News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Shendeti
Ulet mosha e perdoruesve te droges, rast edhe nje 9-vjeçar

Publikuar me : 03.07.2009 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 1046 here.

Mjeku i qendres "Stop AIDS", pohon se po ulet mosha e perdoruesve te droges. Nje vezhgim ne vendet ku perdoruesit marrin mallin

Fenomeni


I gjen ngado, ne periferi dhe ne qender. Tashme, vendet e tyre te preferuar per te marre helmin e "bardhe" nuk jane vetem qendrat e braktisura, por edhe shtepite e tyre. Nderkohe, tragjedia e ketij fenomeni eshte se mosha e perdoruesve te droges po ulet, duke perfshire edhe adoleshentet.


Nje vezhgim i gazetes, shoqeruar nga aktiviste te qendres "Stop Aids" neper vendet ku perdoruesit marrin mallin çdo dite, ofronte pamje trishtuese.


Mjeku i kesaj qendre, Dritan Kamani, shpjegon permasat qe po merr fenomeni dhe rastet specifike, me te cilat ndeshen çdo dite. "Ështe e trishtueshme, por ne praktiken tone te punes kemi patur edhe rast ku nje perdorues heroine ishte vetem 9 vjeç",- pohon mjeku Kamani.


Fenomeni


Shiringa te hedhura pa me te voglin kujdes, ende te fresketa nga vakti i radhes. Diku afer nje luge qe u sherben per te pergatitur drogen apo edhe sendet te tjera qe u nevojiten per te marre pluhurin, i cili u demton jeten çdo dite e me shume. Kjo eshte nje pjese e panorames qe te ofrohet neper godinat e braktisura dhe te vjetra, qendra keto ku strehohen perdoruesit e droges sa here marrin malin dhe qe i gjen ngado, qe nga qendra deri ne periferite e Tiranes.


"Ne fakt, sot po vihet re nje fenomen i ri, pasi po pakesohen pikat dhe qendrat ne terren, si godinat e vjetra, godinat e braktisura dhe vendet e fshehta, sepse po behen ndertime dhe po shfaqet fenomeni i injektimit ne banesa. Ky eshte edhe shkaku qe eshte me e veshtire per te arritur tek ata, pasi jane me larg syrit dhe vemendjes sone", - shpjegon mjeku Kamani.


Tendencat


Kategorise se perdoruesve te drogave po i shtohen gjithnje e me shume edhe femrat. Por ato maskohen me shume per hir te mentalitetet shqiptar. Sipas mjekut te qendres "Aksion Plus", femrat jane me veshtire te identifikohen, pasi ne momentin qe zbulohen nga familja se jane perdoruese, mbahen larg vemendjes se njerezve.


Por, sipas tij, ajo çka e ben situaten me shqetesuese eshte fakti se po ndeshen gjithnje e me shume perdorues droge tek moshat e reja. "Kemi histori qe e kane filluar drogen qe 9 vjeç dhe eshte ky personazhi ketu qe e shikoni ne foto. I ka vdekur edhe vellai nga perdorimi i droges. Pra, po vihet re nje fenomen qe po ulet mosha e perdoruesve te drogave",- thekson Kamani.




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Helmimet nga ushqimet, fluks pacientesh ne spital
» Sallaku Trajtimi i pacienteve me kancer, me i shtrenjti
» Pacientet Po presim barnat, nuk mundemi ti blejme
» Pacientet ende pa citostatik, problem ligji i prokurimeve
» Dicka qe rreshqet
» Opozita, koha per nje bilanc
» Infermieret "Duam rritje page dhe permiresim te kushteve te punes"
» Mirupafshim Butrint, mire se erdhet ne Kandaharin e Talibaneve
» Per demokracine qe nuk e shterr perfaqesimi
» Femijet e semure rende nga veshkat, hapet dializa

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Prefektura kerkon vendosjen e sinjalistikes
» Arsimi i larte apo certifikimi i paaftesise
» Kina me nje diplome
» Per Pallatin e Kultures ne Permet
» Tirane, nis parkimi me pagese
» Ne pranga dy mjeke, ne kerkim i treti
» Kontradiktat si turizem
» Drejtesia sipas qeverise
» Pronat ne bregdet, shkarkohet kreu i keshillit te qarkut
» Korrupsioni, ndalohen 5 ish-zyrtare te Punesimit
» Dhuna ne familje, 801 denoncime per gjashte muaj
» Legalizimet, pjesa e dyte me emrat e 7516 fituesve
» Has, femijet e ciftit te vrare, nen kujdesin e gjysherve
» Ditelindje pa zhurme


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6205 artikuj te lexuar 1569367 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

kina  pranga  treti  per  5  i  ish-zyrtare  nje  te  permet  kultures  ne  punesimit  pallatin  kerkon  e  ndalohen  diplome  kerkim    korrupsioni  sinjalistikes  mjeke  prefektura  vendosjen  dy  me   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.