News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Rama: Ska hetim pa hapur kutite. Gati per protesta

Publikuar me : 05.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 113 here.
'

Kryetari i opozites Edi Rama, ka nisur dje nga Tirana te zhvilloje nje tur te ri bashkebisedimi me gazetare dhe qytetare per te sqaruar se pse duhet protestuar. Rama foli edhe per tryezen e Presidentit


TIRANE - Ndersa te gjitha palet kane rene dakord te ulen ne nje tryeze per te trajtuar ngercin politik qe ka perfshire vendin, Partia Socialiste eshte e vendosur qe paralelisht te protestoje per kete situate.


Per kete qellim, kreu socialist, Edi Rama, ka nisur dje nga Tirana te zhvilloje nje tur te ri bashkebisedimi me gazetare dhe qytetare per te sqaruar arsyet perse kjo force politike dhe e gjithe opozita do te protestoje, por edhe per te bere te ditura njekohesisht kushtet, me te cilat socialistet do te ulen ne tryezen e presidentit.


Stacioni i radhes i ketij turi do te jete Durresi, per te vijuar me pas ne nje sere qendrash te medha urbane ne te gjithe vendin.


Z. Rama, ju sapo deklaruat nisjen e nje udhetimi shpjegues per arsyet e protestes suaj. A nuk duket pak si pavend nje gje e tille, kur nga ana tjeter po negociohet per realizimin e nje tryeze per zgjidhjen e kesaj krize, apo eshte ky nje mjet presioni ndaj mazhorances per ate qe kerkoni te merrni nga kjo tryeze?


Une po flas per arsyet e protestes, nuk po flas per daten e demonstrates, ne jemi ne proteste edhe tani, qysh diten qe kemi vendosur te refuzojme pjesemarrjen ne nje parlament,t i cili ne kendveshtrimin tone duhet te legjitimoje veten duke pasur kurajen qe te ushtroje te drejten e tij kushtetuese.


Keshtu qe arsyet e protestes jane te gjitha arsyet qe ne jemi ne pozicion qe jemi sot, pse jemi jashte parlamentit, te gjitha arsyet pse ne jemi dhe do jemi ne beteje pavaresisht nese do kete ose jo nje manifestim te madh proteste ne varesi te rezultatit te dialogut, per ta respektuar kete dialog dhe per te mos krijuar asnje ekuivok per palen qe nuk eshte e interesuar ta zgjidhe ceshtjen tone.


Ne nuk kemi shpallur daten e manifestimit te protestes, por nga ana tjeter, nderkohe qe pergatitet dialogu te pergatitemi intensivisht, madje dhe per alternativen, qe eshte protesta. E kam thene Berisha nuk mund ta perdore kohen per dialog si nje kohe per te pergjumur opoziten.


Po behen perpjekje per te mbajtur nje tryeze, per te cilen duket se te gjitha palet jane dakord. Ju me cfare kerkesash do te shkoni ne tryeze?


Kriza ne Shqiperi eshte nje krize teresore, shume permasore. Kjo eshte nje krize qe po rrenon ekonomine, po rrenon demokracine dhe shtetin e se drejtes. Ka shume gjera per te folur ashtu sic ka plot gjera per te korrektuar.


Dialogu pa dyshim do te shtrihej ne gjitha aspektet e kerkeses sone publike per te pranuar te hyjme ne parlament. Ne rast se kjo kerkese nuk do te kushtezohej me moshapjen e kutive, pra ne rast se objekti i hetimit do te ishte i lire dhe shumica e komisioneve hetimore e perbere nga opozita do te lejohen qe objekti i hetimit ta shtrijne ne gjithe horizontin e deformimit te procesit zgjedhor atehere dialogu do te trajtonte te gjitha pikat.


Ne jemi gati te flasim per te gjitha pikat qe perfshijne jo vetem kutite, por edhe transparencen lidhur me gjithe presionin dhe deformimet parazgjedhore dhe paszgjedhore qe nga elementi i cenimit te lirise se rrogetareve te shtetit permes trysnise permes funksionareve, qe kerkonin voten brutalisht duke ua kondicionuar vendin e punes me kete vote, tek heqjet nga puna per arsye te mosdhenies se votes, apo te pjesemarrjes ne aktivitetet e opozites, tek kufizimi brutal i ndihmes ekonomike, sidomos ne fshat, tek lirimi ne shkelje te plote te ligjit te krimineleve nga me te rrezikshmit te denuar nga gjykata e krimeve te renda per te ushtruar presion, duke shkuar me tej tek deformimi i pasqyres mediatike permes abuzimeve te renda me buxhetin e shqiptareve.


Shkaterrimi i balancave ligjore dhe demokratike ne institucionet monitoruese qofte ne KKRT, qofte ne bordin e TVSH, me pas tek misteri ende i pahetuar i erresuar edhe me shume i vrasjes se deputetit Xhindi mu ne prag te fushates elektorale, e me radhe ne ceshtje te tjera, per te ardhur tek anoncimi ogurzi i marrjes se sherbimit sekret shqiptar nen kontrollin e kryeministrit.


Te gjitha keto gjerat ne nje shtet te se drejtes jane te patolerueshnme. Fatkeqesisht, kjo nuk eshte nje shtrirje e mundshme ne gjithe gjeresine e vet, sepse eshte kushtezuar me kufizimin e objektit te hetimit.


Gje qe nuk do te thote se nuk do ti diskutojme keto gjera, por do te thote qe kerkesat tona nuk jane nje liste per pazarin e dites derisa aty jete kryer pazari. Kerkesat tona kane nje rend prioritetesh, te cilat smund te vendosen ne kandar as me numer as me peshe. Smund te thuhet hiqni dore nga kutite, ne po ju leme keto te tjerat.


Ne rast se shetohen kutite nuk ka hetim te zgjedhjeve, ka vetem nje ardhje perqark qendres se gravitetit te krimit elektoral. Ne rast se ka krim elektoral kete mund ta percaktojne transparenca e kutive ashtu si dhe gjithe keto qe thashe, pa kutite relativisht keto te tjerat rrezohen.


Keto qe sapo deklaruat jane gjera qe jane thene edhe me pare nga ju dhe te degjuara shpesh prej nesh. Por, nuk do ishte me mire qe te gjithe keto qe thoni te thuheshin ne Kuvend?


Ajo qe dua te them eshte se gjithcka eshte shume serioze. Hyrja ne parlament jo vetem nuk do krijonte kushte per ta fituar kete beteje dhe me fitore nuk kuptoj rrezimin e qeverise dhe as rishperndarje te mandateve.


Me kete kuptoj fundin e nje historie me zgjedhje te kontestuara qe sa vijne e behen me keq, pavaresisht se ne dukje permiresohet mekanizimi i tyre, por ne fakt sofistikohet mekanizimi i tyre per vjedhje. Pra, eshte nje beteje per lirine e votes, ndershmerine e procesit te votimit dhe numerimit dhe per transparence.


Parlamenti ndryshe nga cdo lloj teatri dhe spektakli qe zhvillohet ne skene perballe publikut eshte e vetmja shfaqje qe nuk drejtohet nga nje regjisor, por eshte publiku qe percakton rolet. Kush do qendroje ne opozite kush ne qeveri i percakton vetem publiku.


Ska asnje shans qe opozita te hyje aty brenda dhe te arrije qellimet e saj ne ate teater qe behet aty. Moshyrja ne parlament eshte refuzimi per ta mbyllur kapitullin e deformimit 20 vjecar, hyrja ne parlament do te ishte krejt e kunderta, vetem mbyllja e radhes e syve perpara asaj qe ndodhi dhe pastaj shkuarja symbyllur ne nje masaker tjeter elektorale me po ato fenomene.


Megjithate z. Rama, ju smund ta mohoni qe edhe bojkoti e ka demtuar demokracine?


Se pari, bojkoti e kane kritikuar dhe do vazhdojne ta kritikojne. E kam thene une qysh me pare se bojkoti nuk eshte nje gje e embel per askend, por eshte nje ilac i hidhur per te kuruar nje semundje te rende. Sdi ca keni parasysh kur e thoni kete, por kjo lloj demokracie nuk ka shans te demtohet nga bojkoti, sepse eshte aq e demtuar.


Qendra e gravitetit e marreveshjes mes PD e PS eshte ajo qe dy anetare te KQZ-se do kerkonin hapjen e kutive me besimin qe sado te kishte procesi probleme ne fund fare ato te ekspozoheshin ne tryezen e KQS, e cila nuk eshte kerkese e kushtezuar nga asgje, por e detyron KQZ-ne te hape kutite.


Nderkohe qe ne momentin qe forcerisht shumica e pushteti ne KQZ vendosi te mos hape kutite vendosi njekohesisht mos te kete opoziten ne parlament.


Ketu fillon historia e kesaj ceshtjeje dhe ketu duhet te shikojme arsyet perse PS-ja dhe opozita nuk eshte e gatshme ti besoje thjesht procesin legjislativ dhe permiresimit te kuadrit ligjor dhe te shkoje ne nje tjeter thertore elektorale.


Ne rast se gjithcka do te ishte thjesht nje fryt i nje imagjinate le te themi politike ne funksion te nje strategjie politike dhe nuk do kishte baze sot ne nuk do kishim nje pushtet, i cili qe prej 28 qershorit sillet me keq se para 28 qershorit.


Folet per bojkotin qe PS do te vazhdoje, por jane edhe pese deputete te vjeter qe kritikojme kete qendrim dhe qe kane deklaruar se do te futen ne kuvend para dates skadimit te afatit kushtetuese.


Çfare do ndodhe me ta ne rast se ndermarrin kete hap?


Per vete faktin qe jane te rinj akoma besoj se nuk eshte e nevojshme qe ju duhet te shqetesoheni per ata.


Çdo njeri aq me teper ne moshen kur eshte i pergjegjshem perpara Shqiperise e ka ne dore veten e vet. Megjithate, per sa kohe flasim per idene dua te them se mandatet e PS-se nuk digjen, kjo eshte nje telenovele qe zhvillohet ne disa linja, nje nga keto eshte ajo e mandateve, jo djeg jo se djeg.


Nuk digjen mandatet e PS-se dhe kjo eshte nje gje qe e kam thene qysh ne krye te heres. Fatosi dhe Iliri mund ta deshirojne shume qe kur ne te festojme ne 7 marsin, ata te nxjerrin grepat nga pjesa e llumit ne fund te listave per te germuar deputete qe ti cojne ne parlament qe te betohen per Europen dhe integrimin.


E per ta lene opoziten jashte, por eshte nje deshire qe nuk ua plotesojme dot dhe eshte e kote qe ka nje investim kaq te madh, sepse nuk ka asnje shans qe te digjen. Eshte nje investim si hidrocentrali i Skavices qe do te ndertoje Saliu, njesoj si plot megainvestime te tjera qe nuk cojne asgjekund.


Ju thoni te hapen kutite, Berisha tha se nuk hapen. Kjo do te thote se kjo tryeze eshte e deshtuar qe ne fillim? Cila mund te jete nje e mesme qe mund te sillte kompromisin?


Eshte njesoj si le te themi te zgjedhesh midis lirise dhe mungeses se saj. Ka nje pike te mesme qe te mos jesh i lire, por prape te jesh i lire, te mungoje liria, por prape te jesh i lire?


Nuk ka te mesme ne kete per disa arsye, e para, sepse nuk mund te kete hetim te zgjedhjeve pa pare se cfare ndodh ne kuti. Monitoruesit nderkombetare kane percaktuar ne nje fjali te vetme objektin e hetimit qe nje e treta e numerimit eshte bere dhe keq shume keq.


Çfare do ndodh nese hapen kutite, pra cila do jete gjeja e pare qe do beni ju si parti, a do futeshit ne parlament?


Mjafton nje komision hetimor parlamentar me objekt hetimi te pakufizuar ku perfshihet edhe hapja e kutive dhe ne shkojme ne parlament, ulemi per te vazhduar te qendrojne aty deri kur ti jepet fjala popullit per te gjykuar nese rolet ne shfaqjen demokratike duhet te mbeten po ato apo duhet te ndryshojne.


Nese kutite hapen dhe PS do te rezultoje humbese, do te largoheni nga drejtimi i kesaj force politike?


E thashe, e perserita, hetimi nuk ka qellim ndryshimin e rezultatit, por une jam kryetar i rizgjedhur i PS-se, pasi dhashe doreheqjen dhe ne rast se rikandidova duke i kerkuar socialisteve ne te gjithe Shqiperine te gjykojne idene time, ishte vetem sepse une per asnje moment nuk kam dyshuar qe PS-ja i ka fituar zgjedhjet edhe pse nuk eshte zgjedhur.


Ne rast se une do te kisha dyshuar qofte edhe nje moment te vetem qe ishte vota e shqiptareve qe kishte refuzuar projektin tone politik, doreheqja ime do te ishte pa kthim. Nderkohe qe rizgjedhja ime eshte bere me nje propozim te thjeshte, dua voten tuaj per te cuar deri ne fund nje beteje per liri dhe demokraci ne kete vend duke bojkotuar parlamentin.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» "Racizmi i terthorte eshte po aq i keq sa ai i mirefillte".
» Skandali me Kartat e Identitetit
» Raporti i DASH: Problem, zgjedhjet dhe korrupsioni qeveritar
» Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS ngecin tek kutite
» Vizita, Meta takon Tadic ne Beograd
» PE: Te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit
» Dokle: 18 marsi, shansi i fundit i mazhorances
» Kuvend, miratohet rezoluta per heqjen e vizave
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 736895 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

energjia  9  prezantohet  pune  me  mbifaturuam    do  termetet  rrezik  hequr  ossh:  behet  listen  autostrada  metropoleve  bono  legalizimet  ti  tirana  grup  ne  hoxhes  leke  dekoratat  privatizimi  105  edhe  pagesa  enver  si  e  studimi  per  nga  mln  tirane-elbasan   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.