Levizja e lire e shqiptareve pa viza rikthen grupin parlamentar socialist ne Kuvend
TIRANE - Levizja e shqiptareve pa viza ne vendet e zones Shengen te Bashkimit Europian rikthen socialistet ne Kuvend. Pavaresisht bojkotit qe kane vendosur ti bejne institucionit te Kuvendit, deputetet socialiste do te jene sot te pranishem ne seance plenare per te marre pjese fillimisht ne diskutimin e projektrezolutes se propozuar nga grupi parlamentar demokrat per heqjen e vizave per qytetaret shqiptar.
Vendimi eshte marre nga grupi dje ne nje mbledhje te posacme ku natyrisht eshte vleresuar se ata duhet te tregojne se lufta e tyre per hapjen e kutive nuk eshte per te penguar procesin e heqjes se vizave dhe as ate te integrimit te Shqiperise ne BE sikunder eshte akuzuar shpesh here nga ana e mazhorances gjate muajve te fundit.
Duke vleresuar se procesi i liberalizimit te vizave eshte shume i rendesishem per vendin dhe duke mos dashur qe te behen pengese e ketij procesi, deputetet e PS-se kane vendosur qe te jene te pranishem ne seance vetem per kete pike te rendit te dites, duke vijuar bojkotin per pjesen tjeter te axhendes parlamentare.
Burime nga grupi kane bere te ditur se ligjvenesit socialiste do te kerkojne edhe ndryshime ne tekstin e rezolutes, por kjo do te jete ne varesi te diskutimeve ne seancen parlamentare. Gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PS-se, eshte diskutuar edhe per perfaqesuesin e tyre, qe do te shprehe qendrimin e grupit per sa i perket draft rezolutes, si dhe qendrimit per liberalizimin e vizave.
Mesohet se deputeti Andis Harasani ka propozuar Ditmir Bushatin te mbaje nje fjale ne Kuvend, ne lidhje me integrimin dhe procesin e liberalizimit, duke perfaqesuar keshtu qendrimin e PS-se, propozim i cili eshte kundershtuar nga ky i fundit. Me pas eshte propozuar qe kete ta beje sekretarja per marredheniet nderkombetare, Arta Dade.
Rezoluta ka per qellim te inkurajoje ekzekutivin dhe cdo agjenci tjeter te lidhur me procesin e heqjes se vizave, duke ftuar njekohesisht cdo aktor politik dhe shteteror qe te perfshihet me te gjitha kapacitet dhe mundesite e veta ne permbushjen sa me te shpejte te tij.
'