News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Vdes pas hemorragjise gjyqtari i Krimeve te Renda

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 70 here.
'

**** Xhelal Elezi, prej 5 ditesh ishte ne reanimacion, pas nje goditje tensioni qe pesoi gjate nje seance gjyqesore

Vdes ne spitalin neurologjik ne Tirane pas nje hemorragjie te rende celebrale, gjyqtari i Gjykates se Krimeve te Renda, Xhelal Elezi, rreth 50 vjec. Vdekja e gjyqtarit Elezi, behet e ditur per "Shekullin", nga burime te policise se kryeqytetit, qe pohuan se ai nderroi jete, pese dite pasi pesoi nje goditje nga tensioni i larte i gjakut ne koke, gjate nje seance gjyqesore ndaj ish- kreut te SHIK te Tiranes Arben Sefgjini, aktualisht Kreu i Sherbimit te proves, i akuzuar per rrembimin e Remzi Hoxhes, Avdyl Loshajt e Ziso Kristopullit. Elezi, pesoi goditjen ne momentin kur po lexonte letren me kerkesat e mberritura nga Ministria e Drejtesise, mbi dy leter porosi te Gjykates se Krimeve te Renda, per dy deshmitare te ceshtjes qe ndodhen ne Itali si dhe te demtuarin Avdyl Loshaj, i cili aktualisht ndodhet ne Hollande. Sapo gjyqtari mori letren nga sekretari qe konfirmonte mberritjen e leteporosive ne destinacionet perkatese, te cilen duhej ta lexonte ai pesoi nje marrje mendsh. Letren qe mbante ne dore ia dorezoi nje gjyqtari tjeter ndersa u rrezua perdhe. Menjehere ai u degua me urgjence ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", ne spitalin neurologjik, per ndihmen e nevojshme mjekesore. Gjate ekzaminimit, mjeket konstatuan hemorragji totale celebrale, ndersa gjendja e tij ishte e rende. Per disa dite me radhe, mjeket mbajten gjyqtarin me oksigjen ndersa ai po mbahej nen vezhgim te rrepte nga mjeket me shpresa te pakta se ai mund te reagonte per jeten. Pothuajse pese dite pas hemorragjise celebrale qe gjyqtari Elezi pesoi ne sallen e gjyqit, ai nuk mundi te shpetoje pavaresisht perpjekjes se mjekeve. Pritet qe neser te kryhet edhe ceremonia e varrimit te tij dhe madje pritet te kete edhe nje ceremoni zyrtare per te. Elezi, ishte gjyqtar ne Gjykaten e Krimeve te Renda qe nga koha e krijimit te saj ne vitin 2005, e ne vazhdim. Me pare ai kishte punuar per shume vite si gjyqtar ne Gjykaten e Kukesit, prej nga u transferua ne Gjykaten e krijuar rishtazi. Gjate punes ne kete Institucion, Elezi eshte njohur si njeri i respektuar, ndersa ka qene anetar i trupit gjykues ne disa procese te rendesishme, si ai i grupit te pare te Bandes se Lushnjes, ku ka qene kryesues, ne procesin ndaj ish- kreut te SHIK-ut te Tiranes, Arben Sefgjini, anetar ne procesin penal ndaj "bandes se Durresit" si dhe ne shume procese te tjera te rendesishme.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Vetedorezohet ne polici vrasesi i 17-vjecarit
» Nxenesit e shkolles profesionale, proteste per koeficientin e Fakultetit Ekonomik
» Ndahet dosja e mjekeve te maternitetit "Koco Gliozheni"
» Vrau adoleshentin ne vitin 97, ekstradohet i akuzuari
» Grabitet me arme kazinoja ne kryeqytet
» Tritoli ne banesen e avokatit, ende asnje piste
» Ndertimet pa leje, bashkia perplaset me ministrine
» Aldo Bare, refuzohet gjykimi i shkurtuar
» Identifikohet vrasesi i 17-vjecarit, ngjarja per motive banale
» U denua per trafik, kerkohet konfiskimi i pasurite

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Energjia, OSSH: Mbifaturuam 105 mln leke
» Vizita, Meta takon Tadic ne Beograd
» Kuvend, miratohet rezoluta per heqjen e vizave
» Studimi, edhe Tirana ne listen e 9 metropoleve ne rrezik nga termetet
» Skandali me Kartat e Identitetit
» Raporti i DASH: Problem, zgjedhjet dhe korrupsioni qeveritar
» Dokle: 18 marsi, shansi i fundit i mazhorances
» Prezantohet autostrada Tirane-Elbasan
» PE: Te hetohen zgjedhjet e 28 Qershorit
» "Racizmi i terthorte eshte po aq i keq sa ai i mirefillte".
» Legalizimet, si do behet pagesa me Bono Privatizimi
» Grup pune per ti hequr dekoratat Enver Hoxhes
» Hetimi i zgjedhjeve, PD e PS ngecin tek kutite


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3531 artikuj te lexuar 731722 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

behet  tirane-elbasan  metropoleve  bono  autostrada  mbifaturuam    studimi  grup  per  ti  ossh:  e  hoxhes  enver  do  energjia  edhe  nga  prezantohet  listen  hequr  privatizimi  105  si  termetet  rrezik  ne  tirana  pune  9  leke  dekoratat  me  legalizimet  pagesa  mln   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.