News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Talent per gjeste

Publikuar me : 29.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 96 here.
'

Figurat e shenjta te feve dhe profetet, seksi normal dhe eksperimental, holokausti, nazizmi, incesti jane bere territor i tabuve qe thyhen dhe fyhen nga arti bashkekohor shokues, si ne Perendim dhe ne Lindje.


Vlera e veprave te tilla nuk mund te jete vecse ne perpjesetim te drejte me zemeraten qe shkaktojne ne publik.


Nga nje editorial i The New York Times, me titullin pompoz Arti ne Moske, ende i ndaluar, mora vesh se nje gjykate moskovite kishte denuar me gjobe organizatoret e nje ekspozite me titullin Art i ndaluar - 2006, e cila permbante vepra arti te ndaluara nga muzeumet ruse nga frika se mos shkaktonin reaksione ne publik.


Mes veprave, kishte te tilla si imazhi i Krishtit ne nje reklame te McDonalds, dhe pamja e nje gjenerali rus duke perdhunuar nje ushtar, nen dicituren Lavdi Rusise.


Me ane tjeter, vetem pak dite me pare, lajmet percollen zemeraten e publikut polak, me nje pllakat qe ekspozonte nje pune te artistit Max Papeschi - dhe pikerisht nje grua lakuriqe me nje maske te Mickey Mouse-it, me nje kryq te thyer nazist ne sfond.


Ky provokim arti eshte nje forme dhune ndaj ndjeshmerise se shume njerezve, tha nje anetar i keshillit bashkiak te qytetit te Poznanit, ku ishte varur pllakati.


Ndersa kryetarja e komunitetit hebre te qytetit, Alicja Kobus, u shpreh se pllakati eshte shokues per njerez qe jane ende te gjymtuar nga ferri i Holokaust-it.


Fatmiresisht, kete here Papeschi nuk u denua, madje perkundrazi, emri i tij fluturoi anembane botes, i ndihur nga agjencite e lajmeve.


Megjithate, si ne Perendim, ashtu edhe ne Lindje, duket se arti shokues ndjek nje shabllon monotonisht te njejte gjej nje tabu qe ka mbijetuar, krijo nje veper qe e thyen madje e fyen tabune, ekspozoje vepren ne publik, shijo famen qe ndjek zemeraten e te drejteve.


Tabu te tilla, anembane botes, mund te jene figurat e shenjta te feve dhe profetet (Krishti, Muhameti), seksi normal dhe eksperimental, holokausti, nazizmi, ekskrementet, incesti...


Ne 1987, fotografi Andres Serrano ekspozoi nje model te vogel plastik te Krishtit ne kryq, te zhytur ne urinen e vet, me te cilen edhe fitoi nje konkurs te shpallur nga Qendra Juglindore e Artit Bashkekohor, ne SHBA.


Ne 1999, artisti britanik Chris Ofili perdori bajga elefanti ne nje skulpture te Shen Merise.
Ne 2007, spanjolli Santiago Sierra solli ne Lisson Gallery te Londres 21 blloqe kabá me te pegera te sjella posacerisht nga nenkontinenti indian, per ti ofruar publikut nje grimce eksperience nga jeta e te paprekshmeve ne ate vend.


Me e hershme se te gjitha keto gjeste eshte ideja e Piero Manzoni-t, i cili prodhoi, ne maj te vitit 1961, nentedhjete kuti me fecet e veta (Merda dartista), te cilat u perpoq pastaj tua shiste galerive ose koleksionisteve anembane botes.


Nga ana e vet, publiku bashkekohor e ka gjithnje e me te veshtire te befasohet nga provokimet e artisteve vizuale dhe sulmet e ketyre ndaj atyre pak tabuve qe kane mbetur ne kembe; madje edhe atyre tabuve te tjera qe kane mbijetuar si dordolece te vetvetes ose skelete druri te kalbur.


Peshtyma, sperma, qelbi i plageve, gjaku menstrual, indet kadaverike, urina dhe fecet jane pranuar tashme ne qerthullin e materialeve dhe shenjat e artit bashkekohor, krahas lendeve me te fisme ose se paku me neutrale, si bojerat e vajit, mermeri, bronzi, qelqi, allcia, plastika, pelhura dhe letra.


Ne ate mase qe funksionojne si te tilla, shoqerite gjithnje do te kene tabute e tyre, rreth te cilave te ngrene sistemet e vlerave; i njejti kurator muzeumi, qe mund ta kaloje diten duke negociuar per te blere nje nga kanocet e Manzoni-t, do te dridhej i teri nga neveria, po te te kapte ty duke kruar pafajesisht hunden me gisht ne metro.


Njelloj eshte e vertete se arti gjithnje do te perleshet me tabute, pjeserisht ne emer te lirise, te perkufizuar negativisht si shkelje, infraksion, kundervajtje; dhe pjeserisht per te shkundur publikun nga apatia, per ta terhequr vizitorin per menge.


Marrja ne pyetje e tabuse funksionon keshtu si porte drejt nje niveli me domethenes te perceptimit.


Megjithate, ta kufizosh artin me identifikimin dhe thyerjen e mepastajme te tabuve do te ishte nje forme spekulimi, ose sharlatanizmi. Vetem nuhatja per te njohur kete apo ate tabu, si dhe guximi per ta shkelur ne publik, nuk mjaftojne; duhet edhe arti vete.


Natyrisht, eshte relativisht komode te fiksosh ne ndonje fare forme akte te ndryshme qe shkojne kunder tabuve, paragjykimeve, vlerave sociale te pranuara, tradites; dhe pastaj ta kundershtosh zemeraten qe shkakton, duke e paraqitur ose ekspozuar gjestin tend si art.


Vec te tjerash, kjo do ta asgjesonte artin, jo vetem duke i sheshuar kufijte mes artit dhe jo-artit; por edhe duke ia imponuar nje formule mekanike per perftim veprash ne seri.
Ska dyshim, nga ana tjeter, se ideja e nje arti te ndaluar (forbidden art) e katalizon veprimtarine artistike; meqe vete akti i ndalimit parakupton nje fare rendesie institucionale ose solemniteti te asaj cka mbron tabuja.


Ne kete kuptim, nese shoqeria vete, se bashku me publikun qe e perfaqeson, perceptohet prej artistit si e kalbur ose hipokrite ose e kalcifikuar, atehere sulmi ndaj tabuve do te ishte nje forme me se legjitime e kritikes sociale.


Ne kete kuptim, jo vetem veprat e ekspozites me art te ndaluar ne Moske e kritikojne, me menyrat e veta, sistemin e atjeshem; por edhe vete ekspozita, duke ngjallur reagimin institucional ndaj kuratoreve, merr pjese ne procesin qe kerkon ti jape ketyre gjesteve statusin e artit.


Nese qeveria ruse, kisha, prokuroria, ose njerezit e thjeshte te mos kishin reaguar, atehere veprat ne fjale do te kishin deshtuar fund e krye - sepse vlera e veprave te tilla nuk mund vecse te jete ne perpjesetim te drejte me zemeraten qe shkaktojne ne publik.
Editoriali i The New York Times kerkon keshtu te pamunduren tolerimin nga publiku dhe institucionet te nje arti i cili ekziston vetem ne ate mase qe nuk tolerohet.

Me ane tjeter, vetem pak dite me pare, lajmet percollen zemeraten e publikut polak, me nje pllakat qe ekspozonte nje pune te artistit Max Papeschi - dhe pikerisht nje grua lakuriqe me nje maske te Mickey Mouse-it, me nje kryq te thyer nazist ne sfond.


Peshtyma, sperma, qelbi i plageve, gjaku menstrual, indet kadaverike, urina dhe fecet jane pranuar ne qerthullin e materialeve dhe shenjat e artit bashkekohor, krahas lendeve me te fisme si bojerat e vajit, mermeri, bronzi, qelqi, allcia, plastika, pelhura dhe letra.



'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» Prishtina mirepret ndryshimin e pr/rezolutes
» Rasti i teatrit ne Kurdistan
» StĂ©phane MallarmĂ©, nje mik i vertete
» Ti jepet fund politikes se perkedheljes ndaj Serbise!

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Milo Berisha po ecen ne gjurmet e Enverit
» Trashegimia Moderne e panjohur
» "Festa nuk e njohu meshiren per djalin tim me leucemi"
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anulluar
» Kapshtice, permiresohen kushtet pritese per emigrantet ilegale
» E largojne nga puna ne prefekture, vetedigjet mesuesi
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Topi Jo me besimtare ne rruge
» "Alternativa nuk ben asnjehere keq ne arsimim"
» Rrihen ne gjendje te dehur, vdes vellai
» Deshmon Selmanllari Per Gerdecin kam pare vetem neper televizione
» Infrastruktura, me pak para per investime
» I zhduket femija, denoncon pengmarrjen
» Shqiperia i shet BE-se 1500 ton armatime. Tregtia, rritje me 72perqind
» Xhufi Jo vetem Berisha, edhe Zogu kishte nje Bollano mik


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7361 artikuj te lexuar 1741082 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

nen  kreu  i  emigrantet  deshmon  ilegale  pritese  vetem  benzine  mesuesi  tatimeve  prefekture  neper  mosregjistrim  pare  ne  permiresohen  kam  selmanllari  gerdecin  kushtet  vetedigjet  nga  kapshtice  e  per  biznesesh  puna  hetim    me  largojne  televizione   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.