Elton Dashi, 33 vjec, u vetevra dy dite me pare ne shtepine e tij ne kryeqytet me armen e sherbimit
TIRANE- Pas vetevrasjes se policit te burgjeve, policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Nga hetimet paraprake dyshohet se motivi i vetevrasjes se 33- vjecarit Elton Dashi te kete qene gjendja jo e mire ekonomike.
Pasi kane marre ne pyetje te afermit e viktimes dhe kolege te tij te punes, hetuesit e policise dyshojne se vetevrasjen e ka kryer ne kushtet e renda te depresionit, nisur nga gjendja jo e mire ekonomike ne te cilen jetonte.
Kjo eshte pista ku jane perqendruar hetimet e policise per zbardhjen e plote te shkaqeve dhe te rrethanave te vetevrasjes se punonjesit te policise se burgjeve, Elton Dashi.
Per vetevrasjen e policit te Burgut te Grave (Burgu 325), Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, sqaroi se Elton Dashi naten e ngjarjes ishte planifikuar te sherbente ne turnin e trete si pergjegjes i sherbimit te rrethimit te jashtem te burgut.
Sipas Drejtorise se Burgjeve, 33- vjecari Dashi ka qene nje shembull i mire per stafin e Burgut 325 dhe gjate gjithe kohes qe ka punuar ne kete burg nuk ka marre asnje mase disiplinore.
Gjate gjithe kohes qe ka punuar ne Burgun e Grave qe ndodhte ne lagjen Ali Demi, nuk ka marre asnje mase disiplinore dhe eshte vleresuar pozitivisht ne menyre te vazhdueshme.
Elton Dashi eshte emeruar si punonjes polici i rolit baze ne Burgun 325 ne Tirane, ne maj te vitit 2007 me graden Agjent. Me pas ai ka marre edhe graden inspektor, duke sherbyer si kontrollor, punonjes i grupit te sigurise dhe pergjegjes i sherbimit te rrethimit te jashtem te burgut.
Nderkohe edhe ne lagjen ku banonte, njihej si person i qete qe nuk kishte shfaqur probleme ne familje. Polici i Burgut 325, Elton Dashi u vetevra me armen e punes, ne shtepine e tij qe ndodhet ne rrugen Besim Zyma. Ngjarja ndodhi te henen rreth ores 21.30. Ai ishte i pa martuar dhe jetonte me familjen e tij.
'