruzhdie: "Une lexova dokumentacionin dhe eshte me tere mend e frikshme"

TIRANE - Parlamenti Europian mbeshtet qendrimin e opozites per transparence te plote te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit. Zv.presidenti i pare i Parlamentit Europian, Giovanni Pittella, e ka thene qarte dje pas takimit te zhvilluar me kryetarin e PS-se, Edi Rama, se ka nevoje per transparence, pasi zgjedhjet duhet te jene te pastra. Ne nje interviste te zhvilluar per mediat, menjehere pas takimit, Pitella deklaroi se zgjedhjet nuk duhen prekur nga asnje lloj mashtrimi.


"Mund te dilet nga kriza?! Padyshim qe mund te dilet. Mund te dilet dhe e konsideroj si shume te pergjegjshme vendimin e Partise Socialiste Shqiptare per te hyre ne parlament, por ama ka nevoje per qartesi, ka nevoje per transparence, sepse zgjedhjet duhet te jene te pastra, dhe nuk duhen prekur nga asnje lloj mashtrimi.


Atehere te mos shohim nga e shkuara, por te shohim drejt te ardhmes dhe te krijohen ato situata e kushte qe do te lejonin qe zgjedhjet e ardhshme te jene zgjedhje mbi te cilat nuk rendon asnje dyshim", - tha ai. Zv.presidenti i pare i Parlamentit Eurpopian eshte pyetur edhe per manipulimin e rende (gjate zgjedhjeve) ne Komunen Ruzhdie. "Une lexova dokumentacionin dhe eshte me tere mend e frikshme.


Aty pershkruhen rastet, jo nje e dy raste, por dhjetera e dhjetera situata, ne te cilat ka persona qe rezultojne te kene votuar, por qe nuk ishin te pranishem ne ate moment dhe ne ate vend. Ka pasaporta qe rezultojne te jene kontrolluar me numrin ne procesverbalin e zgjedhjeve, por ne fakt personat qe kishin ato pasaporta deklarojne se nuk kane votuar. Pra, me nje fjale ka prova te pakundershtueshme qe tregojne se ka pasur mashtrim.


Dhe keto mashtrime vijne si pasoje e korrupsionit. Atehere, duam tu japim fund ketyre gjerave? Une them, dakord, tu japim fund ketyre gjerave per sa i perket te shkuares, por keto gjera nuk duhet te ndodhin ne te ardhmen", - tha ai. Per kete arsye, zv.presidenti i pare i Parlamentit Europian ka kerkuar qe te ngrihet nje komision hetimor, dhe te vertetoje se kush ka gabuar, qofshin keta te se majtes apo te se djathtes.


"Ka rendesi te gjenden pergjegjesit dhe te parandalohet qe kjo te ndodhe edhe ne te ardhmen. Duhet t ju japim qytetareve sigurine qe kur shkojne per te votuar, shkojne per te votuar ne nje sistem politik e demokratik, ne te cilin vota e tij ka vlere. Dhe vota mund te kete vlere vetem nese nuk ka mashtrime. Kjo per sa i perket te ardhmes.


Dhe une uroj qe qeveria shqiptare ta pranoje kete propozim qe eshte nje propozim, qe nuk u sherben vetem socialisteve, por te gjitheve. Ne te ardhmen, te gjithe duhet te kene te drejtat e tyre dhe detyrat e tyre, te gjitha partite politike, e gjithe politika shqiptare duhet te konfigurohet si nje politike qartesisht europiane", - tha ai per mediat.


Pitella konfirmoi gjithashtu mbeshtetjen e plote te Partise Demokratike Italiane, te europarlamentareve te Grupit Socialist e Demokrat per kryetarin e PS-se, Edi Rama. "Ne e mbeshtesim perpjekjen e madhe inovatore qe po kryen Edi. Perpjekjen per europianizimin e Shqiperise.


Europianizimi i Shqiperise do te thote te krijohen kushtet legjislative, te krijohen kushtet normative, te krijohet transparenca maksimale. Per shembull beteja e Edi Rames per liberalizimin e vizave eshte nje beteje qe nese e fitojme do te lejonte qe Shqiperia te hynte ne Bashkimin Europian, sepse Shqiperia nuk mund te hyje ne Bashkimin Europian, Shqiperia nuk mund te behet nje komb europian nese vazhdojne te mbahen kufizimet e vizave, kufizimet ne levizjen e personave", - tha ai.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Presidenca E verteta e Gjykates Kushtetuese
» Alibeaj Puna e gjykates eshte e cenuar
» "Dhuna ne Kuvend, do vetembrohemi ne cdo menyre"
» PS Shkurtimi i buxhetit u be pa analize
» Meta Duhet evituar gjuha e konfliktualitetit
» Partite e vogla Si mund te ndryshohet Kodi Zgjedhor
» Xhon Uidhers, lamtumira e nje ambasadori
» Kuvend puthadoresh
» Rama Berisha ska numrat per SHISH
» Punonjesi i Gardes dhunon gazetarin e "Shekullit"

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568347 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

2000  rrenje  fluks    ekonomia  cfare  rinj  7516  te  flaket  shish..  piken  e  emrat  kufitare  legalizimet  ka  sarande  veror  ne  kapet  kuvendi  shkrumbojne  dhe  nje  fituesve  breshke  sezoni  murriqanit  ullinj  130-kilogrameshe  dosjet   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.