News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Si do administrohen pasurite e sekuestruara

Publikuar me : 06.05.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 99 here.
'

Vendimi i qeverise, kryeministri emeron kryetarin, merr nen vartesine e tij Agjencine qe administron pronat e sekuestruara

Parate vendosen ne nje llogari bankare, nese pronari i saj del i pafajshem merr te gjithe shumen


TIRANE-
Keshilli i Ministrave, pas miratimit te ligjit Per parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar dhe trafikimit nepermjet masave parandaluese kunder pasurise i njohur ndryshe edhe si ligji Antimafia, ka miratuar ne mbledhjen e djeshme vendimin per menyren e administrimit te pasurive te sekuestruara dhe konfiskuara.


Keshtu, ne baze te ligjit Antimafia me vendim te Gjykates se Krimeve te Renda, nese provohet se pasuria e ngritur nga individe te caktuar nuk perputhet me te ardhurat e ligjshme te tij, ajo pasuri sekuestrohet dhe me pas i nenshtrohet nje procesi penal deri ne konfiskimin e saj.


Per administrimin e kesaj pasurie, sipas vendimit te gjykates, ngarkohet Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara e te Konfiskuara qe ndodhet ne varesi te Ministrise se Financave, e cila prej kohesh vuante nga mungesa e akteve nen-ligjore per menyren e funksionimit te saj.


Por, me vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave, keta te fundit miratuan aktet nenligjore per Organizimin, Kompetencat dhe Funksionimin e Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara e te Konfiskuara dhe per Percaktimin e Shperblimit, te personave te trete ne Administrimin e ketyre Pasurive.


Sipas ketij vendimi, struktura e organika e saj percaktohen me urdher te Kryeministrit, me propozimin e Ministrit te Financave. Ky i fundit emeron edhe kryeadministratorin e kesaj agjencie.


Nderkohe, kryeadministratori percakton listen e eksperteve te fushave te ndryshme, te cilet do te punesohen si administratore te ketyre pasurive te sekuestruara e konfiskuara.


Nje here ne vit, kryeadministratori dergon emrat e administratoreve prane Gjykates se Krimeve te Renda, e cila ne vendimin e sekuestrimit apo te konfiskimit te nje prone apo pasurie ngarkon njerin nga emrat qe ndodhen ne ate liste per administrimin e saj-thuhet ne vendimin e firmosur nga kryeministri Sali Berisha.


Administratori, sipas vendimit, ka per detyre te vazhdoje te administroje pronen apo biznesin e sekuestruar, duke depozituar te ardhurat e mbledhura nga kjo prone prane nje llogarie bankare, qe nese prona konfiskohet keto te ardhura i kalojne buxhetit te shtetit, ne te kunderten i kalon pronarit te saj.


Sipas ketij vendimi, administratori pergatit nje plan shpenzimesh dhe te ardhurash per pasurine ne administrim te tij, te cilin e dorezon per miratim te kryeadministratori i Agjencise. Administrimi i pasurive te sekuestruara e te konfiskuara perfshin (por pa u kufizuar) ruajtjen dhe perdorimin e ketyre pasurive per nxjerrjen e te ardhurave.


Procedurat e mbledhjes dhe te administrimit te te ardhurave percaktohen me udhezim te ministrit te Financave-thuhet ne vendimin e miratuar dje nga Keshilli i Ministrave, qe pritet te permiresoje punen e kesaj agjencie qe deri me tani ka hasur ne mos funksionimin normal te saj.


Gjithashtu, mesohet se cdo administrator do te mbaje dhe te evidentoje te dhenat e pasurise se administruar. Shpenzimet dhe te ardhurat nga administrimi i seciles prej pasurive te sekuestruara e te konfiskuara llogariten per kohen gjate se ciles jane marre ne administrim dhe evidentohen ne kartela te vecanta te pasurise ne administrim.


Çdo veprim regjistrohet ne baze te dokumentacionit ligjor perkates. Ne fund te cdo viti financiar, Agjencia pergatit dhe paraqet te ministri i Financave raportin permbledhes financiar te veprimtarise. Rregullat e hollesishme per menyren e mbajtjes dhe te evidentimit te shpenzimeve dhe te te ardhurave te pasurive te sekuestruara e te konfiskuara percaktohen me udhezim te ministrit te Financave-thuhet ne vendim.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Katari njeh Kosoven
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Konflikti per pronen, i ve tritol magazines
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» E fejojne me mbleseri, vetehelmohet
» Gjyqet komuniste, si te denonte partia
» "Naive te mendosh qe hallet tona do zgjidhen nga BE"
» Arrestohet me akuzen per vjedhje

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Leja e ndertimit, deshmon Selmanllari Albana Vokshi genjen
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Avokati i tatimpaguesve, si do funksionoje institucioni
» Ballkanika ne Vlore
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Kryegjyshi dhe babai i Erisonit
» Katari njeh Kosoven
» Tirane, policia godet bazen e heroines
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» "Bollano, produkt i kryeministrave pa kokrra te ketij vendi"
» Tenton te perdhunoje fqinjen 14-vjecare
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7255 artikuj te lexuar 1710551 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

eshte  hesht  por  pyetjet.  "perplas"  prokurorine.  avokatin  deshmia  me  14-vjecare  fqinjen  neser  tenton  reagon  cana    optimist  kujdes  e  te  perdhunoje  korruptiv  publikohen  selmanllarit  ruli  faktet  privatizimi  per  ps  kerkon  katari  njeh  kosoven   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.