News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Skandali me Kartat e Identitetit

Publikuar me : 12.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 254 here.
'

Qeveria shqiptare duket se ka prodhuar gabim mijera Karta Identiteti, me numer identiteti te llogaritur me nje gabim jo-sistematik, cka hedh ne ere sigurine e tyre. Ky numer identiteti eshte i reflektuar dhe ne pasaporten biometrike. Nje raporti investigues i emisionit Faktori Plus eshte fare i qarte per stafin e Ministrit te Brendshem, dhe autoritetet zyrtare.


Ky skandal duhet te korrigjohet sa me pare dhe qytetaret qe kane paguar pasaporta dhe karta identiteti dhe qe kane gabim Numrin e Identitetit duhet se paku te bejne falas dokumentet e reja dhe qeveria te kerkoje ndjese per kete papergjegjshmeri te saj.


Ne kushtet e plotesimit te standardeve per vizat bejne pjese dhe funksionimi i demokracise dhe te drejtat e njeriut, qe kjo qeveri po i shkel me te dy kembet, duke ndertuar nje shtet klasor dhe duke cuar ne ekstrem krizen me opoziten. Por kjo eshte njera ane e medaljes.


Skandali me i madh eshte se kjo qeveri nuk eshte ne rregull as me kushtet teknike. Faktori Plus paraqiti dy dite me pare nje raport investigativ, mbi gabimet qe kane Kartat e Identitetit, ne menyren se si eshte llogaritur Numri i Identitetit qe gjendet ne secilen Karte dhe qe eshte i eksportuar edhe ne pasaporten e re biometrike, dokumenti yne i sigurise per te marre vizat ne BE.


Mijera nga keto pasaporta jane printuar me numer identiteti te llogaritur gabim. Madje skandali eshte se gabimi nuk eshte statistikor, pra nuk vjen nga ndonje ligesi, por eshte i crregullt dhe vjen nga papergjegjesia. Faktori Plus ka hetuar dy dokumente, dokumentet e mia dhe te te ftuarit tim ne studio, Ilir Beqja. Njeri i ka ne rregull, tjetri i ka gabim.


Te gjitha formulat e llogaritjes jane publike dhe zyrtare, miratuar nga vete qeveria shqiptare. Pasaporta ime dhe e Ilir Beqjes eshte po ashtu publike dhe mund te verifikohet. Atehere lind pyetja kush eshte pergjegjes per kete gabim ne dokumentet tona te sigurise se larte?


Natyrisht, Ministri i Brendshem Lulzim Basha ketu eshte para nje skandali, qe buron ne menyre spontane nga papergjegjesia me te cilen ai ben cdo pune qe i ngarkohet. Por ne kete rast, ai ka hedhur ne ere, jo vetem sigurine e dokumenteve te identifikimit, por dhe nje nga kushtet qe Shqiperia duhet te plotesoje per liberalizimin e vizave ne aspektin teknik, dhe qe eshte siguria e dokumenteve.


Qeveria shqiptare, e cila po lavderohet se ka rritur numrin e pasaportave te printuara, dhe kartave te identitetit, duhet te rikthehet pas dhe te rimbledhe gjithe pasaportat dhe kartat e identitetit te prodhuara gabim, ti asgjesoje ato dhe tu jape falas qytetareve qe ua ka printuar gabim dokumentet e reja.


Nuk presim te kerkoje as ndjese, por natyrisht nuk do te presim te na akuzojne se po pengojme liberalizimin e vizave. Faktor Plus i ve publikisht ne dispozicion Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama, dy kartat e identitetit qe do te demonstrojme ne studio dhe ajo te nise hetimin, duke pranuar qe para drejtesise te shkojme ose ne si gazetare ose Ministri Basha.


Skandali eshte se qeveria ne vend qe te merret seriozisht me keto ceshtje, harxhon kohen te provokoje opoziten, lidhur me vonesen qe ajo vete u ka shkaktuar shqiptareve per te levizur te lire si te gjithe qytetaret e tjere te rajonit.


Prej dje ne numrin e telefonit te redaksise kane mberritur mbi nje mije sms, te cilat kryesisht kerkojne tu verifikojme numrin e Identitetit te kartave te tyre. Ne panik jane futur sidomos emigrantet tane ne Itali dhe Greqi, te cilet u detyruan thuajse dhunshem nga qeveria te marrin pasaportat biometrike para vitit te ri, dhe tani mund te kene ne duar nje dokument te pasakte.


Nga verifikimet qe ne arritem tu bejme sms-ve dhe numrave te Kartave te Identitetit qe derguan, na rezulton se se paku 40 per qind e tyre eshte gabim, nje shifer kjo shokuese per te cilen urojme te mos jete nje perfaqesuese per gjithe Shqiperine.


Ne nxisim qytetaret tu drejtohen zyrave te gjendjeve civile dhe Sigurimeve shoqerore per te verifikuar ate qe ka ndodhur me dokumentet e tyre. Ajo qe dua te theksoj sot eshte se qendrimi i qeverise pas denoncimit tone eshte kriminal.


Kryeministri Berisha ka urdheruar sot gjithe zyrtaret qe mund te pyeten per kete ceshtje, te mos flasin dhe te mos japin asnje shpjegim per kete skandal. Disa zyrtare te Sigurimeve Shoqerore dhe gjendjes civile na shpjeguan privatisht urdhrin e kryeministrit per te mos folur per medien qe kerkon sqarime per nje gje te tille.


Zyrtare te sigurimeve shoqerore shkuan dhe me thelle duke na shpjeguar se ky skandal eshte kapur fillimisht prej tyre muaj me pare, por qeveria i ka detyruar te heshtin. Skandali ne te vertete hedh ne ere gjithe saktesine e sistemit te prodhimit te dokumenteve tona te identifikimit.


Edhe pse sistemi eshte shume modern dhe bashkekohor, papergjegjshmeria ne plotesimin e te dhenave, ka prodhuar nje gabim josistematik, i cili mund te korrigjohet vetem duke i rimbledhur te gjithe dokumentet e printuara gabim dhe duke u rishperndare te rejat.


Mos prononcimi i qeverise per kete ceshtje, deri sot ne pasdite, eshte dhe nje shenje tjeter e distances qe ka qeveria nga shqetesimet e qytetareve shqiptare. Mijera qytetare shqiptare, qe jane alarmuar, sidomos ata qe jane ne emigracion, duan nje pergjigje se si do te testohet dhe si do te korrigjohet ky skandal.


Eshte detyre e qeverise te pranoje skandalin dhe ta korrigjoje ate. E dime qe kjo eshte nje minus i madh, per seriozitetin e nje administrate, e cila krekoset se ka plotesuar kushtet teknike per liberalizmin e vizave per ne BE.


E dime po ashtu se kjo gje mund te rrise dyshimet per seriozitetin e vendit tone ne prag te liberalizmit te vizave. Por, ky skandal nuk kalon duke heshtur dhe duke e mbuluar. Ky skandal tejkalohet duke e zgjidhur problemin dhe qytetaret po presin nga qeveria qe ajo ta zgjidhe ate.


Ekspertet thone se skandalin mund ta kene prodhuar tri shifrat e fundit te numrit, te cilat tregojne renditjen e shtetasit ne regjistrin elektronik.


Duke qene se ky regjister eshte i pakolauduar dhe i pasigurt, futja e duarve ne te, ndoshta dhe per qellime elektorale, mund te kete prodhuar kete termet ne formulimin gabim te qindra mijera dokumenteve te identifikimit.
E perseris se ne nuk i ndihmojme dot me shume se kaq qytetaret.


Ne thjesht po i njoftojme se ata kane ne duar dokumente ndoshta te pasakta, dhe qeveria duhet te jape nje pergjigje per kete.


Ne jemi te gatshem te ballafaqohemi me fakte per ate qe po themi.
Zoti Berisha, le te na provoje se kartat nuk jane ta pasakta dhe ne jemi gati te shkojme para drejtesise. Po kaq i gatshem duhet te jete dhe per veten e tij dhe ministrat e tij qe i mbron me imunitet.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Presidenca E verteta e Gjykates Kushtetuese
» Alibeaj Puna e gjykates eshte e cenuar
» "Dhuna ne Kuvend, do vetembrohemi ne cdo menyre"
» PS Shkurtimi i buxhetit u be pa analize
» Meta Duhet evituar gjuha e konfliktualitetit
» Partite e vogla Si mund te ndryshohet Kodi Zgjedhor
» Xhon Uidhers, lamtumira e nje ambasadori
» Kuvend puthadoresh
» Rama Berisha ska numrat per SHISH
» Punonjesi i Gardes dhunon gazetarin e "Shekullit"

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568343 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

dosjet  veror  e  sarande  kuvendi  ullinj  emrat  ka  dhe  fituesve    piken  rrenje  murriqanit  shish..  sezoni  kufitare  kapet  nje  ekonomia  ne  rinj  legalizimet  7516  breshke  te  fluks  cfare  130-kilogrameshe  2000  flaket  shkrumbojne   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.