News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Rama Berisha ska numrat per SHISH

Publikuar me : 27.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 97 here.
'

Kryetari i PS vleresoi seancen e djeshme plenare si nje shfaqje provinciale e forces dhunuese te pushtetit ne sallen e Kuvendit.


Kryesocialisti deklaroi se dje doli ne pah kriza e rende te nje kryeministri qe sot nuk i ka as numrat per te kaluar ndryshimet e enderruara ne ligjin e SHISH-it.


Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, shprehu dje keqardhjen e tij qytetareve shqiptare per pamundesine e opozites per te bere transparencen e buxhetit te rishikuar nen per nen.


Nga selia roze, kryetari i PS deklaroi se ne kundershtim me cdo ligj, rregullore e norme elementare demokratike dje nuk ju lejua te flasim per cdo nen te buxhetit, por iu ofrua shfaqja vulgare e monologut te nje kryeministri te dale nga binaret e logjikes dhe te etikes.


Ne kundershtim me cdo parim te bashkejeteses demokratike ne sallen e parlamentit te te gjithe qytetareve, sot u inskenua nga Sali Berisha e Jozefina Topalli nje seance e turpshme qe, ne fakt, eshte pasqyra e krizes se gjithanshme te qeverisjes.


Seance pa axhende, pa orar, pa rregull, pa debat e as kokecarje per problemet e njerezve dhe pa edukaten fillestare njerezore, vleresoi Rama.


Lideri i socialisteve u shpreh se ne kundershtim edhe me rezoluten me te fundit te Parlamentit Europian, Kuvendi dje e shfaqi krizen e vet funksionale permes nje fjalimi te percartur te kryeministrit, duartrokitjeve komike te spikeres se kuvendit dhe, me e keqja fare, dhunimit te rende te se drejtes se opozites per te diskutuar nen per nen, ligjin me te rendesishem te shtetit, ligjin e buxhetit.


E gjithe kjo shfaqje provinciale e forces dhunuese te pushtetit ne sallen e Kuvendit, nxori edhe me ne pah krizen e rende te nje kryeministri qe sot nuk i ka as numrat per te kaluar ndryshimet e enderruara ne ligjin e SHISH-it, as njerezit dhe mendte per te perballuar krizen ekonomike, shprehu qendrimin, Edi Rama.


Sipas tij, Sali Berisha nuk me di cflet, sepse nuk di me cfare te beje ne kushtet kur i mungojne votat per te marre nen kontroll sherbimin sekret, i mungojne parate per te perballuar krizen ekonomike, i mungojne idete per te dale nga kriza politike.


Kryetari i Partise Socialiste vleresoi gjithashtu se fshehja e kalendarit te punimeve te Kuvendit, fshehja e axhendes se seances se Kuvendit dhe se fundi fshehja e projektligjit te SHISH-it bashke me mbylljen anormale te seances se djeshme, flasin per nje gjendje te rende psikologjike, po edhe per interesa shume te erreta te nje pushteti te deshperuar qe po behet perdite e me shume nje barre ne qafen e shqiptareve, dhe te nje kryeministri te deshperuar qe ka humbur kontrollin jo vetem mbi qeverine, po edhe mbi vetveten.


Opozita shqiptare eshte sot me e vendosur se kurre per te thene te verteten mbi krizen e gjithanshme, per ta mbrojtur kete te vertete perballe pushtetit te dhunes e te genjeshtres, per te bere detyren karshi Shqiperise e shqiptareve qe nuk e meritojne te sundohen nga horrlleku dhe per tu dhene atyre qeverine qe meritojne, siguroi Rama.


Megjithese opozita ka kundershtuar prej kohesh me argumente mosmiratimin e ndryshimeve te buxhetit te shtetit dhe rishikimin e ketyre ndryshimeve, mazhoranca nuk ka marre ne konsiderate kritikat e tyre, por ka miratuar me forcen e kartoneve ndryshimet per buxhetin e shtetit, per 6-mujorin e dyte te ketij viti.

******************************

Ambasadori i Gjermanise ne Shqiperi shprehu dje shqetesimin per ligjin e shumeperfolur

Borchard SHISH ceshtje delikate, te miratohet me kompromis


KORÇE - Ambasadori i Gjermanise ne Shqiperi, Bernard Borchard, apeloi dje ndaj forcave politike qe te gjendet kompromisi politik ne vend si kusht i Bashkimit Evropian. Nga qyteti i Korces, ku ndodhej per njw takim me drejtues te pushtetit vendor, kryediplomati gjerman ngriti gjithashtu shqetesimin edhe per ligjin e SHISH.


Teksa parlamenti shqiptar ka shtyre deri ne shtator miratimin e projektligjit te SHISH-it, ceshtja ka terhequr edhe vemendjen e Borchard. Ai nuk i ka rezervuar deklaratat e tij per kete ligj aq te debatuar prej shume kohesh.


Sipas tij, palet politike duhet te gjejne kompromisin per sa perket ligjit per Sherbimin Informativ, por dhe per krizen politike nga ana tjeter. SHISH eshte nje ceshtje delikate ne nje shoqeri demokratike qe e ndan politiken nga sherbimet sekrete, prandaj palet duhet te gjejne nje kompromis per te.


Do parapelqeja te theksoja se kjo eshte nje nga ceshtjet me te ndjeshme, qe do te thote se duhen ndare qarte limitet mes politikes dhe sherbimeve sekrete, keshilloi Borchard. Ambasadori gjerman nuk i shmanget komentimit te deshtimeve te politikes per gjetjen e nje zgjidhje per krizen politike ne vend. Ai ka theksuar se kompromisi duhet gjetur ne baze te rekomandimeve te bera nga BE.


Palet duhet te perqendrohen te gjejne kompromis per kriteret e transparences, gjithmone sipas rekomandimeve te BE-se duke u bazuar ne ligjet e Kushtetutes dhe transparences. Se si do te jete ky kompromis iu takon forcave politike ta zgjidhin ate mes tyre.


Persa i perket kohes se negociatave kete e dine vetem kryeministri dhe kryetari i opozites ne vend, apeloi kryediplomati gjerman. Ne prag te largimit nga Shqiperia pas perfundimit te mandatit te tij, Borchard ka ndermarre nje tur takimesh ne Shqiperi.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Privatizimi korruptiv, PS Ruli hesht per pyetjet. Neser publikohen faktet
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Dekreti, zgjedhjet vendore me 8 maj
» Topi dekreton 4 anetaret e Kushtetueses
» Berisha Gati te plotesoje 11 kushtet e opozites
» Rrahman Selmanllari ne prokurori per ceshtjen e Albana Vokshit
» Legalizimet, si do verifikohen banesat
» Ligori Bashkeshorti i Bulku ka fituar dy koncesione
» Topi, te hetohen zgjedhjet e qershorit
» Grupi i PS, vijon raporti i kushtezuar

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Leja e ndertimit, deshmon Selmanllari Albana Vokshi genjen
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Avokati i tatimpaguesve, si do funksionoje institucioni
» Ballkanika ne Vlore
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Kryegjyshi dhe babai i Erisonit
» Katari njeh Kosoven
» Tirane, policia godet bazen e heroines
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» "Bollano, produkt i kryeministrave pa kokrra te ketij vendi"
» Tenton te perdhunoje fqinjen 14-vjecare
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7255 artikuj te lexuar 1710560 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

por  kujdes  kosoven  pyetjet.  kerkon  e  neser  deshmia  fqinjen  cana  per  publikohen  prokurorine.  selmanllarit  faktet  katari  korruptiv  te  privatizimi  perdhunoje  me  "perplas"  optimist  14-vjecare  njeh  tenton    ps  ruli  hesht  avokatin  reagon  eshte   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.