TIRANE- Presidenti Bamir Topi i ka bere apel partive politike te shohin pertej debatit, duke u kujtuar se vendi ndodhet ne nje faze finale, ate te liberalizimit te vizave dhe me tej integrimin ne familjen evropiane.
"I bej edhe njehere thirrje politikes te shkoje pertej debatit, te shohe me larg, sepse integrimi i vendit, procesi i shumedeshiruar eshte i kondicionuar ne menyre te vecante me reformat. Trajtimi mekanik sa i takon numrave eshte i pakuptueshem per ata qe vleresojne proceset"- tha Topi, duke folur ne mbledhjen e KLD-se.
Topi i eshte referuar ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament, pra 84 vota, duke shtuar se "vertete ky eshte numri magjik i ligjeve, por kjo kerkon patjeter nje vullnet qe duhet te shprehet nga politika".
Kreu i shtetit, njeheresh kreu i KLD-se, ka kerkuar miratimin e ligjit per Gjykaten Administrative, duke theksuar se reformat ne drejtesi nuk duhet te mbeten peng i politikes.
Sipas tij, me gjithe progresit e bera sistemi i drejtesise vazhdon te kete shume probleme, duke qene se shume i kane munguar shume ligje te rendesishme.
"Partite kane te drejte te bejne sjelljen e tyre dhe qendrimet politike jane ekskluzivitet i partive, por une i bej apel se ka ligje qe jane te qenesishme per vendit, ndaj per kete duhet bashkepunim"- ka thene Topi.
'