News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Ekonomi dhe Biznes
Toro: Qeveria po ben fushate elektorale

Publikuar me : 03.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 145 here.
'

Pronaret kerkojne te paguhen nga parate e mbledhura nga legalizimet dhe jo nga fondi i kompensimit


Kreret e shoqates "Pronesi me Drejtesi" i konsiderojne vendime elektorale amendimet ne ligjin e legalizimeve

TIRANE- Pronaret parashikojne zgjedhje te parakohshme ne vend. Nuk behet fjale per ndonje vendim te politikes por sipas Shoqates "Pronesi me Drejtesi" qeveria eshte duke marre vendime me qellime te qarta elektorale cka pasqyron qarte sipas tyre se ajo ka nuhatur tashme rrezikun e zgjedhjeve te parakohshme.


Gjate fjales se mbajtur ne konferencen e djeshme per shtyp, Sekretari i Pergjithshem i Shoqates, Agim Toro, tha se qeveria po ndermerr te njejtet hapa sic beri ne fillim te fushates elektorale per zgjedhjet e 28 qershorit.


"Ashtu si edhe ne periudhen para zgjedhjeve te qershorit, qeveria po premton te njejtat gjera per sa i perket legalizmeve. Po ashtu, njesoj si atehere, edhe tani ekzekutivi po ndermerr hapa per perdorimin e gjere te letrave me vlere ne procesin e legalizimeve, cka tregon se ajo e ka ndjere qe jemi perpara zgjedhjeve te parakohshme dhe ne kete menyre ka filluar fushaten elektorale", - tha Toro.


Pronaret kane kundershtuar edhe menyren se si eshte parashikuar te kryhet pagesa ndaj tyre ne rastet e shpronesimeve per efekte legalizimi. Sipas tyre, ligji per shpronesime parashikon se pagesen per shpronesimin e kryen institucion qe e kryen ate pra ne rastin konkret ALUIZNI, nderkohe qe ne ligjin e legalizimeve kjo e drejte i eshte veshur Agjencise se Kthimit dhe te Kompensimit te Pronave.


"Duket qarte se futja ne loje e AKKP-se eshte bere ne menyre te qellimshme sepse ne vendimet per shpronesimet thuhet ne kundershtim me ligjin qe parate per kompensimin e atyre qe jane shpronesuar per efekte legalizimi te sigurohen nga fondi i kompensimit te pronareve. Kjo eshte nje tragjedi per pronaret dhe zbulon vjedhjen qe qeveria po i ben shtetit dhe taksapaguave shqiptare duke ia kaluar kete barre fondit te kompensimit te pronareve", - tha Myrshit Vorpsi, anetar i Kryesise se Shoqates.

Kerkesat e pronareve

-Qeveria te realizoje urgjentisht pagesen e fondit prej 46 milione euro per pronaret e shpronesuar me VKM dhe te shfuqizoje nr. 610 dt.10.06.2009 "Per administrimin e fondit special per kompensimin e pronareve"

-Ne zbatim te vendimit te Gjykates Kushtetuese per rastet e legalizimit, shpronesimi i pronareve te behet sipas rregullave te percaktuara ne ligjin "Per shpronesimin dhe marrjen ne perdorim te perkohshem te pasurive prone private per interesa publike". Duke bere korigjimet perkateve ne ligjin e legalizimeve ne menyre qe pagesa e pronareve te behet brenda tre mujave nga dita e botimit ne fletoren zyrtare te VKM-se perkatese

-Te hiqet dore nga perdorimi i fondit te kompensimit te pronareve per shperblimin e shpronesimeve per efekt legalizimi. Pagesa e shpronesimit te pronareve per efekt legalizimi te behet nga ALUIZNI.

-Urgjentisht dhe sa nuk eshte vone te rishikohen edhe nje here pagesat qe do te bejne sipas ligjit ata qe kane ndertuar pa leje duke rishikuar cmimet dhe eleminuar perdorimin e letrave me vlere.

-Ligji i legalizimeve te duhet te rishikohet per te ulur koston e tij. Nuk mund te behet legalizim aty ku studimet urbanistike parashikojne zgjerim te vijave te verdha, nje sjellje tjeter e ligjit zgjidh problemet e pronareve dhe te ndertuesve pa leje duke eleminuar kostot pe shtetin dhe urbanizimin e tyre.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Shqiptaret do tregojne "xhepat" cdo fundviti
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» Intervista "Kriza greke, rrezikojne fqinjet"
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Çmimet, inflacioni kalon cdo parashikim
» Amnistia fiskale, FMN kunder
» Intervista Gorica: Pensionistet kane qene me mire ne vitin 2005
» Faturat e energjise, PS: Prokuroria te filloje hetimin

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Biznesi, qeveria miraton Avokatin e Tatimpaguesve
» Ndertimet pa leje, bashkia perplaset me ministrine
» Grabitet me arme kazinoja ne kryeqytet
» Ish te perndjekurit kunder "Dites se Kujteses"
» Zv/presidenti i pare i PE mbeshtet Ramen: Qeveria te pranoje hetimin e zgjedhjeve
» Nje gabim i rende urbanistik
» Rama: BE-ja te mbeshtese levizjen e lire te shqiptareve
» Vizita, Topalli takon Presidentin e Turqise
» Vendimi, grupi i PS-se ne Kuvend per vizat
» "Spitalet shkelin ligjin me emerimet e farmacisteve"
» Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar
» Bomba Ruzhdie, komisioneri i PS: Militante te PD na kercenuan me vdekje
» Shfrytezimi me i padurueshem i emigranteve
» Tritoli ne banesen e avokatit, ende asnje piste
» Shkolla e Policise, shpallen listat dhe datat e provimeve
» Kriza politike, PSE: Te hapen kutite e votimit
» Kuvendi kalon draftin, "shkarkohet" Bahri Shaqiri
» Vrau adoleshentin ne vitin 97, ekstradohet i akuzuari
» Si vishet nje tragjedi
» Vizat, BE-Shqiperise: Realizoni reformat


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3518 artikuj te lexuar 727322 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

shkolla  koeficientin  maternitetit  dosja  ekonomik  hetimin  qeveria  pe  profesionale  ramen:  fakultetit  provimeve  ndahet  listat  mbeshtet  vrasesi  "koco  shkolles  i  ne  gliozheni"  polici  pare  pranoje  e  mjekeve  te  vetedorezohet  zv/presidenti  zgjedhjeve  datat  policise  17-vjecarit  proteste  per    dhe  shpallen  nxenesit   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.