News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Shendeti
Violinat "Stradivarius", lufta e Sigurimit te Shtetit per ti zoteruar

Publikuar me : 08.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 1637 here.
'

Dy prej violinave te mjeshtrit te madh kane qene edhe ne Shqiperi, por nderkohe te dyja nuk dihet se ku ndodhen. Per njeren prej tyre Sigurimi i Shtetit keshilloi nisjen e negociateve me Greqine, pas vjedhjes qe iu be


Dokumentet flasin se edhe ne Shqiperi ka pasur persona qe zoteronin nje vegel muzikore te rralle, e cila perben edhe sot nje nder objektet antikuare me vlera shume te medha e mjaft te lakmuara ne ankandet e vendeve perendimore me potencial te madh ekonomik.


Per violinen Stradivarius ne Shqiperi flitet ne dy raste.
Thuhet se violina e pare e mjeshtrit te madh Antonio Stradivari ka ardhur qe ne kohet e Mehmet Ali Pashes.


Ajo kishte rene ne duar te nipit te tij, Adil Serezit, ish-latifondist dhe bashkepunetor i mbretit Zog, i denuar me 15 vjet burgim pas clirimit te vendit. Ne librin autobiografik te Nazif Bezhanit, "I mallkuari i Noes", autori shpjegon se si ndodhi qe pronari i violines se rralle ishte arrestuar dhe denuar. Bezhani shpjegon ne librin e tij se Adil Serezin clirimi i vendit e kishte gjetur te ndare nga gruaja e tij qe banonte ne Sofje dhe se ai per te jetuar kishte filluar qe te punonte si bahcevan ne Universitetin e Tiranes.


Nje dite ate e takon Fecorr Shehu, drejtor i Sigurimit te Tiranes, dhe i thote: "Jam i derguar nga Mehmet Shehu dhe kjo dore qe po te jap, eshte dora e shokut Mehmet. Ai eshte i informuar mire qe ti ke nje violine "Stradivarius" dhe pasuri te tjera jashte shtetit. Ne kerkojme qe ato tia falesh shtetit dhe ne do te mendojme per jeten tende..."


Adil Serezi, sipas Bezhanit, kishte mbetur i shtangur, pa e ditur si te pergjigjej. Ishte e vertete qe ai kishte nje trashegimi te tille, por ate nuk e dinte askush vec tij dhe se shoqes, qe tani banonte jashte shtetit...


Historiku i violines se Serezit


Ajo violine e rralle, shkruan Bezhani, i ishte dhuruar gjyshit te Adilit kur ishte guvernator ne Egjipt, nga ana e Napoleon Bonapartit, dhe ai ia kishte lene trashegim djalit te tij te adoptuar, Ali Serezit, qe ishte babai i Adilit.


Perfundimisht, ajo mbeti nen zoterimin ligjor te Adilit, i cili e ruante me kujdes ne banesen e tij jashte shtetit. Ate violine e kishin pare edhe shume antikuare dhe kishin kerkuar per ta blere, duke dhene cmime fantastike, por ai nuk e kishte dhene, sepse nuk kishte nevoje per para dhe se e ruante kujtim nga babai. Per kete ai iu pergjigj Fecorr Shehut: "Nuk mund tjua jap se e kam kujtim nga babai!"


Persekutimi


Menjehere pas pergjigjes kundershtuese qe dha ndaj kesaj ceshtjeje, u pergatit akuza per bashkepunim me Zogun dhe shume shpejt iu komunikua dhe vendimi i denimit. Ky ish-milioner dhe zoterues i nje vegle te cmuar muzikore, tani ishte katandisur per meshire... Nuk dihet me tej fati i kesaj violine qe mbeti ne Bullgari dhe qe historikisht rrenjet e saj si objekt i rendesishem historik shtriheshin deri tek Napoleon Bonaparti.


Dokumentet sekrete te Sigurimit te Shtetit per familjet korcare
Violina "Stradivarius", trafikimi per ne Greqi

Sigurimi i Shtetit Shqiptar arriti te dokumentonte ne pranveren e vitit 1991 trafikimin drejt Greqise se nje violine te prodhuar nga mjeshtri i madh Antonio Stradivari. Ne nje dokument te klasifikuar si sekret, Sektori i Sigurimit ne Degen e Puneve te Brendshme ne qytetin e Korces informonte Degen e Tete te Drejtorise se Pare se "violina eshte e vitit 1716 me mbishkrimin "Antonius Stradivarius" dhe se ishte blere gati nje shekull me pare nga Sotir Polena. Shkresa mban daten 24 maj te vitit 1991 dhe eshte e regjistruar me numer 615.


Ne krye eshte shkruar lenda "Mbi tregtarin grek Leonidha Kapuranin". Pikerisht ky tregtar i huaj ka qene, sic e vertetojne edhe dokumente te tjera, nen vezhgimin e rrepte te syrit te Sigurimit. Arsyet ishin dy: propaganda qe ai bente kunder regjimit komunist dhe interesi i tij i vecante per objektet e rralla e te cmuara.


Pronarja e violines


Personi tjeter qe eshte mbajtur nen vezhgim, ishte mjekja Ida Polena, e cila ishte njekohesisht pronare e violines se cmuar, e konsideruar pjese e trashegimise kulturore. Sipas raportit, pazaret per blerjen e "mallit" ishin perfunduar qe ne Korce, ndersa Leonidha Kapurani i kishte siguruar Ida Polenes dhe Anesti Bellos vize greke per te perfunduar gjithcka ne shtetin fqinj.


Ne 24 prill te vitit 1991 Ida Polena se bashku me motren, kunatin, mbesen dhe burrin e mbeses (Aleksander Kole Gjoni) kane dale nga vendkalimi kufitar i Kakavijes dhe kane marre rrugen per ne Janine.


Pasi ndenjen te gjithe bashke per dy dite ne kryeqendren e Greqise se Veriut, te afermit e saj u shperndane ne Greqi, ndersa mjekja Ida Polena qendroi per te vazhduar negociatat me Leonidha Kapuranin.


Vete Ida ka shpjeguar perpara policise shqiptare se, me gjithe kembenguljen e Kapuranit, ajo nuk pranoi ta shese violinen dhe pas presioneve te shumta e detyrojne te rikthehet ne Shqiperi.


Grabitja


Por, ndersa kthehej drejt Korces, pa dale ende nga toka greke, Ida Polena sulmohet nga dy persona te armatosur e te maskuar.


Ne deklarimet e saj ne polici ajo ka treguar se nuk kishte mundur dot te identifikonte personat qe i moren me force violinen e cmuar, ndonese dyshimet e saj ishin per personat qe i kishin kerkuar me kembengulje ta shiste. Pas kesaj ngjarjeje, policia greke nisi hetime te thelluara, te bindur se ndodheshin perballe nje veprimtarie te organizuar.


Ne raportin e policise sekrete shqiptare thuhet se Sigurimi nuk i besonte teresisht versionit te servirur nga Ida Polena. Sipas thenieve te saj, ajo vetem ne Greqi ka marre vesh vleren e violines, pasi nje mik i Kapuranit i ardhur nga Gjermania ka kerkuar ta bleje me 300 mije marka.


Por vete punonjesit e Sigurimit shprehen te bindur ne raport se marreveshja per shitjen eshte realizuar qe ne Korce dhe nuk dihet pse Polena ka nderruar mendje ne castin e fundit duke vendosur mos ta shese.


Me 13 maj te vitit 1991 mediat greke bejne te ditur se Leonidha Kapurani dhe dy bashkepunetore te tij ishin arrestuar si pjesetare te nje bande kontrabandistesh. Nder te tjera, atyre iu sekuestrua edhe violina "Stradivarius", e cila i perkiste familjes korcare Polena dhe qe perben nje pasuri kombetare me vlera te pallogaritshme.


Kryetari i Deges se Puneve te Brendshme te Korces, Qamil Lamaj, i rekomandonte dikasterit te veprohej ne baze te rregullave nderkombetare, duke i kerkuar shtetit grek rikthimin e kesaj pasurie kombetare te sekuestruar. Hetimet per kete ngjarje kane vazhduar ne te dyja anet e kufirit, por violina shqiptare mbeti ne Greqi...


"Telemetri", agjenti qe informoi mbi violinen

Ne pranveren e vitit 1991 gjithcka po ndryshonte ne Shqiperi, ndersa Sigurimi i Shtetit vazhdonte te ishte nje makineri e perkryer ne informacionin e grumbulluar me format dhe metodat agjenturore qe perdorte. Ne nje dokument te nxjerre nga arkivat e ketij institucioni famekeq raportohet me hollesi per veprimtarine e nje tregtari grek ne qytetin e Korces.


Sapo ishin hapur kufijte me boten dhe Leonidha Kapurani, emigrant ne Gjermani, vlleh etnik me pasaporte greke (sipas informacionit rezervat te sigurimit) kishte ardhur per vizite ne Shqiperi.


Tregtari Kapurani, sipas raportit te firmosur nga kryetari i Deges se Puneve te Brendshme ne Korce, kishte ndermarre nje tur vizitash ne qytetet e Durresit, Sarandes, Gjirokastres dhe Korces.


Ne shkresen me numer 443 te dates 29 mars te vitit 1991, behet edhe biografia e Kapuraneve. Sigurimi i Korces njoftonte Degen e tete te Drejtorise se Pare se vellai i tregtarit, Ilia Kapurani, ishte pushkatuar ne vitin 1964 si agjent i zbulimit grek, por ne Degen e Puneve te Brendshme te Korces nuk kishte dosje per tregtarin ne fjale dhe kerkohej koordinim veprimesh me Tiranen.


Njekohesisht ne shkrese permendet raporti i bashkepunetorit te Sigurimit te Shtetit me pseudonimin "Telemetri", i cili njoftonte se Leonidha Kapurani, nepermjet nipit te tij, Alekos, grumbullon ikona dhe florinj per ti trafikuar ne Greqi.


Ndersa ne lidhje me propaganden kunder regjimit komunist, jane mbledhur deshmite e te pakten dy personave, qe citohen me emer te plote ne raport. Gjithashtu, Sigurimi raportonte edhe per vezhgimin e jashtem qe i ishte bere tregtarit, duke permendur lidhjet e tij me shoferin e Parkut te Mallrave, Paulin Leka, dhe mjeken e dale ne pension, Ida Polena.


Dokumenti qe po u paraqitet lexuesve tregon se si Sigurimi i Shtetit luftoi deri ne renien e llogores se fundit... por violina kishte mbetur tashme jashte gardhit shteteror te Shqiperise.


'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Helmimet nga ushqimet, fluks pacientesh ne spital
» Sallaku Trajtimi i pacienteve me kancer, me i shtrenjti
» Pacientet Po presim barnat, nuk mundemi ti blejme
» Pacientet ende pa citostatik, problem ligji i prokurimeve
» Dicka qe rreshqet
» Opozita, koha per nje bilanc
» Infermieret "Duam rritje page dhe permiresim te kushteve te punes"
» Mirupafshim Butrint, mire se erdhet ne Kandaharin e Talibaneve
» Per demokracine qe nuk e shterr perfaqesimi
» Femijet e semure rende nga veshkat, hapet dializa

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568377 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

te  flaket  7516  e  fluks  ka  ne  veror  emrat  130-kilogrameshe  piken  sezoni  kapet    nje  shkrumbojne  dhe  rinj  kuvendi  legalizimet  shish..  dosjet  rrenje  breshke  2000  ullinj  fituesve  ekonomia  cfare  sarande  kufitare  murriqanit   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.