TIRANE- Ne kulmin e debateve per shkurtimet e nevojshme ne buxhet per te ulur nivelin e borxhit publik qeveria miraton nje sere marreveshjesh me banka te ndryshme per financimin e rreth 3.2 miliarde eurove te cilat do te shpenzohen per realizimin e disa projekteve ne infrastrukture dhe energjetike.
Mbledhja e djeshme e qeverise u karakterizua nga miratimi i nje sere marreveshjesh huamarrjeje midis shtetit shqiptar dhe bankave te ndryshme, ku krahas te perhershmeve Bankes Gjermane te Zhvillimit, Bankes Europiane te Investimeve, Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim, Korporates Financiare Nderkombetare, listes se kredituesve te vendit i jane shtuar edhe nje numer i konsiderueshem bankash nga vendet e OPEK-ut.
Keshtu, kreditues te projekteve shume te rendesishme te vendit si Rruga Tirane-Elbasan, rruget rurale apo boshti i jugu do te jene Banka Islamike e Zhvillimit, Fondi i OPEK-ut apo edhe Fondi i Vendeve te Gjirit Persik.
Kreditoj, do te thote para se gjithash, besoj. Ne qofte se diku ka krize besimi, ekziston besim i plote ndaj ekonomise dhe qeverise shqiptare. Nje faktor shtese madhor ishte mesazhi qe derguam me ristrukturimin e buxhetit.
Miqte dhe partneret tane financiare e kane pritur ne menyre te shkelqyer, si deshmi e seriozitetit te kesaj qeverie, -tha Berisha duke paralajmeruar edhe rritjen e shumave te marra hua nese qeveria do ta kete te nevojshme. Keto kredi kapin vleren 3.2 miliarde euro, por une ju garantoj se ne cdo rast dhe ne cdo nevoje, ato mund te njohin pa asnje veshtiresi, rritje te metejshme, ne perputhje me objektivat e kesaj qeverie, - tha ai.
Referuar deklarates se Kryeministrit Berisha gjate mbledhjes se djeshme te qeverise, ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan do te behet e mundur me ane te fondeve qe do te sigurohen nga Banka Europiane e Investimeve si dhe Banka Islamike e Zhvillimit. Pritet qe me huat e marra nga te dyja keto banka te perfundohet ndertimi i te gjithe aksit.
Per sa i perket projektit te rrugeve rurale, qeveria do te marre financime nga Banka Islamike, Fondi i OPEK-ut si dhe Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim. Nga BERZH gjithashtu, pritet te financohet edhe rruga Librazhd-QAfe Plloce.
Nga ana tjeter, nje shume prej 100 milione dollare, Shqiperia do ta marre hua nga qeveria japoneze, e cila gjithashtu do te perdoret per ndertimin e rrugeve rurale. Hua tjeter qe i shtohet listes, por kesaj radhe ne sektorin e energjetikes eshte ajo qe do te merret nga Banka Gjermane e Zhvillimit (KfE) per ndertimin e linjes se interkonjeksionit Tiranes-Prishtine.
Po ashtu, e njejta banke do te financoje edhe vendosjen e nje tjeter turbine ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes me vlere 40 milione euro. E njejta banke do ti huazoje shtetit shqiptar edhe 50 milione euro te tjera per investime ne rrjetin e ujesjellesave.
Per sa i perket rruges se Arbrit e cila ka filluar se ndertuari, pritet te financohet nga nje hua prej Bankes se Detit te Zi, ndersa kredi pritet te merret edhe per pajisjen me aparaturat e nevojshme te 6 spitaleve nga qeveria austriake.
Miratimi i marreveshjeve behet ne nje kohe kur eksperte te ndryshem ne vend si edhe perfaqesues te FMN-se bejne thirrje per ulje te borxhit publik. Madje, qeveria kishte premtuar uljen e tij me rreth 5.5 per qind deri ne fund te vitit 2013, por me huane 3.2 miliarde euro duket se eshte terhequr perfundimisht nga ky angazhim.
Ajo qe bie me shume ne sy eshte rritja e kredive te marra nga bankat e vendeve te OPEK-ut apo ato arabe. E gjendur ne veshtiresi shume me te medha se tonat, Greqia iu shmang kredive nga keto banka duke preferuar financime te tjera.
'