News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Projekti i Skavices, rreth 30 vjet ne sirtar

Publikuar me : 04.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 434 here.
'

Ndertimi i hidrocentralit te Skavices per te cilin u fol dje ne mbledhjen e qeverise eshte nje projekt i tre dekadave me pare i cili nuk mundi te aplikohej ne terren.


Sipas projektit te atehershem, HEC-i i Skavices eshte i pari ne linjen e tre hidrocentraleve te tjere qe jane ndertuar mbi Drin, Fierze, Koman dhe Vaun e Dejes. Gryka ne te cilin eshte parashikuar vendosja e doges eshte shume e ngushte cka e ben edhe me te pershtatshem shfrytezimin e tij.


Gjithashtu referuar projektit te 30 viteve me pare, HEC-i parashikohet te ndertohet ne nje lartesi rreth 485 metra ndersa volumi i liqenit kap shifrat e 6.5 miliarde meter kub uje me nje kapacitet depozitimi rreth 1.9 miliarde kW/h energji elektrike.


Nuk dihet nese per ndertimin e hidrocentralit do te perdoret ky projekt apo do te punohet per nje te ri pasi referuar ketij aktual, liqeni permbyt siperfaqe te konsiderueshme toke ne territorin e ish Republikes Jugosllave te Maqedonise cka e ben te domosdoshme arritjen e nje marreveshjeje me kete shtet.


Edhe pse projekti mbeti ne harrese per disa dekada, gjate viteve te fundit ka pasur interes nga disa kompani europiane per ndertimin e tij te cilat me pas jane terhequr per shkak te krizes ekonomike. E gjendur ne kete situate, qeveria shqiptare ka pare mundesine e ndertimit vete te kesaj vepre.

Gjithsesi perballe nje kostoje fillestare prej gjysme miliarde euro nen kushtet e nje krize ekonomike por edhe kur prioriteti i qeverise eshte ndertimi i infrastruktures rrugore, realizimi i ketij projekti duket nje sipermarrje me e madhe dhe mundesite qe ka vendi. Gjithsesi sipas Kryeminsitrit, vendi ndodhet perballe nje situate premtuese cka sipas tij nuk e ben te pamundur realizimin e kesaj vepre.


Krahas prodhimit te energjise, ndertimi i ketij hidrocentrali pritet te minimizoje edhe permbytjet ne ultesiren e Shkodres. Vendndodhja e tij duke qene i vendosur para Fierzes por edhe kapaciteti i madh ujembledhes ben qe ky hidrocentral te luaje rolin e rregullatorit te prurjeve ne HEC-et e tjere.

Te dhenat
6.5 mld m³ Kapaciteti ujembledhes
1.9 mld kW/h Energjia e depozituar
350 MW Fuqia e vendosur
485 meter Lartesia ku do te ndertohet
500 mln euro Kostoja e ndertimit

******************


Berisha: Do e ndertoj vete Skavicen. Kam faktuar qe di te bej vepra boterore


Kryeministri Sali Berisha tha ne mbledhjen e qeverise se do e ndertoje vete hidrocentralin e Skavices, qe do jete vepra me e madhe hidroenergjetike ne vend. Berisha tha se kompanite me te madha ne Evrope nuk e moren persiper kete veper, ndaj qeveria do realizoje ndertimin e saj, me nje kosto me se paku gjysem miliard dollare. Berisha tha se eshte momenti i duhur per te nisur kete veper. Berisha, i cili eshte shprehur per TEC-e e centrale berthamore, tani kerkon te ndertoje nje veper gjigande serish per energjine, duke thene se ai ka faktuar qe di te ndertoje vepra boterore, duke pasur ne mendje rrugen Durres- Kukes.

"Skavica normalisht duhet te kishte qene hidrocentrali i pare qe duhej ndertuar ne kaskaden e Drinit. Pozicioni i saj natyror e ben ate nje nga vendet me te pershtatshme ne tere Europen per ndertimin e nje hidrocentrali. Skavica eshte nje nga ngushticat me te ngushta ne vendin e presupozuar qe do te ndertohet diga, por dhe me shpatulla shkembore me te forta. Skavica perben edhe nenen e digave nen te, ne sensin e ushqimit te tyre te panderprere, me sasite e nevojshme te ujit per turbinat e Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe Ashtes. Skavica jo vetem qe shton rreth 350-400 megavat prodhim energjie, por ajo optimizon tere funksionin e kaskades," tha Berisha. Ai shtoi se asnje kompani e madhe evropiane nuk e mori persiper kete veper.

"Por, mesa duket kriza e thelle financiare beri qe keto kompani te mos mund ti dalin zot ambicieve dhe projekteve te tyre.

Atehere, ne jemi para dy alternativave. E para eshte te shkojme serish te tender. Por ka edhe nje alternative tjeter qe, te jem i sinqerte e ju, me eshte dukur gjithnje me mira, qe qeveria shqiptare te marre persiper ndertimin e kesaj vepre te mrekullueshme energjetike. Ne kete ide kam hasur ne kundershtime te shumta me pare, por kundershtimet kane qene te bazuara, sepse energjine e blen ne tregun boteror, rruget nuk mund ti blesh, por ti ndertosh. Ky ka qene fakti qe qeveria ne rrafshin infrastrukturor u dha perparesi rrugeve dhe natyrisht, rruget ne njeren ane dhe Skavica, nje projekt gjigand ne anen tjeter, me nje kosto minimale gjysme miliardi Euro, nuk ishte ne rrezen e mundesise sone. Tani eshte krijuar nje situate tjeter. Situata eshte me premtuese qe qeveria te konsideroje vete ndertimin e kesaj vepre gjigande. Ministria e Ekonomise dhe Energjetikes, KESH-i dhe agjenci te tjera duhet ta shqyrtojne me hollesi, duhet te hape tenderin per projektin, nga studimet fillestare deri tek projekti i zbatimit, ose te percaktoje parimet dhe ta tenderoi me celesa ne dore," tha Berisha.

"Qeveria ka faktuar se ne Shqiperi ekzistojne mundesite e ndertimit te veprave boterore. Pas rrugeve, Skavica eshte vepra me e domosdoshme qe brenda portofolit tone mund te ndertojme. Pasi te behen te gjitha perllogaritjet, kostoja, projekti, ne pamundesi ekstreme mund te shihet mundesia e afrimit te aksionereve te tjere, por ku qeveria te jete lider, te udheheqe e te kete te gjithe pergjegjesine e perfundimit te kesaj vepre. Serish mendoj se duhet ti permbahemi parimit permbytja me e vogel, prodhimi me i madh."

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Obama i ben thirrje Izraelit dhe Palestines Eshte koha per paqe
» Vendimi, skedinat do tatohen me 10perqind
» Vendimi, ndryshojne targat e automjeteve
» Vendet e lira te punes me kontrate te perkohshme
» ILDKP heton pasurine e Majlinda Bregut Dyshim per nje afere te madhe
» Mbyllet misioni ne Irak, Obama Tani mendojme per ekonomine
» Qeveria uli shpenzimet para ndryshimeve ne buxhet
» Ska kredi, familjet gjejne burime te tjera financimi
» Kredimarresi mund terhiqet deri ne dy jave pas miratimit
» Çfare duhet patur parasysh para lidhjes se kontrates

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685162 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

moderne"  privatizojne  qeverite    "rusine  ne  gjithcka  makthi  kur  irak   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.