News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Rama: Opozita krijon "Frontin per Shqiperine"

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 275 here.
'


Hapi i ri i protestes se opozites deri ne hapjen e kutive, bashkimi ne nje grupim te ri me perberje te majte e te djathte deri ne zgjidhjen e krizes politike



DURRES - Edi Rama, kryetari i Partise Socialiste, ka zhvilluar dje takimin e dyte me gazetaret dhe opinionin publik duke iu pergjigjur te gjitha pyetjeve ne lidhje me protesten e PS-se dhe shkakun perse duhet te hapen kutite e votimit. Ne kete takim, ai ka zbuluar edhe nje nga levizjet e ardhshme te opozites, krijimin e "Frontit per Shqiperine". Protestes se PS-se i jane bashkuar edhe disa grupe interesi, te cilet ndajne te njejtin mendim per gjendjen ku ndodhet vendi, krizen politike, krizen ekonomike dhe te ardhmen.

Sa parashikoni qe kjo krize te marre fund pas tryezes me Presidentin Topi?
Te gjithe jane te njohur me faktin se ne nuk e kemi filluar protesten tone me bojkotin e parlamentit. Ne e kemi filluar qasjen tone ndaj kesaj ceshtjeje madhore qe eshte ceshtja e lirise dhe ndershmerise se zgjedhjeve, me nje kerkese publike per palen tjeter ne raport me parlamentin, perpara sesa parlamenti, te konstituohej ne shtatorin e vitit te shkuar. Ne kerkesen tone te perbere prej nje sere pikash, ne kemi parashtruar arsyet pse kushtezojme marredhenien me parlamentin. Kemi kerkuar qe pala tjeter te shprehe vullnetin per te hetuar zgjedhjet e 28 qershorit, procesin para, gjate dhe pas 28 qershorit, si dhe per te pranuar disa masa paraprake te domosdoshme lidhur me barazine perpara ligjit dhe njekohesisht barazine kushtetuese ne raport me mediat, duke theksuar qe ne rast se kerkesat tona merren parasysh ne hyjme menjehere ne parlament. Kete e kemi bere perpara fillimit te punimeve te parlamentit dhe konstituimit te tij, me qellimin e vetem qe parlamenti te filloje punen normalisht, por njekohesisht te jete nje parlament qe vete legjitimohet, pas nje procesi zgjedhor qe ne e konsiderojme te papranueshem per nga standardet e tij, duke hetuar kete proces. Sikunder te gjithe e dini, pala tjeter vendosi bojkotin tone. Pala tjeter vendosi pershkallezimin e protestes tone duke bere veshin e shurdher karshi kerkesave tona. Kerkesat tona nuk permbajne asnje element imponimi, apo asnje synim as te hapur dhe as te fshehte per te permbysur rezultatin e zgjedhjeve te 28 qershorit ne tavoline.

Kerkesat tona permbajne shprehjen e vullnetit tone per te mos lejuar qe zgjedhje si ato qe kaluan te mos perseriten me ne te ardhmen. Ne te gjithe kete proces ne kemi qene qysh ne krye te heres te gatshem per dialog dhe per nje zgjidhje qe vjen nga rruga e bisedimit dhe e mirekuptimit, duke pranuar bashkerisht qe hetimi zgjedhjeve eshte nje parakusht per te garantuar cilesine e tyre ne te ardhmen, per ti dhene fund nje historie te shemtuar zgjedhjesh te deformuara dhe te kontestuara prej shume e shume vitesh tanime. Sot jemi ne kushtet kur kemi paralajmeruar nje pershkallezim te protestes nderkohe qe eshte hapur spiralja e nje dialogu te mundshem ne tryezen e Presidentit te Republikes fale ndikimit te drejtperdrejte te komunitetit nderkombetar, i cili eshte shprehur nepermjet Keshillit te Europes per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, duke pranuar tezen themelore te protestes tone. Jemi te gatshem te ulemi ne cdo moment qe Presidenti i Republikes do ta therrase kete tryeze dhe do ta kerkojme me kembengulje zgjidhjen ne tryeze ne funksion te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit qe sipas nesh eshte e pamundur pa hapjen e kutive te votimit.

Ju kerkoni gjithcka, pala tjeter nuk jep gjithcka ?
Nuk behet fjale qe ne te fitojme gjithcka, dhe qe pala tjeter te humbase gjithcka. Behet fjale qe shqiptaret te fitojne perfundimisht. Nuk eshte nje kerkese e nje pale ne dem te nje pale tjeter, nuk eshte nje beteje per pushtet ne tavoline, nuk eshte nje interes i pjesshem ne dem te nje interesit te nje pjese tjeter, eshte nje e drejte qe nuk mund te mohohet me ne kete vend. E drejta per transparence lidhur me aktin thelbesor qe garanton demokracine ne nje vend, akti i vendimmarrjes se popullit permes votes. Ne nuk shkojme ne tryeze per te zhvilluar nje beteje gladiatoresh, kur njeri duhet te triumfoje dhe tjetri duhet te gjunjezohet, perkundrazi shkojme ne tryeze per te tentuar mirekuptimin lidhur me domosdoshmerine qe kjo e drejte te vendoset. Eshte nje e drejte qe i takon te gjitheve dhe ne luftojme sot bashke me shume te tjere per nje te drejte qe nuk eshte vetem e jona, por eshte e te gjitheve dhe qe nuk mund te behet nje e drejte relative e varur nga vullneti i pushtetit qe sa here ka zgjedhje gezon nje epersi te patolerueshme, perdor mjete te papranueshme dhe percakton ne nje rruge te paligjshme rezultatin e votimit. Historia qe tjeter njerezit deshirojne, tjeter votojne per shkak te trysnise dhe presionit, tjeter numerojne per shkak te korrupsionit elektoral, dhe tjeter rezultat ka ne fund nga vullneti i tyre duhet te mbaroje. Per kete ne jemi ne kete beteje. Rezultati i zgjedhjeve eshte nje rezultat perfundimtar, i nje procesi ligjor, ne e pranojme kete rezultat, por ne nuk pranojme qe rezultati i zgjedhjeve te ardhshme te dale po ne kete menyre. Dhe ne e konsiderojme transparencen e zgjedhjeve gurin e themelit per te hapur nje epoke te re me zgjedhje te lira dhe te ndershme ku konkurrojne alternativat dhe jo luftojne nje opozite, cilado qofte ajo me nje pushtet te bere njesh me shtetin si nje makineri e cila preson dhe transformon procesin elektoral dhe rezultatin e tij.



Po pjesen e negocimit ne nivele me te uleta, para se te shkoni ne tryeze?
Keto jane modalitete qe nuk kane lidhje me thelbin. Thelbi eshte te gjejme mirekuptimin per te hetuar bashkerisht zgjedhjet e 28 qershorit me vullnetin e perbashket qe ne Shqiperi mos thuhet me zgjedhjet ishin me te mira se ato qe kaluan, por sjane aq te mira sa ato qe duhen, por te zhvillojme zgjedhje te standardeve nderkombetare si nje vend i NATO-s, si nje vendi i BE. Dhe per kete ekzistojne te gjitha mundesite, ashtu sikunder nuk ka asnje arsye tjeter pervec mos arsyes se pushtetit qe nuk duhet te kete me fuqi mbi zgjedhjet.



A ka kanale komunikimi mes jush dhe kryeministrit, pasi ai ka thene se nuk i mbyll asnjehere rruget e komunikimit me kundershtarin?
Une nuk deshiroj te spekuloj dhe nuk dua te them qe mendoj se Sali Berisha kerkon ta zvarrise dialogun per te kapercyer dimrin dhe per pergjumur opoziten, e cila ka sot 1001 arsye per te protestuar, duke u nisur nga deformimi i zgjedhjeve dhe nga marrja peng e te vertetes ne kutite e votimit kunder Kushtetutes dhe ligjit, por duke e shtrire horizontin e protestes se saj ne te gjitha permasat e krizes ekonomike te vendit, ne te gjitha permasat e krizes se shtetit te se drejtes, ne te gjitha permasat e krizes se demokracise, qe shkojne e lidhen padyshim me lirine dhe te drejten per te zgjedhur. Sot kriza shqiptare eshte nje krize qe ka hyre ne cdo shtepi. Sot cdo familje shqiptare paguan me xhepin e vete pasojat e kesaj krize, qe shkon duke u renduar. Zvarritja e bisedimeve, sajimi i modaliteteve teknike per te mos e zhvilluar kete dialog ne kohen dhe me intensitetin e duhur mund te jete nje teknologji per te bere taktike dhe per te cuar uje ne mullirin e pushtetit, por nuk mund te funksionoje ne raport me opoziten dje me vetedijen dhe me qellimet tona. Prandaj, ne jemi ketu sot ne respekt te nje dialogu te pakushtezuar nga nje atmosfere e tensionuar politike jashte tryezes. Ne nuk e dhame daten e protestes se madhe, ne nuk e siguruam rrugetimin drejt bulevardit Deshmoret e Kombit duke shkuar shesh me shesh duke protestuar, por zgjodhem kete rruge, rrugen e takimeve shpjeguese duke lene qartesisht te kuptohet, se jemi te gatshem te ulemi ne tryeze, por njekohesisht nuk jemi absolutisht te predispozuar te pergjumemi, perkundrazi po pergatitemi per protesten e madhe ne rast se tryeza nuk do te jap rezultat. Dhe nuk do te humbim asnje minute kohe dhe nuk do shtyjme asnje afat ne kuadrin e programit tone te percaktuar kohe me pare, per tu perballur me kete pushtet ne rast se ky pushtet nuk ka vullnetin per tu perballuar me te verteten e kutive te votimit.



Pyetje: Çndodh nese hapen kutite...?
Nese hapen kutite e votimit dhe behet transparence, ne ne baze te asaj qe do dali nga kutite e votimit, do ti drejtohemi organeve te drejtesise dhe do te kerkojme qe cdo person pergjegjes per deformimin te pergjigjet para organeve te drejtesise dhe do te vazhdojme luften tone demokratike ne parlament te ulur ne karriget e opozites.



Po te kishit qene ne kuvend do kishit pasur me shume sukses?
Per kete une kam pergjigjen te pakten te popullit socialist: Jo! Te pakten te popullit socialist, te cilin e kam pyetur drejtperdrejt te cilin e kam pyetur kur kam dhene doreheqjen nga detyra e kryetarit te partise dhe kam rivendosur kandidaturen time me nje kerkese shume te qarte. Une besoj se ne 28 qershor populli votoi alternativen dhe programin tone dhe pushteti nuk lejoi qe ne te zgjidhemi per te qeverisur Shqiperine. Ne rast se edhe ju besoni te njejten gje ju kerkoj voten per te hapur nje beteje, jo me per pushtetin, por per lirine dhe demokracine ne kete vend duke bojkotuar parlamentin dhe duke protestuar deri ne fund per te mberritur me cdo cmim te Shqiperia qe voton lirisht, te Shqiperia qe numeron ndershmerisht voten e saj, te Shqiperia qe sheh me transparence si eshte bere numerimi i votes se saj. Pergjigja e popullit socialist ka qene 94 perqind; Po jemi per bojkot te parlamentit deri ne plotesimin e kerkesave tona. Jemi per beteje demokratike ne rruge deri ne zmbrapsjen e ketij pushteti qe nuk na lejon te shohim voten tone. Une ushtroj kete mandat, nuk kam mandat tjeter. Nuk harroj, dhe besoj eshte ne syte e te gjitheve se pershkallezimi i kesaj proteste ka sjelle prane nesh pra prane popullit socialist te gjithe popullin opozitar majtas e djathtas, ka zgjeruar frontin e aleances sone mes partish, ka zgjeruar frontin edhe me perfaqesues te shoqerise, shoqata dhe shume shpejt ky front i ri per Shqiperine do te jete publik, pertej partive politike pertej cdo kufiri qe na ndan ne kushte normale, por qe nuk ekziston ne kushtet kur duhet te garantojme liri dhe demokraci per te gjithe.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shperthen granata ne shtepine e mikut te Haklajve, ska te lenduar
» PS kerkon doreheqjen e Bregut Mbuloi me genjeshtra korrupsionin
» Gjykata le ne burg ish sekretarin e Metes, kundershton mbrojtja
» Zbardhet kontrata e Tartarit me Avllajn
» Gjata Fletet e votimit ti coje Topalli ne Venecia
» Rama udhezon deputetet te ikin ne baze
» PS Bashkeshorti i Bregut kerkoi doreheqjen me 12 korrik
» Brace Vokshi i dha bashkejetuesit 4 nga 6 puset e naftes
» Prokuroria therret Selmanllarin, eshte aksioner me Tartarin
» Qeveria heq plazhet private nga bregdeti

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685159 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

privatizojne  gjithcka  qeverite  "rusine  irak  makthi  kur  moderne"  ne     .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.