News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kuriozitete
Per Pallatin e Kultures ne Permet

Publikuar me : 30.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 103 here.
'

Pallatin e Kultures Naim Frasheri e mbron Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese, ndaj ate nuk duhet ta vrase, por ta mbroje edhe Bashkia e Permetit. Intelektuali eshte pergjegjes ndaj se vertetes, - thote Sartri. Dhe, Ska te fshehur qe sdo te zbulohet, as te heshtur qe sdo te degjohet, - thuhet ne Ungjillin pas Matheut. E fshehta do te zbulohet dhe e heshtura do te degjohet edhe per Pallatin e Kultures Naim Frasheri.


Pallati i Kultures Naim Frasheri, i vetmi ne qytetin e Permetit, u ngrit ne kuadrin e venies ne jete te planit urbanistik te qytetit te Permetit ne vitet 60 te shekullit XX, u ngrit ne zbatim te Vendimit Nr. 69 date 11.08.1960 te Komitetit Ekzekutiv te KP te rrethit Permet, duke zene vetem 25 m2 ose 4.28 perqind te truallit te ish-Kishes se Shen Merise se Pazarit dhe u perurua me 28 nentor 1962, ne kuadrin e 50 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise. Vite me vone lindi konflikti midis Bashkise dhe Kishes per pronesine e Pallatit te Kultures Naim Frasheri.


U kerkua zgjidhja nga organet e drejtesise dhe, te gjitha shkallet e gjyqesorit, Gjykata e Shkalles I Gjirokaster me Vendimin Nr. 484 date 10.07.2001, Gjykata e Apelit Gjirokaster me Vendimin Nr. 122 date 21.03.2002, Gjykata e Larte me Vendimin Nr. 1640 date 14.10.2003 dhe Gjykata Kushtetuese me Vendimin Nr. 66 date 5.05.2004, vendosen mbijetesen e Pallatit te Kultures Naim Frasheri.


Nderrohen titullaret e Bashkise dhe vjen paradoksi nuk kerkohet zbatimi i ligjit dhe te mbrohet Pallati i Kultures Naim Frasheri, por me pretekstin e detyres prioritare kerkohet nga titullaret e sotem te Bashkise, nga kryetari Edmond Komino dhe kryetari i keshillit, Mihallaq Çapullari, tjetersimi ne Kishe i Pallatit te Kultures Naim Frasheri.


Keta dy titullare te pushtetit, edhe sikur te ishin prifterinj fanoliste dhe jo ndryshe, do te mbronin e kerkonin zbatimin e ligjit, vendimin e Gjykates se Larte dhe te Gjykates Kushtetuese, do te mbronin Pallatin e Kultures Naim Frasheri, aty ku ai u ngrit nga themelet nga shteti ne zemer te Permetit. Vrasjen apo tjetersimin e Pallatit te Kultures Naim Frasheri mund ta kerkonin njerez qe hane ne canakun e disa qarqeve te caktuara te Greqise dhe jo njerezit qe e duan kulturen e zbatimin e ligjit te Shqiperise.

Ka 15 vjet qe po bertas mend, mend, mend. Kjo mospasja e mendjes na beri loder te grekeve, - thote Faik Konica. Litaret e helenizmit duhet te priten edhe kur ata hidhen ne Permet.


Detyra prioritare, ne qofte se nuk gaboj, mendoj se ka te beje me shtimin e vemendjes ndaj nje objekti, me ruajtjen e funksionit te objektit (nga merr dhe perparesi), me rritjen e mjeteve financiare dhe me mbrojtjen e vlerave te objektit.


Por kur detyra prioritare perdoret per te marre vota me shumice te thjeshte, pasi nuk i merr dot votat me shumice te cilesuar eshte nje dinakeri per te tjetersuar e vrare nje objekt. I them keto, pasi gjate muajve prill-maj te ketij viti, titullaret e Bashkise jane perpjekur dhe po perpiqen ta tjetersojne e kthejne ne kishe Pallatin e Kultures Naim Frasheri.


Ne mbledhjen e dates 18 maj te ketij viti, nisur nga theniet e keshilltareve, te cilet mbrojten Ligjin dhe e duan Pallatin e Kultures, ne detyrat prioritare te vitit 2010 u parashtrua nder te tjera nga kryetari i bashkise edhe Pallati i Kultures, ndersa ne monitor u paraqit pamja e nje kishe dhe jo e Pallatit te Kultures Naim Frasheri. Kjo i revoltoi keshilltaret, qe e duan shtetin laik, qe e duan Pallatin e Kultures, ndaj ata nuk u pajtuan, por e hodhen poshte projektin e paraqitur ne monitor nga kryetari i Bashkise.


Kjo duhet te ndodhe edhe ne mbledhjet e ardhshme, duke filluar nga mbledhja e neserme, date 30.07.2010, po qe se paraqitet si detyre prioritare nga kryetari i Bashkise tjetersimi i Pallatit te Kultures Naim Frasheri, te cilin duhet ta mbroje Permeti dhe Tirana. Dinakerine e veshur me petkun e detyres prioritare e mposht ligji. Kurre frika te mos e urdheroje mendjen, - thote Dantia.


Nuk duhet ta urdheroj as korrupsioni. Pallatin e Kultures Naim Frasheri e do historia, e mbron ligji, e do kultura, e do pushteti i tokes dhe i qiellit, e do Permeti. Detyra e pushtetit vendor, nder te tjera, eshte edhe te ruaje dhe te zhvilloje vlerat kulturore e historike te Permetit.


Vendimi i Gjykates se Larte dhe Gjykates Kushtetuese per Pallatin e Kultures ka fuqi ne hapesiren territoriale te Permetit. Mendoj se pushteti vendor duhet te siguroje kushte per ruajtjen e garantimin e interesit publik dhe te ruaje karakteristikat, si dhe vlerat unikale te Pallatit te Kultures Naim Frasheri, i cili gjate ecurise 50-vjecare lidhet me mjaft ngjarje me rendesi te nivelit lokal dhe te rrafshit kombetar, lidhet me mjaft figura madhore te rrethit te Permetit, si per shembull me Odise Paskalin, Mentor Xhemalin, Stefanaq Pollon, Laver Bariun e Kristo Frasherin.


Perse luftoi dhe perse i zhvilloi dhe i fitoi gjyqet Bashkia? Qe te mbijetonte Pallati i Kultures. A mund te jepet apo tjetersohet institucion me i rendesishem kulturor nga shteti laik, kur ligji i dha te drejte shtetit. Pushteti, qe kerkon te zhbeje ate qe beri, nuk respekton aspak ligjin, vendimet e organeve te larta gjyqesore dhe ndergjegjen apo vullnetin e popullit te Permetit.


Shpirti i kultures eshte kultura e shpirtit. Hapesira e bukur ne zemer te Permetit ku ngrihet Pallati i Kultures Naim Frasheri mendoj se duhet te kthehet ne nje panteon arti ne natyre kushtuar figurave te shumta madhore te treves se Permetit dhe, ne hyrje te Permetit, te lartesohen vellezerit Frasheri, emblema e kultures, diturise dhe atdhedashurise se Permetit dhe Shqiperise. Permeti e do kulturen dhe kultura e do Permetin.


Nuk jam qe nje pallat kulture, shkolle, muzeum apo biblioteke te tjetersohet e kthehet ne kishe, xhami apo teqe, ashtu sikurse nuk jam qe nje kishe, xhami apo teqe te tjetersohet e te kthehet ne pallat kulture, shkolle, muze apo biblioteke. Permetaret e duan edhe shkollen, edhe kulturen, edhe kishen, edhe xhamine, edhe teqen, sepse edhe vlerat e institucioneve fetare jane vlera te kultures se Permetit.


Me vlera unikale jane per shembull Kisha e Shen Merise ne Kosine (shekulli XII) dhe Kisha e Shen Merise ne Leuse (shekulli XVIII). Edhe marrja e mendimit te banoreve eshte nje detyre ligjore e njesive te qeverisjes vendore. Nje nder menyrat e marrjes se ketij mendimi eshte edhe referendumi. Por, nga kjo menyre e marrjes se mendimit, ka frike me sa duket Bashkia aktuale e Permetit.


Ne letren e hapur qe te gjitha forcat politike dhe shoqatat atdhetare e kulturore te Permetit i drejtuan me 22.04.1999 Keshillit te Larte te Drejtesise, Ministrit te Drejtesise, Gjykates Kushtetuese dhe per njoftim edhe Kryeministrit e Ministrit te Kultures, nder te tjera thuhet Shtepia e Kultures duhet te mbetet ne pronesi te Qendres Kulturore, sepse e drejta eshte me te dhe i sherben gjithe popullit te Permetit.


Me tej, ne mbrojtje te Pallatit te Kultures Naim Frasheri eshte edhe letra e akademikeve dhe profesoreve e dates 29.05.2007, firmosur nga Dritero Agolli, Ylli Popa, Kristo Frasheri, Pellumb Xhufi, Luan Omari, Farudin Hoxha, Xhevahir Spahiu, Ibrahim Toshkesi, Moikom Zeqo, Jorgo Bulo, Xhelal Xhecovi, Beqir Meta, Gazmend Shpuza, Muharrem Dezhgiu, Seit Mancaku, Marenglen Verli, Stiljan Adhami, Valentina Duka, Xhovalin Gruda.


Zhani Ciko, Muzafer Korkuti, Eno Koco, Emin Riza, Valter Shtylla, Yllka Selimi, Aferdita Jonuzi, Agron Xhagolli, Perikli Çuli, Ermir Dizdari, Zyri Bajrami, Lira Caushi, Minella Kureta, Apostol Kotani, Mark Tirta.


Eshte edhe letra e 48 intelektualeve te Permetit, date 08.06.2007. A mund te tjetersohet Pallati i Kultures Naim Frasheri kur ate e mbron ligji dhe e do komuniteti i Permetit dhe e mbron Shqiperia.


Pallati i Kultures Naim Frasheri ka qene dhe duhet te mbetet tempulli i kultures atdhetare te Permetit, sepse Permeti ka ecur gjithnje drejt lirise dhe kultures dhe liria e kultura kane qene dhe jane ne themel te Permetit. Bashkia nuk duhet ta vrase, por duhet ta mbroje Pallatin e Kultures Naim Frasheri. *Autori jeton ne Permet

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Sherueset e 11 shtatorit
» Kosova, perballe formulave dhe rezolutave serbe
» Pavaresia e decentralizimit
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Fitorja e baroneshes Ashton
» Topi Myslimanet duhet te kene xhamine e tyre. Jo me falje ne rruge
» Ti jepet fund politikes se perkedheljes ndaj Serbise!
» BerluStalini
» Super e thyer, super kurnace, superfuqi?
» Rama me bashkiaket, u kerkon te pergatiten per cdo aksion politik

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Trashegimia Moderne e panjohur
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anulluar
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» Infrastruktura, me pak para per investime
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7361 artikuj te lexuar 1741079 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

tatimeve  ne  gerdecin  kapshtice  kreu  prefekture  pritese  ilegale  per  biznesesh  e  vetem  mesuesi  deshmon  televizione  neper  puna  hetim  vetedigjet  largojne    benzine  permiresohen  emigrantet  kam  selmanllari  nga  pare  kushtet  me  mosregjistrim  nen  i   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.