PAKUJDESIA/ Prej zjarrit te rene ne afersi te Sopikut, komuna Livadhja, u rrezikuan dhe shtepite
Burime nga policia u shprehen se zjarrfikeset u vune prite mes zones se zjarrit dhe fshatit
SARANDE - Dukej sikur do te ishte nje vere pa tym e flake, por nuk ka qene e thene. Mbremjen e se martes, ne fshatin Sopik te komunes Livadhja ne Sarande, zjarri shkrumboi 2000 rrenje ullinj e nje siperfaqe te madhe me vreshta, nderkohe qe rrezikoi edhe banesat ne fshat.
Burime nga policia bene te ditur se per shkak te terrenit, zjarrfikeset u vune si prite mes zones se zjarrit dhe fshatit ne menyre qe te mos lejonin depertimin e flakeve ne zonen e banuar, nderkohe qe ishte e veshtire ngjitja e makinave ne zonen me ullinj. Mesohet se ngjarja ka ndodhur ne kohen qe disa fshatare po pastronin kullotat.
Ende nuk dihet nese zjarri ka nisur nga ndonje cigare apo nga pakujdesia, ndersa jane marre ne pyetje fshatare te cilet ne momentin e renies se zjarrit kane qene te pranishem dhe madje kane nisur edhe perpjekjet per shuarjen e flakeve, si dhe kane njoftuar zjarrfikeset.
Perfaqesues te pushtetit lokal ne zone e ne rreth jane shprehur te shokuar per zjarrin e rene ne Sopik, pasi pikerisht aty 2 jave me pare ishin mbledhur per te percaktuar masat dhe strategjine e evitimit te cdo rreziku per aktivizimin e tyre kete stine vere, nisur nga pervoja e hidhur e nje viti me pare, ku Saranda pati rreth 170 vatra zjarri e per pasoje shume deme.
Por me pare, nder vendimet e marra prej komunes Livadhja dhe nenpreferektures Sarande, ka qene dhe ai per ndalimin e ndezjes se zjarreve per arsye private ne oborret e shtepive nga 15 maji - 15 korrik.
Sipas kryetarit te komunes Livadhja, Irodhi Dalani, kjo metode eshte huazuar nga Greqia. Por nuk mund te thuhet ende se shkak i flakeve ka qene ndonje zjarr ne ambiente private. Megjithate, Dalani i ka bere thirrje policise qe te hetoje dhe te zbuloje menjehere shkakun e zjarrit, se mos ndoshta pas tij fshihet ndonje person real.
Zjarrfikesit qe mberriten ne vendngjarje, te ardhur nga Saranda, Delvina, Gjirokastra e Delta Force e Vlores, arriten qe per 5 ore te shuajne vatrat masive te zjarrit. Drejtues te operacionit thane se nuk munden te shpetojne ullinjte, por ama evituan cdo rrezik qe u kanosej banoreve, banesave te tyre apo pasurise materiale, ku perfshihen dhe kasollet e bagetive e keto te fundit, gjithnje viktima te zjarreve.
Zjarri masiv qe ra te marten mbrema ne Sopik te Livadhjase, pati si reaksion nje mbledhje ne nenprefekturen e Sarandes, ku dhe nje here nga drejtues institucionesh dhe te shtabit te emergjences, u analizua situata dhe u debatua mbi masat e tjera qe duhen marre per te parandaluar cdo fenomen zjarri ne zone, dhe per me shume se nje muaj vere qe ka mbetur. Nje ide e hedhur ishte ajo qe ne cdo komune te instalohej nje sherbim zjarrfikes per sezonin, qe do te bente te mundur evitimin e cdo shkendije dhe nderhyrjen sa me te shpejte dhe ne kohe ne cdo vater zjarri, ne fazen fillestare te evidentimit. Mesohet se shumica e ullinjve te djegur ishin fidane te mbjelle rishtas, pasi zona qe u perfshi nga zjarri ka qene kullote dhe banoret kane nisur ta mbjellin me ullinj.
Kapen 3 adoleshente, kishin kryer nje sere vjedhjesh
ELBASAN - Tre djem nga lagjja 5 Maj te qytetit te Elbasanit jane arrestuar pasi ne kohe te ndryshme ishin kryer vjedhje kryesisht te materialeve per skrap ne zona te ndryshme te qytetit.
Behet fjale per dy grupe adoleshentesh qe banonin ne qytet, qe kishin realizuar nje sere vjedhjesh duke filluar nga telat e aluminit, telat elektrike ne kabina elektrike, si dhe materiale te tjera qe i shisnin kryesisht per skrap.
Mesohet se djemte 15 dhe 14 vjec kishin vene ne shenjester shume objekte me permbajtje hekuri duke arritur te vjedhin sasi te konsiderueshme ne periudha te ndryshme kohore. Parate qe fitonin, i ndanin me njeri-tjetrin. Vjedhjet kane shkaktuar demtime te konsiderueshme per banoret e zones.
Adoleshentet kishin gjetur kete menyre per te bere para dhe ia kishin arritur per disa kohe derisa jane pikasur dhe zbuluar nga policia. Nderkohe, nje tjeter vjedhje eshte tentuar te kryhet prane firmes Kurum. Kane qene serish tre te rinj 16, 15 dhe 20 vjec qe kane tentuar te vjedhin nje gjenerator ne fabriken e oksigjenit. Njeri prej te rinjve eshte arrestuar nga policia, nderkohe qe jane shpallur ne kerkim dy te tjeret.
'