News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Rajoni
Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 480 here.

BRUKSEL- Kryeministri i Greqise, Jorgos Papandreu ka deklaruar se qeveria qe ai drejton eshte pro zgjerimit te BE-se me vendet e Ballkanit. Ne tryezen e krereve te shteteve dhe qeverive evropiane, gjate nje konference per shtyp kryeministri grek ka shprehur hapur prioritetin e qeverise se tij.

Ne kete samit Greqia paraqiti si prioritet te qeverise helene zgjerimin e BE-se me Ballkanin, madje duke synuar vitin 2014 per integrimin e vendeve te ketij rajoni.

"Pas axhendes se Selanikut ne vitin 2003, kur u hodhen themelet e zgjerimit me Ballkanin, ne keto vitet e fundit rajoni ka humbur orientimin dhe ne duam t'i japim nje dinamike te re, pa ulur standardet qe duhen plotesuar, por duke reduktuar burokracite, me qellimin perfundimtar perfshirjen e Ballkanit ne BE, 100 vjet pas Luftes se Pare Boterore", deklaroi Papandreu.

 


*****


Vizat, Berisha: Plotesojme kushtet

TIRANA‹- Kryeministri i vendit, ka premtuar se reformat jane ne plotesim e siper dhe i ka bere nje tjeter ftese opozites per te hyre ne parlament.

Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se, Berisha garantoi se liberalizimi i vizave do te behet sipas premtimeve, dhe se qeveria do te perparesoje te gjitha problemet e integrimit dhe te liberalizimit te vizave dhe problemet e luftes kunder korrupsionit, kunder krimit te organizuar ne teresi per problemet me madhore te vendit.
"Une mund t'ju them se nga te gjitha kerkesat specifike, qe kane lidhje me kalimin e kufirit, kontrollin e integruar te tyre, jane ne plotesim e siper perfundimtar brenda muajit nentor, me se shumti"- tha ai.

Ai ka deklaruar se deri tani aplikimet per pasaporta biometrike jane 231 725, nga te cilat jane prodhuar dhe shperndare ne rajonet e policise 223 545 dhe jane terhequr nga shtetasit rreth 180 000.
Berisha ka sqaruar se eshte miratuar vendimi per kategorizimin, standardet dhe kriteret e kontrollit ne pikat e kalimit te kufirit. Harta topografike eshte pergatitur dhe shperndare ne te gjitha stacionet e pike- kontrollit te kufirit; jane miratuar procedurat me standardet e fundit per policine kufitare dhe migracionin. "Kane mbetur gjithsej pese pika, ne te cilat do te instalohet gjate ketyre diteve, sic jane Shishtaveci, Orgjosti, Sopiku dhe Ribsi. Do te vendoset nje sistem kamerash per te kontrolluar te gjitha pikat e kufirit"- tha ai.

 


*****
12 tetor


Vizat, PS: Qeveria te plotesoje standardet, jo te akuzoje opoziten

TIRANA‹- Nese shqiptaret nuk perfituan liberalizim si fqinjet e tyre, pergjegjese e vetme eshte qeveria, e cila nuk plotesoi standardet e kerkuara nga BE-ja.
Keshtu eshte shprehur sot ne emer te PS, deputeti Ilir Gjoni gjate nje konference per shtyp. Sipas tij, eshte qeveria Berisha ajo qe nuk ka bere reformat e nevojshme, te cilat do i hapin rrugen e integrimit vendit.

"Qeveria duhet te plotesoje standardet per liberalizimin e vizave dhe jo te merret me akuza te pabaza ndaj opozites. Sipas Planit te Veprimit te miratuar nga vete qeveria nuk eshte amenduar ende ligji per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, si dhe plani antikorrupsion, kushte keto te vendosura nga BE-ja."-tha Gjoni.

Sipas tij ende nuk jane permiresuar masat per aksesin ne informacion mbi kapjen e droges dhe personave te perfshire ne Pikat e Kalimit Kufitar.

"Liberalizimi i vizave kerkon impenjim e perkushtim te tere strukturave te shtetit per te forcuar administraten publike, duke pasur nje gjyqesor te pavarur e te paanshem dhe jo nje retotike boshe te qeverise duke akuzuar opoziten per kete proces", tha Gjoni.



BE shtyn perseri shqyrtimin e aplikimit te Shqiperise
UPDATE - Shtyhet serish shqyrtimi i kandidatures se Shqiperise nga diplomatet e Bashkimit Europian. Megjithese Presidenca Suedeze e kishte perfshire ne axhenden e diskutimeve te komitetit te perfaqesuesve te perhershem te vendeve antare, shqyrtimi i aplikimit eshte hequr nga axhenda per shkak se Gjermania ka kerkuar me shume kohe.
Sipas burimeve konfidenciale, duke ju referuar nje ligji te ri te imponuar nga Gjykata Kushtetuese si kusht per ratifikimin e Traktatit te Lisbones, diplomatet gjermane kane shpjeguar ne takim se ende nuk jane te qarte nese duhet respektuar Bundestag perpara se te shprehet qendrimi per aplikimin e Shqiperise.

Ne nje rast te tille, shqyrtimi i kandidatures do te shtyhej per me shume se nje muaj, pasi mbledhja e pare e Dhomes se Ulet te parlamentit gjerman eshte ne fund te tetorit.

Shqiperia aplikoi per statusin kandidat 6 muaj me pare dhe komisioni pret driten e gjelber nga Keshilli i BE-se per te nisur perpilimin e opinionit mbi gadishmerine e vendit per te marre statusin kandidat.

Ne kete faze te procesit, dhenia e mandatit ndaj Komisionit nuk kerkon diskutime ne nivel te larte perfaqesimi te vendeve antare.

Me t'u miratuar ne Komitetin e perfaqesuesve te perhereshem, Keshilli i pare i ministrave europiane qe do te mbahet pas ketij takimi do te komunikoje dhenien e pelqimit mbi kandidaturen, pa diskutime te metejshme, ne menyre qe Komisioni te nis procesin teknik me dergimin e pyetsorit qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare.

 


*******

 

 


TIRANA‹- Austria do mbeshtese rrugen e Shqiperise drejt Komuniteti Europian, por me pare vendi duhet te ece ne rrugen e duhur per plotesimin e reformave. Keshtu eshte shprehur ministri i Jashtem austriak, Michael Spindelegger, gjate nje konference per shtyp mbajtur se bashku me ministrin e Jashtem, Ilir Meta. "Austria mbeshtet Shqiperine ne rrugen e saj integruese. Por Shqiperia duhet te beje nje rruge te mire per te plotesuar reformat dhe procedurat per te arritur kete objektiv", tha Spindelegger.
I pyetur per aplikimin e Shqiperise ne BE, ai deklaroi se procesi per vizat nuk eshte mbyllur dhe se Shqiperia do te respektohet si cdo vend tjeter, por per kete nevojitet ende pune.

 



PE: Shqiperia 'perfshihet ne liste', vizat 'pas plotesimit te kushteve'

BRUKSEL - Komiteti i Puneve te Jashtme ne Parlamentin Evropian votoi sot me shumice votash projektligjin e KE per perfshirjen e vendeve te Ballkanit Perendimor ne procesin e liberalizimit te vizave. Nga 51 deputete, vetem 8 votuan kunder ketij projektligji.

Komiteti votoi per te perfshire brenda fusheveprimit te ketij ligji qe te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor te cilat kane perspektiven e hyrjes ne BE.

Mediat e huaja informojne se nga marreveshja e lehtesimit te levizjes se lire ne vendet e Bashkimit Europian perpos tre shteteve qe diheshin Maqedoni, Serbi, Mali i Zi jane perfshire edhe Shqiperia e Bosnje-Hercegovina.

Por ndersa per tre te parat liberalizimi behet me 1 janar te vitit qe vjen, per dy te fundit, heqja e vizave do te behet ne varesi te permbushjes me integritetit te dokumentit te menaxhimit te kufijve dhe zbatimit te ligjit. Komiteti gjithashtu miratoi hapjen e nje dialogu te vizave me Kosoven ne menyre qe te krijojne nje "harte e liberalizimit te vizave te ngjashme me te tjeret.

Eurodeputetja Sarah Ludford u shpreh se "i kemi derguar nje sinjal shume te fuqishem Parlamentit Europain ne mbeshtetje te udhetimit te lire per te gjithe njerezit e Ballkanit Perendimor me nje riorganizim te formaliteteve ligjore.

Por duhet theksuar se heqja e vizave mund te ndodhe ne praktike vetem kur keto vende te permbushin standardet e nevojshme te sigurise. "Iu bej thirrje qeverive dhe qytetareve te Shqiperise dhe Bosnjes qe te permbushin me shpejtesi kushtet e BE-se", shtoi ajo.

"Ne Kosove, une shpresoj se ne mund te gjejme nje zgjidhje, e cila eshte pragmatike ne avancimin e perspektives qe kosovaret gjithashtu te arrijne lehtesimin e vizave dhe liberalizimin pastaj", perfundoi Ludford.


Pati shume debate, vecanerisht me zonjen Bildt, bashkeshorten e ministrit te Jashtem suedez Karl Bildt, e cila votoi kunder raportit por qe e argumentoi kete qendrim si sjellje dashamirese ndaj qytetareve te Bosnjes e Shqiperise.

"Diferenca mes nesh e raportueseve eshte se ne duam te jemi te sinqerte me keta njerez e jo t'i zhgenjejme ata", nenvizon Bildt. Ne 19 tetor raporti per liberalizimin e vizave me Ballkanin do te votohet ne Komitetin e Ceshtjeve te Lirise, Drejtesise e Sigurise ne Parlamentin Europian.



 




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Bill Klinton, tė dielėn mbėrrin nė Kosovė
» Acarohen raportet mes liderėve serbė
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Zgjedhjet nė Kosovė, Europa: Serbėt duhet tė marrin pjesė
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Njė televizion boshnjak transmeton video tė Mlladiēit
» Berluksoni: S‘kam bėrė kurrė gafa
» Kinė, blerje rekord bonosh tė thesarit amerikan
» Iran, jo propozimeve nukleare tė Perėndimit

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Ndertimet pa leje, bashkia perplaset me ministrine
» Grabitet me arme kazinoja ne kryeqytet
» Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"
» Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve
» Nje gabim i rende urbanistik
» Rama: BE-ja te mbeshtese levizjen e lire te shqiptareve
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat
» "Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"
» Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar
» Bomba Ruzhdie, komisioneri i PS: Militante te PD na kercenuan me vdekje
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» Shkolla e Policise, shpallen listat dhe datat e provimeve
» Vrau adoleshentin ne vitin 97, ekstradohet i akuzuari
» Kriza politike, PSE: Te hapen kutite e votimit
» Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri
» Tritoli ne banesen e avokatit, ende asnje piste
» Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat
» Si vishet nje tragjedi


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3518 artikuj te lexuar 727931 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

i  nxenesit  ekonomik  gliozheni"  ramen:  shpallen  te  qeveria  mjekeve  zv/presidenti  dhe  proteste  vetedorezohet  policise  listat  shkolla  datat    17-vjecarit  ne  provimeve  polici  profesionale  e  pare  pe  shkolles  hetimin  "koco  per  ndahet  dosja  zgjedhjeve  mbeshtet  koeficientin  maternitetit  pranoje  fakultetit  vrasesi   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.