News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Politike
Vendi po rend qorrazi drejt humneres ekonomike

Publikuar me : 17.04.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 99 here.
'

Ekonomia e vendit jo vetem nuk po trajtohet me mjetet e domosdoshme per nje ekonomi ne krize, por po vazhdon te degradoje ne te njejtin drejtim te gabuar.


Se pari, dua ta rive theksin tek spekulimi i perditshem, i perjavshem, i permuajshem, i pervitshem me shifrat ne funksion te mbulimit te krizes.


Po i referohem edhe kete here jo shifrave tona, - jo shifrave te dala nga analiza qe ne i bejme te gjitha kundershtive te brendshme te materialeve qe i vihen publikut ne dispozicion nga Instituti i Statistikave te Manipuluara, - por, duke iu referuar drejtperdrejt shifrave zyrtare, kete here nga Banka e Shqiperise.


Sipas saj, jemi sot praktikisht ne kushtet kur mund te themi me plot gojen se ajo qe tha opozita ne fund te vitit te shkuar eshte plotesisht korrekte Rritja ekonomike ne vitin 2009, praktikisht ka qene 0 dhe po ashtu qe i gjithe trendi i grafikut te rritjes vazhdon te shkoje drejt perkeqesimit ne renie.


Faktikisht, ne te dhenat zyrtare te Bankes se Shqiperise kemi lehtesisht te analizueshem raportin mes vitit 2008, si tremujor i fundit dhe vitit 2009, si tremujor i fundit.


Nderkohe qe po ne reference te Bankes se Shqiperise (duke trajtuar deficitin buxhetor, ku banka jep te njejten shifer qe jep edhe Ministria e Financave per vitin 2009 - shifer qe pa e kundershtuar, ne e marrim si pike referimi) arrihet lehtesisht ne konkluzionin vene ne raport me inflacionin per vitin 2009, rritja ekonomike reale ne vitin e shkuar eshte 0 dhe nderkohe jo vetem eshte 0 si rritje e pergjithshme ekonomike e nje viti, por ka nje tendence renieje nen zero. Pra, ka nje tendence drejt kalimit ne nje rritje ekonomike negative te vertetuar ne tremujorin e fundit te vitit 2009 qe tanime eshte zyrtar me - 0.8perqind.


Se dyti, dua ti referohem perseri nje shifre zyrtare te dhene kete here jo me larg se dje nga nje burim i pavarur, studim i financuar prej USAID qe konfirmon ate qe ne kemi perseritur ne menyre kembengulese se nuk ka rritje te eksporteve dhe te importeve ne 2009, por perkundrazi ka renie te tyre dhe se kjo eshte nje renie qe vazhdon edhe gjate periudhes qe ne po flasim ne rast se i referohemi vleres nominale, pra ne leke.


Kjo behet nje renie edhe me e dukshme, edhe me shqetesuese, madje dramatike ne raport me te shkuaren e afert, ne rast se si njesi baze krahasimi marrim euron. (gje qe duhet ta bejme duke pasur parasysh zhvleresimin e lekut).


Dhe, se treti, perseri referuar shifrave zyrtare te analizuara pa asnje interpretim tjeter, pervec rruges aritmetike fatura e ujit ne kryeqytet e verifikuar javen e fundit, jo nga nje, dy, tre apo kater, apo katermbedhjete raste, por nga teresia e fatures se shperndare eshte rritur 75perqind; ku uji i pijshem si njeri nga komponentet eshte rritur mbi 60 perqind, uji i perdorur si nje komponent tjeter eshte dyfishuar dhe eshte shtuar nje shume e re fikse prej 12 mije lekesh ne vit, ose 1 mije lek ne muaj. Te gjitha bashke e bejne faturen e rritur te ujit ne kryeqytet ne 75perqind.

Ketu eshte moment per te kaluar ne pjesen e dyte te kesaj teme qe ka te beje jo thjesht me krizen qe eshte e qarte, qofte ne analizen e shifrave, qofte ne kryqezimin e shifrave zyrtare qe vete manipulatoret nuk arrijne dot ti fabrikojne ne koherence me njera - tjetren.


Te ngratet ndryshojne njeren, harrojne te ndryshojne tjetren, te treten e ndryshojne gabim dhe keshtu dalin ne kundershtim me veten, por ajo qe na shqeteson eshte ndikimi i ketij degradimi ne xhepin e familjeve shqiptare, ne tryezen e tyre te bukes, ne koston e jetes se perditshme.


Pra, njeri aspekt eshte mbulimi i krizes, dhe aspekti tjeter eshte trajtimi i krizes ne menyren me te papershtatshme, duke e mbuluar, duke fabrikuar shifra te rreme per te thene se sjemi ne krize dhe duke vazhduar me nje politike ekonomike shkaterruese qe shton kostot per qytetaret, shton kostot per ekonomine e vendit, shton kostot e te gjithave bashke per te ardhmen dhe nuk krijon asnje mundesi he per he per te pasur rrugedalje nga kjo krize.


E gjithe pamja e situates ekonomike te vendit, eshte alarmante. Eshte nje situate, e cila eshte e lidhur ne menyre te pazgjidhshme me faktin se sot qeverisemi nga nje pushtet qe nuk ka dale nga vota e popullit.


Qeverisemi nga nje pushtet, i cili buron jo prej vullnetit te njerezve permes zgjedhjesh te lira dhe te ndershme, por prej fuqise korruptive ne tjetersimin e votes dhe njekohesisht ne shkaterrimin e vete ekonomise.


Pasi kane grabitur zgjedhjet, praktikisht e kane futur ekonomine e vendit ne nje faze te re rrenimi duke bere qe te mbyllen perdite vende pune, duke bere qe te mbyllen perdite perspektiva punesimi dhe duke bere qe kostoja e riperteritjes per te dale nga kjo situate te jete perdite e me e larte per te nesermen.


Situata e manipuluar e te dhenave reale te ekonomise, eshte nje situate qe eshte pjelle e drejtperdrejte e nevojes se ketij pushteti ilegjitim, per te provuar se eshte ne gjendje te administroje punet e vendit dhe se eshte ne gjendje tu ofroje shqiptareve ate cka shqiptaret kerkojne dhe meritojne nga qeveria e tyre.


Per kete arsye ka nje rendje te perditshme, qorrazi, drejt humneres ekonomike per Shqiperine, per familjet shqiptare - ne perpjekje qe te mbulohen borxhet me borxhe, ne perpjekje qe te fshihen te dhenat reale te ekonomise dhe njekohesisht tu mbyllen njerezve rruget e informacionit dhe te zgjidhjes dhe ne perpjekje per ta gjetur zgjidhjen jo tek mjetet qe ofron teoria dhe eksperienca, (jo vetem e huaj, por dhe e vendit per trajtimin e krize te tille), por per ta kerkuar zgjidhjen nuk e di se tek cili zot.


Por, as ne zot nuk duket se beson kush ne kete pushtet qe eshte kthyer ne nje fuqi korruptive, qe fe te vetme ka ne fakt vetveten dhe mjet te vetem per te mbajtur veten ne kembe, ka korrupsionin.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Obama kunder djegies se Kuranit Akt shkaterrues
» Berisha Zogu shpetoi pavaresine e Shqiperise
» Qeveria, mbrojtje te posacme investitoreve te huaj
» Kush nderton pa leje, do paguaje koston e prishjes
» "Ne Europe duhet te marre fund perfolja e Shqiperise"
» Robert Bosch Marreveshja politike? Sa me vone, aq me keq per vendin
» Deshmia, Myftiu i Lushnjes Nuk kam lidhje me 50 mije $ nga Arabia
» Remzi Hoxha, mberrijne nga Italia deshmite e tre ish punonjesve te SHIK
» Fletet, Kume KQZ te mos behet tager i politikes
» Opozita jep konsensusin per projektligjet e qeverise

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Sherueset e 11 shtatorit
» "Me e vertete se e verteta" ne TK
» Koha qe vrau "Shkrimtarin"
» Trashegimia Moderne e panjohur
» OKB miraton rezoluten e ndryshuar per Kosoven
» Florida, Pastori Djegia e Kuranit vetem eshte pezulluar, jo anuluar
» Pavaresia e decentralizimit
» Kosova, perballe formulave dhe rezolutave serbe


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7343 artikuj te lexuar 1739852 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

vrau    11  tk  shtatorit  qe  sherueset  perballe  per  vertete  okb  ndryshuar  se  rezoluten  dhe  "shkrimtarin"  kosova  e  "me  koha  verteta"  formulave  serbe  kosoven  rezolutave  miraton  ne   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.