TIRANE- Ne mbledhjen e djeshme te anetareve te Keshilli te Larte te Drejtesise, u vendos ti vihen ne dispozicion tete gjyqtareve Magjistrate vendet vakante ne shtate Gjykata te Shkalles se Pare ne Rrethe si dhe u shpallen nente vende te tjera vakante ne Gjykatat e Rretheve dhe te Apelit ne vend.
Gjithashtu, anetaret e KLD-se, ne mbledhjen e djeshme vendosen te shpallin edhe nje vend vakant ne Inspektoratin e KLD-se dhe te shqyrtojne ne mbledhjen e ardhshme emrat e kandidateve per kater vendet e lira ne inspektoratin e ketij institucioni, vende te cilat u liruan pas emerimit te tyre ne Gjykata.
Sipas njoftimit zyrtar, po dje para anetareve te KLD-se u be betimi i gjyqtarit Genti Shala i emeruar pak dite me pare si gjyqtar prane Gjykates se Apelit ne Tirane. Gjithashtu, u konstatua mbarimi i mandatit te anetares se KLD-se gjyqtares Altina Xhoxhaj, e cila u emerua prane Gjykates Kushtetuese. Ne mbledhjen e djeshme, u shpallen publikisht edhe vendet vakante per pozicionin e kryetarit te Gjykates se Kavajes, Fierit, Kukesit, Lushnjes, Dibres dhe Apelit te Vlores.
Gjithashtu, u komanduan nga KLD-ja per ushtrimin e detyres se kryetarit te Gjykates ne Kavaje gjyqtari Arben Mullaj si dhe gjyqtari Taulant Banushi, per Gjykaten e Fierit-thuhet ne njoftimin e zyres se shtypit te KLD-se.
Gjithashtu, po dje, anetaret e KLD-se bene zevendesimin e anetarit te zgjedhur nga Keshilli, gjyqtarin Bashkim Dedja, ne Komisionin per Vleresimin e Programit te Mbrojtjes se Deshmitareve dhe Bashkepunetoreve te Drejtesise, per shkak te emerimit te tij gjyqtar i Gjykates Kushtetuese, ne vend te tij emeroi gjyqtarin Markelian Koca.
Shfrytezoi 10 femra per prostitucion, arrestohet i denuari
TIRANE- Arrestohet ne Tirane, shqiptari i denuar nga drejtesia italiane, i shpallur fajtor per shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese. Artur Doko, 38 vjec, u arrestua dje ne nje banese ne Vore, nga specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve, pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit te Policise se Tiranes, Doko eshte denuar nga Gjykata e Milanos me shtate vjet burg, duke u shpallur fajtor per shfrytezim femrash per prostitucion ne rrethana renduese, ne bashkepunim. Ai eshte shpallur fajtor per shfrytezimin e dhjete femrave, nga Shqiperia, Rumania dhe Moldavia.
Pas denimit ndaj tij ne Itali, ne Shqiperi, ka nisur procesi gjyqesor per njohjen vendimimit. Sipas burimeve zyrtare te Policise se Tiranes, i denuari iu siguronte te demtuarave, apartamente dhe dokumente te falsifikuara, vetem per ti derguar ne Itali per qellime prostitucioni.
Femrat qe kane rene viktima te trafikut, jane shfrytezuar gjate viteve 1998-2001, ne Milano te Italise. Per arrestimin e te kerkuarit u angazhuan edhe efektivat e komisariatit te policise nr. 6, duke bere te mundur rrethimin e shtepise ku po qendronte 38 -vjecari dhe prangosjen e tij.
Pas informacioneve per vendndodhjen e tij, forcat e policise kane bere mundur arrestimin e te denuarit per trafikimin e femrave per qellime prostitucioni. Vendimi i Gjykates Italiane eshte sjelle ne Shqiperi per tu njohur nga autoritet e drejtesise shqiptare dhe ne Shkallen e Pare ka nisur procesi gjyqesor per njohjen e ketij vendimi.
'