News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kulture
Tirana e Pirandelos, nje ngjarje e madhe

Publikuar me : 11.04.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 240 here.
'

Premiera / Eshte nje ngjarje e madhe qe ky spektakel teatror mbi vepren e Luigi Pirandello-s, tejkalon disa standarde te deri sotme, i kthen nje dinjitet te ri pjekurie Teatrit Kombetar dhe kesisoj e ben cdo spektator te salles ta ndjeje veten fatlum qe jeton ne Tirane, nje ndjenje qe shpesh e pandehim si te harruar.


Ne lozhen qendrore te teatrit, ne vend te perandoreve, kajzereve, kryetareve te shteteve, madje edhe te perhapesve te propagandes si puna e Gebelsit, si jane paraqitur neper kohera rendom, tashme regjia ka vendosur gjashte personazhet qe kerkojne autor nga drama me te njejtin emer e Pirandelos.
Nuk jemi vetem ne dramen me te njejtin emer te ketij dramaturgu te madh por edhe ne Teatrin Kombetar te Tiranes, ne shfaqjen e posa vene ne skene te regjisorit Mehmet Xhelili. Keshtu me hapjen e siparit, jemi te qarte qe po imponohet nje bote artistike.
Regjisori Mehmet Xhelili, nje nga baballaret e rij te teatrit shqiptar, kesaj here dhe perfundimisht ka vendosur ti flase spektatorit jo vetem drejtperdrejt, gati me nje veper vigane, jo vetem te sjelle Pirandelon dhe te zbertheje strukturen e thelle te brendshme te krijimit teatror, por ta beje spektatorin e tij shqiptar pjesemarres te nje etape te re te teatrit per ta kthyer ne nje prej komponenteve te domosdoshem te jetes.
Pikerisht per te arritur kete, regjise i eshte dashur se pari te nderroje pozicionet e pushtetit njerezor, duke zhvendosur dinjitaret dhe zyrtaret dhe duke fokusuar ne majat e shoqerise personazhet njerezore, ata, qe sipas fjaleve te vete dramaturgut, jane te vetmit te pavdekshem. Po aq e pavdekshme eshte edhe historia e nje familjeje qe vihet ne qender nga personazhet e nje drame te vecante, e cila sa here qe perseritet ne skene, tregon dhe do te tregoje gjithmone plage dhe marredhenie dramatike. Keta jane Gjashte personazhet qe kerkojne autorin, te cilet nga lozha ku jane vendosur, zbresin dhe inondojne deri sa zoterojne dhe mbreterojne me ngjarjen e tyre tragjike dhe therese ne skenen ku me pare levizin gati ne satire, nje grup aktoresh te lojes klasike, te drejtuar nga regjisorja e tyre, te cilen loja e aktores Olta Dako e zbret ne kohe dhe ne adresen kontemporane shqiptare, si pjese e botes.
Pirandelo eshte nje nga autoret qe e shkundi dhe e tronditi skenen boterore me dramen Gjashte personazhe kerkojne autorin. Ashtu si ka shkundur disa here skenen shqiptare nga provincializmi, por kete here me sa duket ka ardhur koha ta kryeje misionin e tij ne menyre te shkelqyer. Kesaj here se bashku me Mehmet Xhelilin, ai krijon shtresezimet e njepasnjeshme te raporteve mes krijimit te personazheve dhe lojes se aktorit, pjesemarrjen direkte te spektatorit per te zbuluar brenda njeriut, jo vetem ne ngjarje dhe zberthim gradual dhe nderje, por edhe nje dialog strukturor, ku gjithcka gjendet ne vartesi dhe nderthurje te njera-tjetres.
Megjithese jemi mes personazheve dhe ngjarjeve qe kulmojne me skena te njepasnjeshme ku personazhet pothuaj detyrohen te zbulojne te fshehtat e tyre te medha, por edhe detyrojne njeri-tjetrin qe te zbulohen deri ne skenen e vdekjes dhe te vetevrasjes se dy femijeve, perseri gjendemi nen driten zberthyese te nje autori te sprovuar te skenes shqiptare, asaj te regjise se Mehmet Xhelilit.
Kesisoj jemi perpara nje ngjarje shume te rendesishme teatrale, vecanerisht per publikun shqiptar, i cili ka nevoje te hyje ne historite e brendshme dramatike, te cilat vazhdon ti degjoje perdite. Me ndihmen e Pirandelos, regjisori i shfaqjes, thyen tabute e konvencioneve, qe nga krijimi i skenave, krijimi i ndricimit te drejtperdrejte, deri te ndjellja e vetvetishme qe i ben hapjes dhe zbulimit te nje marredhenieje njerezore, ku seicili ka pergjegjesite e veta.
Ne qe sot me teper se asnjehere tjeter gjendemi perpara teknikave te reja te komunikimit, ku mbizoteron biseda e drejtperdrejte ose po sulmon reality show, me sa duket mjaft i nevojshem, kuptojme edhe njehere gjithashtu, sa i rendesishem dhe i paperseritshem eshte ky zberthim strukturor, kjo thellesi vertikale qe perhapet horizontalisht ne te gjithe aktoret, si nen amplitudat e nje termeti te fshehte, dhe qe, ne saje te nje perpunimi te shkallezuar ku mendimi merr pjese aktive se bashku me ngjarjen dhe emocionet, i ben autopsine edhe vete krijimit. Teatri eshte vendi me i denje i ketij operacioni te hapur artistik, qe edhe brenda perbrenda kohes dramatike krijon nje kohe tjeter, me te gjithe stanjacionet dhe ndeshjet e saj te befasishme. Mehmet Xhelili arrin te krijoje kete kohe te re para syve te spektatorit, duke zoteruar deri ne perfeksion jo vetem Pirandelon, lojen e aktoreve, por edhe krijimin personal. Gjithsesi kjo eshte nje pune vigane, qe ja vlen te percaktohet hapur, pasi shfaqje te tilla tregojne se teatri shqiptar, ka mberritur ne nje faze te re pjekurie te botes se sotme kontemporane. Te zoterosh deri ne pejzat me te holla nje kryeveper artistike dhe ta pasurosh ate me shpirtin dhe intelektin e krijimit te distancave, ndonese ne invers, jemi perseri ne zonen krijuese, ku shkrimtarit i bie nje barre tjeter, te ktheje ne nje kohe te re, procesin nga mendimi, gjuha e folur, deri te shkrimi.
Ja perse flasim se ne nje kohe te tille te komunikimit te hapur masiv, teatri, si ne invers te tij edhe letersia, do te jene gjithmone ne pararoje te perpunimit te lendes bruto njerezore, e cila nuk arrin te thote gjithcka vetem me gjuhen e vet te drejtperdrejte. Por qe te mos thuash gjithcka, do te thote qe te zoterosh nje gjendje pothuaj memece, ne nevojen e madhe te komunikimit.
Mjetet artistike te kesaj venieje te madhe skenike jane te shumta. Mjafton te veme ne dukje vetem si perqendrohet veprimi dramaturgjik, nepermjet nje pasqyre, ku personazhi i Eftiola Lackes fokusohet njesoj si nje pike berthame tragjike, ne nje nga skenat me thelbesore te zberthimit te ngjarjes dhe konfliktit.
Epiqender e ketij konflikti eshte burri apo babai, i cili ka detyruar gruan e tij te martohet me nje tjeter, duke mbajtur krejtesisht per vete vetem nje femije legjitim, dhe duke i kthyer rreth vetes te tjeret ne shtepi, pas nje perdorimi te ankthshem dhe brutal.
I luajtur me mjeshteri nga aktori Fatos Sela, i duhet te paguaje, qofte me modalitetet e larta dhe te shumta te ndertimit te nje karakteri brejtes dhe teknike te larte njerezore, kur e di se sa e rendesishme eshte batuta ne shpalosjen e konfliktit deri te fshehta te tij me personale, per te vene ne cdo cast ne nje levizje te re edhe perceptimin e spektatorit.
Me nje loje te nje ndjeshmerie te larte, aktorja Eftiola Lacka ka krijuar ne menyre prekese viktimen dhe karakterin e thelle te nje gjeme te fshehte, duke dhuruar ne krijimin e karakterit dhe te drames se personazhit, objektin e trupit vajzeror te rrezikuar nga incesti ateror, nje drame kjo qe sa me shume qe perthyhet, aq me e forte transmetohet te spektatori.
Ne kontrast me patriarkun e familjes Sela dhe femijet e vendosur ne dy kahe, deri edhe pertej vdekjes, e bute, gati nen nenshtrimin dramatik dhe peshen e vuajtjes dhe dhembjes leviz ne skene aktorja Marjeta Ljarja, qe sjell ne teater nje nga rolet e saj me te ngrohta dhe me domethenese. Nuk duhet menjanuar edhe Dritan Borici, qe bashkengjitet drames me shume mase.
Mund te flitet per kete shfaqje rreth mizanskenes precize dhe te shpenguar, ku te gjithe ne cdo moment jane pjesemarres dhe ku aktoret, te gjithe plot pasion krijues qe buron prej nje pune te pjekur mire e mire, here pas here vihen re raporte te caktuara te hapura me personazhet qe u kane ardhur per vizite. Merite e tyre eshte se asnjehere nuk ndjehen keq, perkundrazi te gjithe se bashku pasurojne ne kompleksitet dhe teresisht dramen e Pirandelos, duke u nisur nga Kureta, Kujofsa, Angjeli, Bozgo, e Kujofsa tjeter, Muka, Xhelili, Hoxha, Konjari, Janushi, Xhangolli, Dhima.
Nuk mbetet gje tjeter vetem per te nenvizuar harmonine e plote dramaturgjike te krijuar nga kostumografia e Anila Zajmit, qe percakton bukur dramen, karakteret, humbjen, madje edhe ndertimin e ballafaqimit dramaturgjik, skenografia e Genc Shkodranit, qe krijon te gjithe nderthurjen strukturore kohore dhe njerezore, si dhe perdorimi sondues dhe plot nenvizime te holla dramaturgjike i muzikes se perdorur prej regjise, e cila i ka dhene shfaqjes nje ritem te larte.
Eshte nje ngjarje e madhe qe ky spektakel teatror, tejkalon disa standarde te deri sotme, i kthen nje dinjitet te ri pjekurie Teatrit Kombetar dhe kesisoj e ben cdo spektator te salles ta ndjeje veten fatlum qe jeton ne Tirane, nje ndjenje qe shpesh e pandehim si te harruar.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Krimet, porosite per te denuar sa me shume ushtarake
» Ballkanika ne Vlore
» Krzysztof Zanussi Kur fillon njeriu ta shese shpirtin
» Topi dekreton daten e zgjedhjeve Gara per vendorin behet me 8 maj
» Gerdeci, familjaret e viktimave ne proteste Gjyqi te behet perdite
» Berisha Zgjedhjet ishin te papara. Ruci Po zvarriten negociatat per krizen
» Topi, apel para nisjes se Kuvendit Te hetohen zgjedhjet e 28 qershorit
» Kosova, nje precedent apo rast unik?
» Shkollat hapin dyert per 645 mije nxenes. Urojne Topi, Berisha e Rama

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Leja e ndertimit, deshmon Selmanllari Albana Vokshi genjen
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Avokati i tatimpaguesve, si do funksionoje institucioni
» Ballkanika ne Vlore
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Kryegjyshi dhe babai i Erisonit
» Katari njeh Kosoven
» Tirane, policia godet bazen e heroines
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» "Bollano, produkt i kryeministrave pa kokrra te ketij vendi"
» Tenton te perdhunoje fqinjen 14-vjecare
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7255 artikuj te lexuar 1710525 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

njeh  per  tenton  katari  kujdes  te  optimist  hesht  kosoven  korruptiv  eshte  "perplas"  publikohen  faktet  avokatin  e  pyetjet.  selmanllarit  prokurorine.  ruli  neser  reagon  cana  ps  fqinjen  me  por    14-vjecare  perdhunoje  deshmia  privatizimi  kerkon   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.