Meta e Tadic shmangin konferencen e perbashket per shkak te qendrimeve te kunderta per Kosoven
TIRANE - Shqiperia dhe Serbia pavaresisht dallimeve thelbesore per ceshtjen e Kosoves, tentojne te vendosin nje stad te ri marredheniesh diplomatike. Per kete qellim, kreu i diplomacise shqiptare, njekohesisht zevendeskryeministri i Shqiperise, Ilir Meta, ka nisur dje nje vizite zyrtare ne Beograd, ku dhe eshte takuar me zyrtaret me te larte serbe, me te cilet ka diskutuar mbi te ardhmen e marredhenieve mes dy vendeve, si dhe perspektiven integruese te tyre ne Bashkimin Europian.
Meta u prit nga presidenti serb, Boris Tadic, me te cilin diskutoi per bashkepunimin ne fushen e ekonomise dhe per protokollet, qe do te nenshkruhen per luften kunder krimit dhe terrorizmit.
Megjithate, qendrimet diametralisht te kunderta te Shqiperise dhe Serbise per Kosoven kane bere qe dy drejtuesit e larte te shmangin konferencen e perbashket per shtyp per te mos u perballur me ndonje pyetje te veshtire per shtetin me te ri ne Europe, e cila gjithsesi mesohet se u trajtua ne takim.
Nderkohe, dje pasdite, ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta, zhvilloi nje takim edhe me homologun e tij, Vuk Jeremic. Me pare, gjate paradites, Meta, i shoqeruar edhe nga bashkeshortja e tij, beri homazhe prane varrit te ish-Kryeministrit te Serbise, z. Zoran Xhinxhic, i vrare 7 vite me pare nga grupe kriminale serbe. Gjate ceremonise se homazheve, Meta u shoqerua edhe nga bashkeshortja e te ndjerit, Ruzhica Xhinxhic.
Duke folur per mediat, zevendeskryeministri Ilir Meta e ka quajtur ish-kryeministrin Xhincic nje frymezues te politikaneve kurajoze jo vetem ne Serbi, por edhe ne Ballkan. "Ishte nje obligim i imi, ta nisja kete vizite zyrtare ne Beograd, duke bere homazhe dhe duke nderuar kujtimin e Kryeministrit te ndjere Zoran Xhinxhic, pikerisht ketu ne banesen e tij te fundit.
Z. Xhinxhic, pa asnje diskutim qe mbetet nje frymezim jo vetem per demokratet dhe forcat progresiste e proeuropiane ne Serbi, por ne te gjithe rajonin tone, pasi fale vizionit te tij, fale kurajes se tij te jashtezakonshme, Serbia eshte ne nje stad te ri te integrimit europian dhe te gjithe procesit te integrimit ne komunitetin nderkombetar. Fale ketij vizioni dhe kuraje, edhe marredheniet mes dy vendeve tona kane perparuar, ndoshta jo aq sa do deshironin shume si une.
Por, shpreh besimin se akoma me shume, keto marredhenie do te shenojne progres dhe do te jene solide, sepse marredheniet midis Shqiperise dhe Serbise jane shume te rendesishme per perspektiven e rajonit tone, per pershpejtimin e integrimit te tij europian, dhe jane shume te rendesishme per nje pajtim te sinqerte, solid dhe afatgjate midis shqiptareve dhe serbeve, por edhe midis shqiptareve dhe gjithe sllaveve ne rajon, si nje domosdoshmeri per te garantuar nje te ardhme te perbashket per te gjithe qytetaret e rajonit tone, pavaresisht perkatesive etnike", - tha Meta.
'