ELBASAN- prezantohet per here te pare projekti i autostrades Tirane-Elbasan qe pritet te shkurtoje ndjeshem distancen midis ketyre qyteteve nga 48 ne 31 km. Sipas projektit, shpejtesia e levizjes parashikohet te jete rreth 100-120 km ne ore. Prezantimi eshte bere nga Ministri Olldashi i cili ka pershkruar segmentin Tirane-Lunder-Mullet-Bradashesh.
Ai ka theksuar se ky segment i shkurter eshte edhe me nje kosto me te madhe por me nje perfitim ekonomik te madh. Autostrada Tirane-Elbasan, me gjatesi 31 kilometra, eshte segmenti i pare i Boshtit te Jugut. Autostrada do jete me 4 korsi, do te kete dy tunele perkatesisht 2.3 dhe 2.1 kilometra, 7 mbikalime, 4 nenkalime, 3 kryqezime dhe shpejtesi levizjeje 110 km/ore.
Nderkohe i pranishem ishte edhe Kryeministri Sali Berisha i cili e ka quajtur trajektoren e shkurter te projektit si nje rruge me rendesi kapitale jo vetem per zhvillimin e Elbasanit por te Shqiperise ne teresi. Ai deklaroi se ky segment eshte i pari i Boshtit te Jugut qe do te vazhdoje ne Berat e me pas ne Tepelene.
"Autostrada Tirane-Elbasan, e zgjedhur ne trajektoren me te shkurter te saj, ka nje rendesi kapitale per zhvillimin dhe fuqizimin e ekonomik jo vetem te Elbasanit, por te vendit ne teresi. Kjo autostrade e shnderron Elbasanin ne qytetin me te afert, ose pothuaj ne nje pjese integrale te metropolit shqiptar, Tiranes.
Kjo autostrade realizon nje enderr te kahershme te qytetareve te Elbasanit per te arritur Tiranen duke care malet dhe, faktikisht, kjo do te ndodhe gjate ketyre dy viteve qe vijne. Kjo autostrade shkurton ose u kursen se paku 40 minuta kohe jo vetem qytetareve te Elbasanit, por edhe te gjithe qytetareve te Shqiperise juglindore dhe jugore, me ndertimin e Boshtit te Jugut", - tha Berisha. Bardha Nergjoni
'