'
TIRANE - Gjate vizites se saj ne Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar nje takim edhe me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit u shpreh se Turqia inkurajon ambicien e Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian, sikurse mbeshtet anetaresimin e saj ne NATO. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vizites ne nje vend me lidhje te forta historike dhe miqesore.
"Sot Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, me treguesit ekonomike me pozitive, qe shmangen prekjen nga kriza financiare boterore, ka permbushur te gjitha kushtet per liberalizimin e vizave brenda ketij viti dhe ka perfunduar tashme rreth 95perqind te pyetesorit te Komisionit Europian, per te fituar statusin e vendit kandidat ne BE", - u shpreh Topalli gjate takimit. Lidhur me ecurine e njohjes se pavaresise se Kosoves, te dy bashkebiseduesit ishin te nje mendimi se procesi ka hyre ne rruge te mbare dhe te pakthyeshme.
Presidenti i Turqise dhe Kryetarja e Kuvendit shprehen kenaqesine e tyre se midis dy vendeve ekzistojne jo vetem marredhenie te mira, por edhe nje bashkepunim ne rritje ne investime, ne shkembime tregtare, ne fushen ushtarake, ne arsim dhe ne mjekesi.
'