News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Sistemi i drejtesise, qeveria kercenon gjyqtaret dhe prokuroret

Publikuar me : 30.06.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 84 here.
'

Raporti i pervitshem per vendet ne tranzicion veren nje sere problemesh, duke filluar qe nga kuadri ligjor i paplotesuar i medies, kercenimi ndaj gjyqesorit, shoqeria e dobet civile, fenomeni i perhapur i korrupsionit, gjendja e administrates publike dhe situata ekonomike ne vend.


Raporti i Freedom House Zgjedhjet nuk permbushen standardet, probleme ne procesin e numerimit


TIRANE-Zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009 nuk arriten te permbushnin potencialin e Shqiperise per te plotesuar standardet me te larta demokratike, duke shfaqur parregullsi ne procesin e numerimit te votave shoqeruar me keqperdorimin e administrates publike. Ky eshte konstatimi qe ben ne raportin e saj te pervitshem Freedom House per vendet ne tranzicion, nje vit pas zgjedhjeve te kaluara parlamentare.


Kercenimet dhe presionet e qeverise ndaj gjyqtareve dhe prokuroreve, pavaresia e medies, korrupsioni, shoqeria e dobet civile, ekonomia dhe raportet e qeverisjes vendore me ate qendrore jane gjithashtu pjese e ketij raporti, i cili nxjerr ne pah nje sere problematikash ne fushat perkatese te
vendit.


Zgjedhjet


Procesi zgjedhor i vitit te kaluar qendron ne trajtimin kryesor te ketij raporti, i cili thekson se megjithese keto zgjedhje u konsideruan si pozitive nga organizmi monitorues OSBE-ODIHR, ato shfaqen nje sere problemesh duke nisur qe nga numerimi i votave e deri ne keqperdorimin e te mirave publike.


Raporti e cileson shoqerine shqiptare si mjaft te polarizuar politikisht, ndersa ve ne dukje se ndikimi i qeverise ne drejtesi, media dhe ne shoqerine civile po shnderrohet ne nje pengese kryesore per konsolidimin e demokracise.


Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te mbajtura ne Shqiperi me 28 qershor, 2009, u konsideruan si nje arritje pozitive nga OSBE - ODIHR. Megjithate, jane verejtur parregullsi ne proceduren e numerimit te votave, si keqperdorimi i administrates publike dhe te mirave publike. Keto probleme ishin te mjaftueshme per opoziten per te mos rene dakord me vleresimin e pergjithshem e zgjedhjeve.

Si rezultat, Partia Socialiste (PS) zgjodhi bojkotimin e Parlamentit. Shoqeria shqiptare mbetet e prekur rende nga polarizimi politik te vendit; politika ndikon ne sistemin gjyqesor, ne media dhe ne shoqerine civile, duke u bere keshtu pengese e vendit ne progresin drejt konsolidimit te demokracise,- thuhet ne pjesen e ketij raporti per procesin zgjedhor.


Raporti evidenton faktin se zgjedhjet u mbajten ne nje mjedis te polarizuar politik duke u shfaqur nje sere problemesh ne procesin e numerimit dhe problemet tashme te njohura si votimi familjar.


Korniza e Gjyqesorit dhe Pavaresia


Nje pjese te vecante, raporti i ka kushtuar sistemit gjyqesor dhe pavaresise se tij. Sipas raportit, sistemi i drejtesise nuk eshte krejtesisht i pavarur dhe per me teper Shqiperise i mungon nje strategji e pergjithshme per kryerjen e reformes ne pushtetin gjyqesor.


Raporti nenvizon se gjyqtaret dhe prokuroret ndodhen nen kercenimin dhe presionin e qeverise, duke sjelle ne vemendje rastet e dy ministrave, Fatmir Mediu dhe Lulzim Basha, te cilet sipas raportit, u akuzuan per shperdorim detyre, por Gjykata e Larte e pushoi gjykimin ndaj tyre per ceshtje procedurale. Sistemi gjyqesor ne Shqiperi nuk eshte krejtesisht i pavarur, dhe Shqiperise i mungon nje strategji e pergjithshme per reformen gjyqesore.


Qeveria vazhdon te marre veprime per te trembur gjyqtaret dhe prokuroret, duke sjelle raste politikisht te ndjeshme ne gjyq. Dy ministra ishin te akuzuar per shperdorim detyre, por rastet e tyre u hodhen poshte nga Gjykata e Larte mbi baza procedurale,- specifikon raporti.


Ne raport thuhet se moskonsensusi midis mazhorances dhe opozites ka bllokuar miratimin e ligjit per Konferencen Gjyqesore Kombetare, duke e bere te pamundur zevendesimin e anetareve ne Keshillin e Larte te Drejtesise.

Korrupsioni


Korrupsioni ne Shqiperi eshte mjaft i perhapur dhe perceptimi i tij eshte ne rritje, ndersa strategjise se qeverise per te luftuar kete fenomen i mungojne mekanizmat konkrete.


Ky eshte vleresimi qe ben raporti mbi fenomenin e korrupsionit duke specifikuar se imuniteti i zyrtareve vazhdon qe te mbetet nje pengese ne luften kunder korrupsionit, duke sjelle si shembull rastin e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i shpetoi gjykimit per korrupsion dhe shperdorim detyre per shkak te imunitetit.


Korrupsioni vazhdon te jete nje fenomen i perhapur ne Shqiperi, dhe perceptimi i korrupsionit ne sherbimet e ndryshme publike mbetet i larte. Perpjekjet e qeverise per te ndaluar korrupsionin kane ngecur ne fazen e strategjise, ose eshte vetem aplikim selektiv.


Per me teper, strategjise antikorrupsion te qeverise i mungojne mekanizmat konkrete. Imuniteti i zyrtareve te larte vazhdon te jete nje pengese ne luften kunder korrupsionit. Ne rastin e ministrit aktual te Mjedisit, Fatmir Mediu, i akuzuar per shperthimin e fabrikes municioneve ne Gerdec, ku u vrane 26 persona imuniteti sherbeu si baze per ti shpetuar gjykimit,- shkruhet me tej ne raport.


Pavaresia e Medies


Pavaresia e medies eshte gjithashtu nje fushe tjeter, ku raporti evidenton nje sere problemesh, sipas te cilave medies i mungon kuadri i plote ligjor. Kjo mungese e kuadrit ligjor sipas raportit, ka bere te favorizohet interesat e pronareve te medies dhe politikaneve dhe jo interesat e publikut, ndersa thekson se transparenca e burimeve financiare te mediumeve eshte shume e vogel.


Raporti ve ne dukje gjithashtu se reformimi i transmetuesit publik mbetet i bllokuar, nderkohe qe nga tjeter gazetaria investigative ndodhet nen nje kercenim te vazhdueshem. Mediet shqiptare kane avancuar ne drejtim te teknologjise, por mbulimi i medieve me kornizen perkatese ligjore nuk ka perfunduar ende.


Kjo mungese e kuadrit ligjor e kombinuar me transparencen e vogel mbi fondet e medieve te shkruara dhe atyre elektronike favorizojne interesat e pronareve te medies dhe politikaneve sesa interesat e publiku, duke penguar cilesine editoriale,- thuhet ne raport.

Shoqeria civile

Nje fushe tjeter, qe eshte trajtuar nga raporti i Freedom House eshte edhe zhvillimi i shoqerise civile ne Shqiperi. Sipas raportit te Freedom House specifikohet se shoqeria civile eshte ende mbrapa nga ato te rajonit ndersa evidenton se ka nje renie te konsiderueshme te aktiviteteve te saj.


Ajo nxjerr ne pah gjithashtu edhe perfshirjen e drejtuesve te OJQ-ve ne politike, sic ishte rasti i grupimit politik G-99. Kjo sipas raportit ben qe te hidehn dyshime serioze mbi paanesine e shoqerise civile shqiptare.


Shoqeria civile shqiptare eshte ne udhekryq dhe mbetet prapa nga simotrat e saj ne rajon. Burimet e pakta financiare, varesia e larte nga donatoret, dhe nje renie e konsiderueshme ne aktivitete mungesa e kapacitetit te OJQ-ve ne zonat urbane dhe rurale,- shkruhet ne raport.


Qeverisja vendore


Raporti i pervitshem i Freedom House nuk perjashton nga trajtimi i tij edhe menyren e qeverisjes vendore dhe raportin e saj me pushtetin qendror. Ne raport shkruhet se decentralizimi i metejshem po pengohet nga shkurtimi i buxhetit te pushtetit lokal nga pushteti qendror.


Sipas raportit, polarizimi i jetes politike ne nivelin qendror ka ndikuar negativisht ne pushtetin ne punen e keshillave komunale. Polarizimi i jetes politike ne nivelin qendror ka pasur nje ndikim negativ ne punen e keshillave komunale. Vazhdimi i procesit te decentralizimit po pengohet nga shkurtimet ne buxhetin e pushtetit lokal,- nenvizohet ne raport.


Gjithashtu, raporti vlereson edhe situaten ne administraten publike duke theksuar se problem shqetesues mbetet dukuria e e rekrutimit te individeve ne baze te preferencave politike si dhe politizimi ne teresi i nenpunesve civile si ne nivel qendror po ashtu edhe ne ate lokal ben qe te pengohet efektiviteti dhe profesionalizimi i administrates publike.


Raporti e mbyll me gjendjen ekonomike duke u shprehur pergjithesisht ne menyre pozitive per ecurine e saj, por thekson se reformat ne ekonomi nuk kalojne neper nje proces transparent dhe konsultativ.


Pikat kryesore te raportit te raportit te Freedom House per Shqiperine

Qeverisja Zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te mbajtura ne Shqiperi me 28 qershor, 2009, u konsideruan si nje arritje pozitive nga OSBE - ODIHR. Megjithate, jane verejtur parregullsi ne proceduren e numerimit te votave, si keqperdorimi i administrates publike dhe te mirave publike. Keto probleme ishin te mjaftueshme per opoziten per te mos rene dakord me vleresimin e pergjithshem e zgjedhjeve.


Si rezultat, Partia Socialiste (PS) zgjodhi bojkotimin e Parlamentit. Shoqeria shqiptare mbetet e prekur rende nga polarizimi politik te vendit; politika ndikon ne sistemin gjyqesor, ne media dhe ne shoqerine civile, duke u bere keshtu pengese e vendit ne progresin drejt konsolidimit te demokracise


Procesi zgjedhor. Zgjedhjet u zhvilluan ne nje mjedis shume te polarizuar politik. Nuk pati incidente te medha, por u kontestua procesi i ankesave ligjore i ndjekur gjate numerimit te votave.


Zgjedhjet e qershorit 2009 nuk arriten te realizojne plotesisht potencialin e Shqiperise per te permbushur standardet me te larta demokratike, edhe pse ato u konsideruan si zgjedhjet me te mira qe Shqiperia ka mbajtur deri tani dhe te njohura nga organizatat nderkombetare.


Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente te medha, edhe pse u verejten disa mangesi te njohura si votimi familjar, kryesisht ne zonat rurale si dhe mungesa e trajnimit te duhur per administratoret e zgjedhjeve.


Shoqeria civile. Shoqeria civile shqiptare eshte ne udhekryq dhe mbetet prapa nga simotrat e saj ne rajon. Burimet e pakta financiare, varesia e larte nga donatoret, dhe nje renie e konsiderueshme ne aktivitete mungesa e kapacitetit te OJQ-ve ne zonat urbane dhe rurale.


Segmente te ndryshem te sektorit civil u perfshire ne zgjedhjet e qershorit, si grupi politik G99, dhe udheheqesit e disa OJQ-ve konkurruan per te marre vende ne parlament. Ne kete menyre jane hedhur dyshime serioze mbi paanesine e shoqerise civile shqiptare.


Pavaresia e medies Mediat shqiptare kane avancuar ne drejtim te teknologjise, por mbulimi i medieve me korizen perkatese ligjore nuk eshte perfunduar ende.


Kjo mungese e kuadrit ligjor e kombinuar me transparencen e vogel mbi fondet e medieve rte shkruara dhe atyre elektronike favorizojne interesat e pronareve te medias dhe politikaneve sesa interesat e publiku, duke penguar cilesine editoriale.


Mbulimi mediatik i fushates elektorale te zgjedhjeve te qershorit 2009 ishte i ndare ne favor te partise ne pushtet dhe partise kryesore opozitare, ndersa partite e vogla nuk merrnin mbulimin e duhur mediatik te parashikuar edhe ne Kodin Zgjedhor. Reforma e transmetuesit te sherbimit publik eshte bllokuar. Rastet e dhunes kunder gazetareve kane qene sporadike.


Gazetaria investigative mbetet ende nen kercenim, gje e cila eshte demonstruar edhe me ane te sulmit fizik mbi botuesin dhe gazetarin e gazetes Tema / Mero Baze.Rritja e kercenimeve ndaj gazetarise hulumtuese dhe ndikimi i politikes mbi organet rregullatore te medias, ka bere qe pavaresia e medias ne Shqiperi te perkeqesohet.


Qeverisja vendore Polarizimi i jetes politike ne nivelin qendror ka patur nje ndikim negativ ne punen e keshillave komunale.


Vazhdimi i procesit te decentralizimit po pengohet nga shkurtimet e buxheteve te pushtetit lokal. Parlamenti miratoi nje ligj per te ulur normen e tatimit per bizneset e vogla, e cila redukton te ardhurat e qeverive vendore, pergjegjese per mbledhjen e taksave te biznesit te vogel. Qeveria qendrore nuk ka marre ndonje mase per te kompensuar per keto humbje ne buxhetet e qeverisjes lokale.


Per shkak te shkurtimeve ne te ardhurat e qeverive vendore, si dhe bojkotit te opozites ndaj zgjedhjeve te pjesshme vendore, vleresimi per qeverisjen vendore perkeqesohet 2,75-3,00.

Korniza e Gjyqesorit dhe Pavaresia Sistemi gjyqesor ne Shqiperi nuk eshte krejtesisht i pavarur, dhe Shqiperise i mungon nje strategji e pergjithshme per reformen gjyqesore. Qeveria vazhdon te marre veprime per te trembur gjyqtaret dhe prokuroret, duke sjelle raste politikisht te ndjeshme ne gjyq.


Dy ministra ishin te akuzuar per shperdorim
detyre, por rastet e tyre u hodhen poshte nga Gjykata e Larte mbi baza procedurale. Konferenca Kombetare Gjyqesore nuk mund te mblidhet per te zevendesuar anetaret e
e Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD) mandatet e te cileve kane skaduar per shkak te mosarritjes se konsensusit nga forcat e medha politike per miratimin e ligjit te Konferences Gjyqesore Kombetare. Vonesat dhe funksionimi i dobet i sistemit te drejtesise jane verejtur gjate gjithe vitit.


KLD eshte ne procesin e rritjes se numrit te gjyqtareve per gjykatat e rretheve me te medha per te zgjidhur ceshtjet e shumta. Institucionet shteterore kane vendosur nje shembull te keq ne lidhje me ekzekutimin e vendimeve te gjykates, si dhe mungesa e besimit tek agjencite ligjzbatuese ka detyruar shume shqiptare qe te sjellin rastet e tyre para Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut.


Korrupsioni Korrupsioni vazhdon te jete nje fenomen i perhapur ne Shqiperi, dhe
perceptimi i korrupsionit ne sherbimet e ndryshme publike mbetet i larte. Perpjekjet e
qeverise per te ndaluar korrupsionin kane ngecur ne fazen e strategjise, ose eshte vetem aplikim selektiv. Per me teper, strategjise antikorrupsion te qeverise i mungojne mekanizmat konkrete.


Imuniteti i zyrtareve te larte vazhdon te jete nje pengese
ne luften kunder korrupsionit. Ne rastin e ministrit aktual te Mjedisit, Fatmir Mediu, i akuzuar per shperthimin e fabrikes municioneve ne Gerdec, ku u vrane 26 persona imuniteti sherbeu si baze per ti shpetuar gjykimit.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet me benzine mesuesi
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Privatizohet shitja e armeve, tregtia rritet me 70perqind
» Obama kunder djegies se Kuranit Akt shkaterrues
» Berisha Zogu shpetoi pavaresine e Shqiperise
» Qeveria, mbrojtje te posacme investitoreve te huaj
» Kush nderton pa leje, do paguaje koston e prishjes
» "Ne Europe duhet te marre fund perfolja e Shqiperise"

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Trashegimia Moderne e panjohur
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anulluar
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» Infrastruktura, me pak para per investime
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7361 artikuj te lexuar 1741078 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

pritese  permiresohen  nen    biznesesh  mosregjistrim  selmanllari  ilegale  kreu  neper  tatimeve  e  mesuesi  puna  i  kam  emigrantet  kushtet  ne  hetim  televizione  me  benzine  vetedigjet  per  prefekture  largojne  nga  deshmon  kapshtice  pare  gerdecin  vetem   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.