News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Vrane policin ne grabitje, kerkohen dy burgime te perjetshme

Publikuar me : 10.03.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 153 here.
'

PRETENCA
Prokuiroria kerkoi per dy nga te akuzuarit denimin maksimal, nders ne total per te denuarit e tjere 81 vite burg


TIRANE-
Dy burgime te perjetshme dhe 81 vite burg ne total kerkoi pasditen e djeshme si mase denimi Prokuroria e Krimeve te Renda per gjashte te pandehurit e akuzuar si pjesetare te "bandes se Mirdites", duke i deklaruar fajtor per vrasjen e nje polici dhe plagosjen e tre te tjereve gjate nje grabitjeje me arme te ndodhur ne vitin 2000.


Ishte prokurori i ceshtjes Anton Martini i cili ne perfundim te hetimit gjyqesor, me leje te togave te zeza i kerkoi ketyre te fundit gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare qe te pandehurit Dritan dhe Nikolle Syziu te denohet me burgim te perjetshem.


Pasi, sipas prokurorise, eshte provuar gjate fazes hetimore dhe gjyqesore se jane ideatoret e grabitjes me arme qe solli pasojen e vrasjes se policit Gjon Pacuku dhe plagosjen e tre punonjesve te tjere, Nikolle Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi.


Nderkohe, per te pandehurin Bardhok Syziu prokuroria kerkoi denimin e tij me 21 vite burg, ndersa per te pandehurit Tom Syziu, Tom Gjoka dhe Arjan Reci prokurori Martini kerkoi denimin e tyre me 20 vjet burg secilin, duke i shpallur fajtore per bashkepunim ne kryerjen e krimit.


Sipas akuzes, gjashte te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin por ne role te ndryshme kane kryer veprat penale te "vjedhjes me arme me pasoje vdekjen e nje personi"; "vrasjes ne rrethana cilesuese" ndaj policit Gjon Pacuku; "vrasjen ne rrethana cilesuese te mbetur ne tentative ne tra raste" si dhe "prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake".


Te gjithe keto vepra penale, sipas prokurorit Martini, jane kryer mbremjen e dates 27 qershor te vitit 2000, kur te pandehurit kane hyre ne ambientet e nje parkingu te ish-SMT-se ne Rreshen per te vjedh pjese kembimi te makinave "Benz". Sipas prokurorise, te pandehurit aty rreth ores 2:00 pas mesnates se 27 qershorit te vitit 2000 kane udhetuar me nje furgon nga fshati Malaj per ne drejtim te Rreshenit.


Me te mberritur ne hyrje te ish-ambienteve te SMT-se, te pandehurit kane zbritur nga furgoni duke hyre brenda rrethimit te ish-SMT-se. Nikolle Syziu, se bashku me personin e deklaruar nga familja si i zhdukur te pandehurin Dritan Syziu, Arjan Reci me kunatin e tij te pandehurin Tom Gjoka dhe dy vellezerit Bardhok e Tom Syziu hyne brenda ambientit te ish-SMT-se, duke filluar heqjen e sediljeve te nje makine tip "Benz" qe ndodhej i parkuar dhe duke futur ne canta pjese te tjera te makines.


Dritani e Nikolla, sipas prokurorise, ishin te armatosur me nje kallashnikov, nje pistolete dhe disa granata dore. Sapo kane filluar te mbledhin pjeset e kembimit, roja i parkingut i ka pikasur por nuk i ka bere ze duke lajmeruar sallen operative te policise.


Ne drejtim te ish-SMT-se eshte nisur furgoni i patrulles i cili sapo eshte afruar tek dera e jashtme e ish-SMT-se, ka kerkuar qe grabitesit te dorezohen se ishin rrethuar nga policia. Ne keto momente ne drejtim te tyre jane shkrepur nje bresheri plumbash te kallashnikovit dhe nje granate dore eshte hedhur.


Si pasoje e ketij sulmi me arme mbeti i vrare ne vend polici Gjon Pacuku dhe u plagosen rende koleget e tij Nikolle Marku, Bardhosh Jaku e Ndue Çupi. Pas shkarkimit te disa karikatoreve, te pandehurit jane larguar nga mbrapa duke iu fshehur policise per tete vite me radhe.


Zbulimi i autoreve te kesaj grabitje me pasoje vdekjen, ka ardhur pasi familjaret e Dritan Syziut kane denoncuar zhdukjen e djalit te tyre, duke hedhur dyshime mbi "shoket" e tij te "bandes se Mirdites".


Pas ketij denoncimi, prokuroria ka mundur me ndihmen e hetimit special te zbuloje prova te reja duke ngritur akuzat ndaj te pandehurve.


Pas leximit te konkluzioneve, avokatet mbrojtes kerkuan kohe per tu pergatitur, cka solli qe Gjykata e Krimeve te Renda te shtyje vazhdimin e seances pas dy javesh, me pergatitjen e pretendimeve perfundimtare te te pandehurve dhe avokateve te tyre mbrojtes. Sipas prokurorise, anetaret e kesaj "bande" jane arrestuar gjate operacionit te koduar me "Shkopeti" te 22 korrikut 2007.

Kerkesat e Prokurorise
Dritan Syziu burgim te perjetshem
Nikolle Syziu burgim te perjetshem
Bardhok Syziu 21 vjet burg
Tom Syziu 20 vjet burg
Tom Gjoka 20 vjet burg
Arjan Reci 20 vjet burg

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Sezoni veror, fluks ne piken kufitare te Murriqanit
» Kapet nje breshke 130-kilogrameshe
» Sarande, flaket shkrumbojne 2000 rrenje ullinj
» Lihen ne burg nene e bir, vrane babane
» Vret gruan, mban peng femijet, me pas vetevritet
» Fqinjet Belegu nuk ka hyre ne territoret tona
» Goditet rrjeti i shitjes se heroines, kapen shotgane
» Donte 30 mln, bastexhiu, shantazh e kercenime familjes se zjarrfikesit
» Arrestohet nje nga organizatoret e protestes ne Hamallaj
» Vlore, perplasje qark-prefekture per mbledhjet

Top artikujt me te lexuar per sot:


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 6191 artikuj te lexuar 1568382 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

piken  fluks  ullinj  breshke  kuvendi  emrat  cfare  e  rinj  kufitare  dhe  legalizimet  rrenje  sezoni  veror  kapet  shkrumbojne  ekonomia  nje  fituesve  dosjet  murriqanit  ne    flaket  ka  7516  2000  shish..  130-kilogrameshe  sarande  te   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.