Sulmuesi i skuadres kombetare, Hamdi Salihi, flet per mediat vjeneze. Beson te shenjestra e tij edhe me Rapidin
- Tashme nje lojtar i Rapidit te Vjenes, dicka e papritur per opinionin sportiv, teksa dukej qe kishit forcuar pozitat edhe te Ried?
- Nuk do te thosha keshtu, pasi tratativat ishin duke u bere. Por, si zakonisht, fshehtesia e tyre dhe berja publike mund te kishte cenuar dicka. Une kam dy vjet qe jam ne kontakt me Rapidin per t'u transferuar. Por kjo nuk ndodhi me perpara, per fat te keq, dhe une shkova tek Ried. Por, edhe atje kontaktet e mia me Rapidin ishin thuajse te perditshme, pavaresisht faktit qe nuk eshte zbardhur dicka e tille. Skuadra vjeneze e Rapidit kishte gjithmone dy sulmues te afte dhe nuk duhej qe te kishte shume mbipopullim dhe te shpenzonte para per nje repart ku ishte i kompletuar. Por, me largimin e Stefan Maierhofer u hap nje vend dhe nje boshllek dhe menjehere edhe shtegu per te realizuar kete transferim, tashme te bazuar. Pra, Rapidi kishte nevoje per nje sulmues dhe lidhjet, sic ju thashe, ishin qe me perpara. Per Riedin gjithcka u mbyll mire, per mua gjithashtu, pra c'mund te them me shume, jam njeri me fat".
- Gjithsesi, nje transferim ne ngritje per karrieren tuaj?
- Besoj se do te jete kjo qe thoni, edhe pse tashme duhet justifikuar besimi. Ketu gjithçka eshte shume me ndryshe se ne Ried, teksa pergjegjesite jane edhe me te medha. Rapidi eshte skuadra me tradicionale, me e madhe dhe me e njohur ne Austri. Une ketu duhet qe te perqendrohem per gjithçka qe bej, qe ne minutat e para. Dua te shenoj, pasi kjo justifikon edhe gjithçka, teksa presioni eshte edhe me i madh. Stadiumi, fansat, media - pra gjithçka ketu kane nje emer me te madh se ne Ried. Por me pune une do te mesohem edhe me kete. Sigurisht edhe me pak fat. Sepse fati te duhet gjithmone ne futboll. Te Riedi kam kaluar vite te bukura, nje skuader qe me dha mundesine te vij ketu, nje ekip qe ka bere jo pak.
- Mendoni se te Rapidi mund te fitoni fanellen e titullarit?
- Shiko, ketu luftojne çdo dite 25 lojtare ne stervitje per kete shans. E sigurt asgje s'mund te jete. Ti duhet te sjellesh gjithmone nje gje shume me te mire ne fushe se te tjeret. Por, une kam folur me Pakult dhe ai me ka thene qe ai me beson mua dhe une do t'ia shperblej. Do te bej te pamunduren te jem ne fushe dhe te jem ne sherbim te skuadres. Te qenit titullar ne nje skuader te madhe do te thote te hedhesh nje hap akoma shume me te madh. Te shpresoj, do te bej te pamunduren time per te arritur formacionin. Te gjithe e duan, vetem 11 do te luajne. Se fundmi, une kam pare nje fytyre shume te mire te skuadres, dhe kjo me ka gezuar shume. Tani une duhet te luaj nje ndeshje me Shqiperine dhe me pas do te kthehem serish ne skuader.
- Sa gola mendon Salihi se mund te shenoje me fanellen e Rapidit veshur?
- Tani parashikime nuk mund, te bej ne nje kohe qe sa mberrita. Shikoni, une ne Ried kam luajtur me shume se 80 ndeshje dhe kam shenuar 40 gola. Tek Rapidi mundet vetem qe te jem me mire. Sepse kjo skuader luan me shume ne sulm. Por, siç e thashe, duhet edhe pak fat,...madje shume fat. Une dua te shkoj larg me gola, por fillimisht duhet te arrijme stabilitetin si titullar, sepse duke qene i tille, jane edhe mundesite per te shenuar.
- Vijme te ndeshja e kombetares kunder Danimakres...
- Do te vleresojme kundershtarin dhe do te jemi ne fushe per te arritur me te miren. Danezet jane te forte, kane nje ndeshje perpara me Portugaline, dhe ne presim te qete kete skuader. Do te japim gjithçka. Me trajnerin tashme jemi nje grup i konsoliduar dhe shkojme shume mire. Skuadra po gjen veten dhe besoj se do te jape ate qe duhet, para publikut shume te mire sportdashes ne "Qemal Stafa". Besoj se do te marrim diçka, pse jo edhe nje rezultat pozitiv.