News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Si vishet nje tragjedi

Publikuar me : 11.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 236 here.
'

"Elektra" e Sofokliut premiere sonte ne Teater Kombetar. Ja pershtypjet e autoreve dhe aktoreve per vlerat e vepres, punen me rolet dhe perpjekjet e tyre qe finalizohen kete mbremje.Blagoj Micevski zbulon si jane veshur Xhuvani, Anagnosti dhe Vasili


Sonte, ora 19.00, ne Teatrin Kombetar shfaqet premiere "Elektra" e Sofokliut, me regji te Adonis Filipit.


Dje, autoret e shfaqjes dhe aktoret pjesemarres bene nje prezantim te shkurter rreth punes se tyre 2 mujore me vepren, skenen, rolet dhe me njeri-tjetrin.

"Jemi perpjekur te percjellim para publikut nje pune serioze", pohoi regjisori Filipi.
Ai vuri ne dukje vlerat e tragjedise, ato morale, estetike dhe filozofike, cfare e bejne "Elektren" ende te pelqyeshme per regjisoret dhe per repertoret e teatrove te sotem. "Ajo nuk eshte personazh, eshte fenomen.


Ego qe therret per vlera morale, per nje familje te qendrueshme." Keto jane sipas tij, mesazhet qe percjell tragjedia edhe sot.


Eshte ne dore te aktorit transmetimi i ketyre kumteve. Kete detyre, te interpretimit, e zune ne goje dy aktore me peshe te "Elektres", Luiza Xhuvani qe e permblodhi personazhin e saj me fjalet "amplitude e larte energjish" dhe Roza Anagnosti qe pohoi se "eshte e rendesishme per ne te komunikojme neser dhe te percjellim mesazhin".


Mendohet qe te jene brenda ketij koncepti te regjisorit edhe skenografia e Fatbardh Markut, po edhe kostumet e artistit maqedonas Blagoj Micevski.


Micevski mendon se veshjet duhet te jene praktike per te mos e penguar aktorin ne interpretim.


Trupa e "Elektres" ka pasur ne dispozicion edhe nje teatrologe qe i ka ndihmuar per zberthimin e personazheve, studiuesen e teatrit antik grek Dimitra Kokinon, qe punoi me aktoret qe ne fillim te provave, ne mes te janarit. Po ashtu, edhe koreografen Mariela Nestora, qe ndihmoi per levizjet skenike.


Eshte nje tragjedi qe nuk i eshte lene gje mangut, ngelet vetem te shijohet rezultati, fillimisht ne kater net, me 11, 12, 13, 14 mars, ne skenen e madhe te TK-se.


Kostumografi maqedonas, Blagoj Micevski para shfaqjes zbulon pak per veshjen e aktoreve protagoniste, Luiza Xhuvanit, Roza Anagnostit dhe Laert Vasilit. Micevski na thote se do te kemi nje Elektra dhe Klitemnestra gjysme antike e gjysme bashkekohore, dhe nje Orest me teper bashkekohor. Ai flet edhe per veshjet e korit, rendesine qe ka ne teatrin antik dhe specifikat e kostumeve ne tragjedine "Elektra".


Blagoj Micevski ka kryer studimet ne Zagreb per kostum dizajner teatri. Punon kostumograf rezident ne Bitola National Theatre, Maqedoni. Nuk eshte bashkepunimi i pare qe ka ne Shqiperi dhe me regjisorin Adonis Filipi. Ai ka bere kostumet e shfaqjeve "Menaxheria e Qelqte" Tennessee Eilliams, "Pushteti" Eduardo Pavlovsky, "Mjeshtri" Eugène Ionesco etj..


Z. Micevski, clloj kostumesh keni dizenjuar per "Elektren"?


Eshte i dukshem frymezimi nga veshjet antike, por ngadale udhetohet drejt veshjeve te diteve te sotme. Do te shihni edhe veshje te sotme te grave, xhaketa lekure. Ka nje kombinim formash dhe ngjyrash te antikitetit dhe bashkekohores.


Veshjet e mbreterve i takojne me shume antikitetit. Kostumi i Orestit eshte me i kohes, eshte nje djale i ri.


Pjesen e pare te shfaqjes, Elektra eshte nje viktime, ka veshur nje fustan te zi dhe nje pelerine. Por ne momentin e hakmarrjes, kur egersohet, ajo ka nje fustan te kuq dhe xhakete lekure. Jane kerkesa qe vijne nga zhvillimi qe merr historia. Eshte ruajtur forma klasike e fustanit te gjate deri ne fund te kembeve, elementet antike, duke ruajtur balancen me dekorin.


Fillimisht kori shihet me pelerina kafe te erreta, me pas aktoret e korit i heqin ato, veshin kostume qe i tregojne me femerore. Ka nje gershetim idesh. Kete here jam i kenaqur me materialet qe perdora dhe ngjyrat qe pershtaten me skenografine.


Si i keni veshur dy personazhet e tjere kryesore?


Veshja e Orestit eshte me bashkekohorja. Gjithashtu, ka elemente te veshjeve antike. Pantallona dhe cizmet jane te kohes se sotme. Petku i tij mund te konsiderohet antik, por nje element te tille e gjen edhe ne veshjet e burrave ne Shqiperi, Maqedoni, nuk i perkasin vetem tradites greke. Ai ka veshur gjithashtu nje bluze te thjeshte dhe nje xhakete lekure.


Nga pervoja ime, mendoj se nuk mund te shpikesh asnje veshje, vetem duhet te dish ti kombinosh ato. Keshtu qe jam perqendruar me teper tek kombinimi i ngjyrave, formave tek mesazhi qe duhet ti percjellin publikut.


Klitemnestra, si edhe Elektra vesh dy kostume. Nje fustan te gjate ngjyre floriri, dhe pelerine, qe i jep sharmin e nje mbretereshe. Eshte e rendesishme te duket qarte kjo, ne materialin e ndritshem te veshjeve, glamurin, bizhuve. Por ne momentin qe ajo behet gati per te vrare ka nje veshje tjeter, fustan dhe nje kimono siper tij, po ashtu te kohes se sotme.


Ne tragjedi, kori ka nje peshe jo te vogel. Reflektohet edhe ne kostume kjo gje?
Veshjet e korit jane shume te rendesishme. Jane 8 aktore qe qendrojne per nje kohe te gjate ne skene. Duhej gjetur kombinimi i veshjeve te tyre me skenografine, por edhe me Elektren. Aktoret e korit jane hije te vogla te Elektres, te shpirtit te saj.


Ato mbeshtesin idete dhe vendimet e saj. Ne fillim te shfaqjes kori shihet me veshje kafe te erreta fustane te gjate, shalle ne koke, nje veshje qe duket me antike.
Me pas kisha tendencen ti paraqisja me femerore, te vija ne pah bukurine e tyre, nepermjet veshjeve bashkekohore, te zeza dhe floriri.


Eshte e veshtire te pergatisesh kostumet per nje veper antikiteti?


Eshte e veshtire te shfaqesh nje veper te antikitetit. Ne kohen kur eshte shkruar historia, teatri ishte komplet ndryshe, me shume statik. Teatri i sotem eshte me praktik, ka me shume levizje dhe koreografi ne te.


Ne flasim per veshjen antike, por nuk i kemi pare, nuk i njohim ato. Duhet te dish te zgjidhesh problemet qe te dalin. Mund te shohesh realizime te ndryshme dhe modele te veshjeve, por kombinimi dhe pergatitja e tyre te perket vetem ty.


Vepra eshte si nje recital, e shkruar per teatro te medhenj antike, ndryshe nga te sotmit, pavaresisht se problemet qe ngre dhe mesazhet qe percjell jane aktuale ne ditet e sotme.


Keni realizuar gjithcka keni dashur tek "Elektra"?


Une jam pjese e kesaj skuadre te madhe. Nuk mund te vendosesh vetem per preferencat vetjake. Konsultohesh me idete e regjisorit, te skenografit. Eshte e rendesishme kush interpreton ne nje shfaqje, moshat e tyre. Perpiqesh te gjesh gjuhen e ideve te tua me te tyret.


Shumicen e rasteve, eshte regjisori ai qe merr vendimet. Kam punuar ne 5 shfaqje me regjisorin Adonis Filipi. Ai ka pare shume pune te miat ne Maqedoni dhe e ka pelqyer estetiken time. Na kane bashkuar shijet e perbashketa per teatrin. Po ashtu edhe per kete shfaqje.


Luiza Xhuvani:

Jam pjese e teatrit dhe nuk do ta le teatrin. As nuk kam ikur, as nuk do te rikthehem. Jam pjese e teatrit. Nuk mund ta tradhtoj vetveten. Te braktis teatrin eshte si te braktis vetveten


Roza Anagnosti

Eshte e rendesishme qe te komunikojme dhe te percjellim mesazhin tek publiku.
Mendoj se do te jete nje shfaqje qe do ta nderoje Teatrin Kombetar dhe do te qendroje me dinjitet ne repertorin e Teatrit


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Kina me nje diplome
» Ditelindje pa zhurme
» Kontradiktat si turizem
» Deri tani 10 te rinj te guximshem
» Nje dhomez per Laboratorin
» Konferenca ne Greci
» Talent per gjeste
» Njeriu 3D edhe ne Tirane
» Çelesa per tu harruar
» "Shqiptari", akoma rruge deri ne Shqiperi

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Prefektura kerkon vendosjen e sinjalistikes
» Arsimi i larte apo certifikimi i paaftesise
» Kina me nje diplome
» Per Pallatin e Kultures ne Permet
» Tirane, nis parkimi me pagese
» Ne pranga dy mjeke, ne kerkim i treti
» Kontradiktat si turizem
» Drejtesia sipas qeverise
» Pronat ne bregdet, shkarkohet kreu i keshillit te qarkut
» Korrupsioni, ndalohen 5 ish-zyrtare te Punesimit
» Dhuna ne familje, 801 denoncime per gjashte muaj
» Legalizimet, pjesa e dyte me emrat e 7516 fituesve
» Has, femijet e ciftit te vrare, nen kujdesin e gjysherve
» Ditelindje pa zhurme


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6205 artikuj te lexuar 1569353 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kultures  kina  korrupsioni  mjeke  i  per  sinjalistikes  ish-zyrtare  vendosjen  pranga  te  dy  treti  ne  permet  kerkim  e  punesimit  nje    me  pallatin  ndalohen  kerkon  prefektura  diplome  5   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.