Ndryshimi i Rregullores se Kuvendit
Mazhoranca ne pritje te konsensusit te opozites
TIRANE- Shtyrja nga Kuvendi per javen qe vjen e miratimit te ndryshimeve ne Rregulloren e Kuvendit mbi menyren e votimit te dekreteve te Presidentit per Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese, ka te beje me faktin se mazhoranca eshte ende ne pritje te konsensusit te opozites per ndryshimet perkatese ne Rregullore.
Dy amendamentet e paraqitura nga deputetet e pozites per ndryshimin e procedures se miratimit te kandidaturave te propozuara nga Presidenti, parashikojne qe te kalohet nga votim i fshehte ne votim te hapur.
Por miratimi i ketyre ndryshimeve ne Rregulloren e Parlamentit, kerkon edhe voten pro te deputeteve socialiste, te cilet nga ana e tyre, propozimin e shumices e kane cilesuar si antikushtetues dhe cenim te parlamentarizmit. Per miratimin ne unison te ndryshimeve te Rregullores se Kuvendit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ne nje prononcim per mediat theksoi dje se per kalimin e kesaj ceshtjeje nevojitet fryma bipartizane dhe sipas saj, Parlamenti eshte ne momentin qe kerkon kompromis per miratimin e ketyre ndryshimeve.
Jane mbledhur te gjitha keto praktika, jane diskutuar ne mbi 5 mbledhje te Keshillit te Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, i cili eshte institucioni qe konsiderohet bipartizan, sepse ne tema te tilla te medha per shtetin tone eshte shume e rendesishme qe te kesh fryme bipartizane. Nuk ka kenaqesi me te madhe per mua si Kryetare e Kuvendit sesa te gjej frymen bipartizane ne trajtimin e kesaj ceshtjeje, pavaresisht votes ne finale. Pas 20 vitesh, Parlamenti eshte ne momentin qe kerkon kompromis, kerkon raport pergjegjesie ndaj shtetit dhe ndaj qytetarit ne raport me ekonomine, padyshim ne raport me heqjen e vizave dhe integrimin e vendit,- tha dje Topalli.
Duke e cilesuar Kuvendin si institucionin qendror te vleresimit te votes, Topalli duke kerkuar vendosjen e procedures se votimit te hapur kerkon te zhvleresoje rolin e deputetit duke e cilesuar voten e tyre ne votimin e fshete si jo thelbesore, per me teper sipas saj edhe ne konflikt interesi qe mund te kete nje deputet i caktuar me kanidaturen e propozuar nga Presidenti per anetar te Gjykates se Larte apo te asaj Kushtetuese. Ne baze te leximit qe ne i bejme Kushtetutes, ajo e therret Kuvendin e Shqiperise, i kerkon Kuvendit te Shqiperise qe te jape nje vleresim substancial dhe votimi substancial nuk eshte votimi individual i deputetit. Vleresimi substancial eshte i institucionit te Kuvendit.
Do te ishte papergjegjshmeri nese ne nje votim te fshehte, nje deputet i caktuar per shkak te nje lidhjeje miqesore, te nje njohjeje personale te jepte nje vleresim mbi nje institucion kaq te rendesishem sic eshte pushteti gjyqesor,- u shpreh ajo. Kryeparlamentarja Topalli nenvizoi gjithashtu se Kuvendi u eshte referuar disa shembujve ne Evrope per proceduren e votimit te kandidaturave, dhe sipas saj, te dyja menyrat e votimit jane demokratike, por procedura e votimit te hapur sipas Topallit ka transparencen me te madhe.
Ne kemi nje raport shume interesant te Komisionit te Venecias, i cili, pas nje opinioni, nje analize te marre nga te gjitha procedurat parlamentare ne Europe, flet per menyrat e votimit dhe procedurat ne parlamente te ndryshme, duke i konsideruar te gjitha keto menyra votimit, te hapura apo te mbyllura, si demokratike, si standard me i larte natyrisht vleresohet aty ku transparenca eshte me e madhe,- nenvizoi kryetarja e Kuvendit. Socialistet e kane kundershtuar futjen e votimit te hapur pasi sipas tyre mazhoranca kerkon ta kontrolloje voten ne menyre politike.
Shtyrja e miratimit te ndryshimeve ka bere qe procesi i kalimit te tre dekreteve te kreut te shtetit per anetare te Gjykates se Larte, qe jane depozituar ne Kuvend, te dale jashte kornizes ligjore. Kjo vjen pasi diten e hene skadon afati tre javor qe Komisioni i Ligjeve, sipas rregullores aktuale, ka ne dispozicion per te shqyrtuar dhe miratuar raportin e 3 dekreteve te Presidentit. Megjithate, ne fillimjave do te nise edhe seanca degjimore per tre kandidaturat, ku diten e hene Komisioni i Ligjeve do te degjoje kandidatin Medi Bici, per te vazhduar me pas diten e marte dhe te merkure, me kandidaturat respektive, Sokol Çomo dhe Vehxhi Mucmata.
Topalli Opozites i ofroj cdo hapesire ligjore, por jo transparencen e zgjedhjeve
Ndersa ka kerkuar konsensusin e opozites per ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit per vendosjen e votimit te hapur ndaj dekreteve te kreut te shtetit, po dje kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk ka dhene asnje pergjigje ndaj kerkesave te opozites per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit, kur pas disa ditesh pritet te mberrije ne Tirane kreu i Partive Popullore Evropiane ne Parlamentin Evropian, Xhozef Daul, i cili do te takohet edhe me vete Topallin per te diskutuar mbi deshtimin e negociatave ne Bruksel dhe mundesite e gjetjes se nje zgjidhjeje me opoziten te krizes politike.
Duke i konsideruar zgjedhjet e 28 qershorit te vitit te kaluar si zgjedhjet me te mira, Topalli kerkoi qe opozita te njohe rezultatin e tyre, nderkohe qe opozita e ka bere me kohe nje gje te tille, ajo kerkon transparencen e zgjedhjeve parlamentare per shkak te manipulimeve qe mund te jene kryer ne procesin e numerimit te votave. Jane zgjedhjet te cilat per here te pare ne Shqiperi jane vleresuar me te mirat, pas nje procesi te gjate vuajtjesh me problemet elektorale dhe kjo e ben cdo shqiptar qe te ndihet i barabarte ne thellesine dhe ne pjekurine e trajtimit te nje dite kur shqiptaret vete jane gjykatesit. Keshtu qe ne kete aspekt, pas dites se votimit detyra e pare per partine qe votuesit e kane caktuar ne detyren qe te beje opoziten, eshte te pranoje rezultatin dhe te nderoje verdiktin e qytetareve,- theksoi Topalli.
Ajo vuri ne dukje se opozites do ti jepet cdo hapesire dhe cdo e drejte ligjore, por jo kerkesa e saj themelore. Roli i opozites eshte i shenjte dhe une si Kryetare e Kuvendit e kam per detyre qe ti respektoj ne cdo hapesire dhe ne cdo te drejte ligjore dhe te kem te gjithe fleksibilitetin per ti mbeshtetur, pasi ne si shqiptare kemi te njejtat qellime,- specifikoi kryetarja e Kuvendit. Ajo shtoi se opozita duhet te jete bashkepunese me mazhorancen per te realizuar cdo reforme, ndersa kerkoi qe opozita te jene kritike ndaj qeverise dhe jo ndaj shtetit pasi sipas Topallit kjo do te ishte mjaft e rende.
'