Gjysherit, prinderit, motrat
dhe vellezerit me
te medhenj sot do te
percjellin me te vegjlit
ne shkolle. Do te jete dita e pare
e shkolles per 50 mije femije, te
cilet do te bejne mesim dhe do
te ulen ne banke per here te pare.
Edhe pse nuk i njohin mesueset,
u kane pergatitur atyre tufa
me lule, urime dhe madje kane
mesuar te bejne nje prezantim
te shkurter per veten, apo nje
tregim se ku i kaluan pushimet
verore. Jo vetem per klasat e para,
por edhe per nxenesit e tjere, ky
vit shkollor do te kete ndryshime.
Duke nisur nga klasa e 9-te,
me pas cikli 3-vjeçar dhe duke
arritur keshtu ne nje nga pikat e
reformes aq te perfolur ne arsim.
Rreth 433 mije nxenes te arsimit
parauniversitar ne rang kombetar
do te fillojne sot vitin e ri shkollor
2008-2009, i cili per here te pare
do te funksionoje me strukturen
e re arsimore 5+4+3, e ngjashme
me shume vende te Rajonit dhe
Evropes.
Si pasoje e kesaj strukture,
kete vit ne 376 shkolla te mesme
nuk ka regjistrime ne vitin I,
ndersa pritet qe me 15 shtator,
ne 1749 shkollat e mesme, ne
bankat e klasave te para fillore
te ulen rreth 50 mije nxenes
dhe ne klasat IX rreth 55 mije te
tjere. "Libri dhe interneti do te
jene shoket tuaj te perditshem,
jo vetem ne qytete, por shume
shpejt edhe ne fshatrat me te
humbur te Malesise. Kete vit
shkollor, shkolla do t‘u jape krahe
te panumert endrrave dhe fantazise
suaj, asnje kufi tokesor nuk
do ta pengoje me lundrimin tuaj
ne boten e pafund te internetit;
ju do te jeni pjese e bashkesise
se moshatareve tuaj ne te gjithe
globin; do te mund te lidheni me
ta, te mateni me ta, te fitoni garat
me ta", tha ministri Beja. Ministri i
Arsimit dhe Shkences, Fatos Beja,
ka deklaruar se nxenesit ne diten
e pare te shkolles, me 15 shtator,
do te kene ne duar te gjitha tekstet
shkollore. Perpara fillimit te
vitit shkollor, 36 librari te Tiranes
jane furnizuar me mbi 405 tituj
tekstesh, nga 30 shtepi botuese.
Me reformen e teksteve, Ministria
e Arsimit nuk eshte me zoteruese
e se drejtes per te perzgjedhur ne
menyre perfundimtare tekstin
qe do te vendoset ne banken e
nxenesit. Kjo e drejte u ka kaluar
mesuesve, qe e perdorin tekstin
me nxenesit e tyre. Per kete
qellim, lejohet qe, ne vend te nje
teksti te detyruar nga ministria,
mesuesit t‘i paraqiten variante
te ndryshme te pergatitura nga
botues private, prej te cileve ai
perzgjedh ata qe quhen tekste
alternative. Gjithashtu fondet e
subvencionit shteteror per tekstet
shkollore nuk shkojne per te
financuar prodhuesit e teksteve,
botuesit dhe kompanite e shtypshkrimit.
Keto fonde kalojne ne
doren e perdoruesve te teksteve,
prinderve dhe nxenesve. Dje, ministri
i Arsimit dhe i Shkences ka
uruar te gjithe nxenesit per çeljen
e vitit te ri akademik. "Ne menyre
te veçante uroj vogelushet dhe
vogelushet qe, per here te pare,
hyjne ne udhen e bukur e te pafund
te diturise. Ata qe jane sot
shpresa, krenaria dhe dashuria e
prinderve dhe gjysherve te tyre,
por njekohesisht edhe e ardhmja,
teresisht evropiane, per Atdheun
tone Shqiperine", tha ne mesazhin
e tij ministri.