Efektive te policise kane vezhguar dje shtepine e Konomit dhe te gjithe personat qe moren pjese ne funeral
Flet Ylli Kelmendi Franc Konomin e kisha mik. Nuk me kishte thene se ndihej i kercenuar
TIRANE- Franc Konomi i vrare te enjten paradite ne Tirane, u percoll dje per ne banesen e fundit nga nje grup i vogel miqsh te afermish e dashamiresish.
Deri ne oren 16 00 te pasdites, ne shtepine e thjeshte perdhese te prinderve te tij ne rrugen Haxhi Sinani, ku priteshin njerezit, miqte, te afermit, e dashamiresit qe ngushellonin familjen here pas here mberrinin aty, te tymosnin cigaren e fundit ne nder te mikut te tyre.
Shtepia e Konomeve, ndodhet ne nje rrugice te ngushte ne kryqezimin e rruges Haxhi Sinani, me rrugen Thanas Ziko, jo shume larg gjimnazit Partizani.
Prinderite Francit, jetojne ne nje banese private njekateshe, mes rrugicave te shtepive te vjetra te zones.
Ne hyrje te baneses, qendron njeri prej shokeve te viktimes, i cili tregon se ne lagjen ku banonte Konomi, nuk ka pasur asnje problem apo konflikt me ndonje person. Nderkohe te afermit e tjere qe prisnin ngushellimet shprehen te shqetesuar per krimin dhe reagimin e dobet sipas tyre te policise.
Te afermit e Franc Konomit, thane se policia nuk nderhyri shpejt per te derguar trupin ne spital, ndersa shtojne Policia nuk duhet te abuzoje me te kaluaren e viktimes, duke e etiketuar Francin si nje person me precedente penale.
Ylli Kelmendi, nje prej miqve me te ngushte te tij tha dje per Shekullin Franc Konomi nuk ka pasur konflikte me njeri dhe jetonte i qete ne shtepine e tij. Ai thote se miku i tij, ishte kthyer me 2 korrik te ketij viti nga Gjermania, per te pushuar ne shtepine e tij ne Tirane. Francin une e kam pasur shok, qe kur ishim ne moshe shume te re, kur ai ishte 17 vjec dhe une isha 20.
Rrinim bashke dhe une nuk kam degjuar qe ai te kishte marre kercenime nga njerez te ndryshem. Jeta ketu eshte e pasigurte dhe vrasja eshte e mbushur me plot mister,- tha Kelmendi. Rreth ores 16.00, trupi i pajete i Franc Konomit u percoll per ne banesen e fundit, i shoqeruar nga nje grup i vogel miqsh dhe te afermish.
Por gjate kohes qe ne shtepine e Konomit priteshin njerez per ngushellime, si dhe kur kortezhi i permortshem, shoqeronte arkivolin me trupin e viktimes, nje numer jo i vogel oficeresh agjentesh dhe punonjesish policie qendruan ne distance duke vezhguar levizje te personave te ndryshem qe merrnin pjese ne kortezhin mortor.
Ne asnje moment efektivet e policise nuk kane pasur kontakt me pjesetare te familjes, apo persona te tjere qe merrnin pjese ne mort, por ata jane munduar te regjistrojne gjithcka. Efektivet e policise kane ruajtur kortezhin edhe ne momentin kur u be varrimi i Konomit.
Franc Konomi kishte ndryshuar mbiemrin
Viktima, vitet e fundit kishte bere dhe nje ndryshim te mbiemrit te tij, nga Konomi ne Pojana, duke marre mbiemrin e bashkeshortes se tij. Franc Konomi u ekzekutua me shtate plumba pistolete ne te enjten rreth ores 11.40, ne rrugen Luigj Gurakuqi, prane sheshit Avni Rustemi, nga persona ende te pa identifikuar.
Lidhur me kete ngjarje, zyrtarisht policia e kryeqytetit konfirmoi dje se po hetohet ne disa pista per te identifikuar autoret e vrasjes dhe zbardhur motivet e ngjarjes.
'