News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Vrasesi i tre vellezerve: Duhet te kisha vrare time shoqe

Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 265 here.
'

KORÇE/ Besim Karaj braktiset nga te afermit e vet, si dhe nga bashkeshortja. Askush se viziton ne burg

KORÇE- Besim Karaj braktiset nga familjaret, ne pritje te gjykimit per vrasjen e trefishte. Vrasesi i vellezerve Mulliri ne ditet pa liri shprehet se eshte i deshperuar qe nuk ekzekutoi bashkeshorten. Ne gjendje jo fort te mire shendetesore, per shkak te problemeve ne kembe, 40-vjecari nga Thumana e Krujes eshte duke u trajtuar nga mjeket. I martuar ne Vidohove, fshatin kufitar qe e tmerroi me krimin e tij, prej disa ditesh i vetedorezuari ne polici eshte duke vuajtur problemin me kembet. Ecja e gjate per me shume se dy dite nga vendi i ngjarjes ne kufi me Greqine deri ne Thumane, i ka sjelle te arrestuarit per krimin e vrasjes se trefishte enjtje te kembeve. Me disa mjekime qe ka marre nga ana e mjekut te burgut, gjendja e Karajt eshte permiresuar, bejne te ditura per gazeten burime te mirinformuara ne Burgun e Drenoves vetem 3 kilometra larg Korces. Nga data 1 shkurt kur ai ka perfunduar ne duart e policise, mbahet ne dhomat e paraburgimit te burgut te Drenoves ne rrethin e Korces. Komisariati i rrethit te Devollit ku konsumoi vepren e rende penale i ndaluari, nuk ka dhoma paraburgimi, ndaj dhe per te pasur nen kontroll te plote kete te arrestuar, ai ndodhet ne masa te larta sigurie ne nje nga dhomat e paraburgimit bashke me kater te paraburgosur te tjere.
Mesohet nga te njejtat burime se 40-vjecari, babai i tre femijeve, iu ka rrefyer ngjarjen ndonese jo me shume detaje shokeve te tij te dhomes. Pengu i tij mesohet te jete ai qe nuk mundi te vrase bashkeshorten ashtu sikunder veproi me vellezerit Mulliri, madje nuk ndihet aspak i penduar. I vetmi shqetesim i diteve te para te izolimit, eshte ai i kembeve, te cilat eshte duke i mjekuar. Por nga te njejtat burime mesohet gjithashtu se 40-vjecari ka nje sjellje te zakonshme sikur te mos kishte ndodhur asgje qe tronditi jo vetem banoret e nje fshati ne cep te juglindjes. Refreni i bisedave te tij eshte ai i mosekzekutimit te te shoqes.
Nderkaq, familjaret e kane braktisur 40-vjecarin duke mos treguar asnje lloj interesi per te ne prokurori apo edhe ne burg. Asnje i aferm i tij nga Thumana nuk ka preferuar te mberrije ne Korce, nderkohe persa i perket bashkeshortes duket se gjithcka mes tyre ka marre fund. I vetmi mbeshtetes i Karajt ka qene nje ish-bashkefshatar i tij nga vendlindja me banim ne Korce, i cili i ka cuar disa paketa cigare ne burg, megjithese nuk njihej me pare me te. Ky fakt eshte bere i ditur per gazeten nga burime te mirinformuara ne burgun e Drenoves, si nje gjest qe ne fakt i ka cuditur te gjithe.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Sherri ne Lukove, vdes nje nga te plagosurit
» Lazarati - Kolumbia shqiptare e droges
» Gjirokaster, dy te arrestuar per zjarrvenie
» Vrasja e biznesmenit te makinave luksoze, 15 te shoqeruar
» Mashtroi me vizat, prangoset i kerkuari
» Ishte ne kerkim, prangoset nje italian ne portin e Durresit
» Ekzekutohet ne oborrin e shtepise 42-vjecari
» Konsumi i karburantit, policia kerkon rritje te limiteve
» Sulmi ndaj autobusit shqiptar, nisin hetimet
» Nuk regjistronin bizneset prej 10 vitesh, procedohen tre punonjes te tatimeve

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Nderhyrja dhe sovraniteti
» Gjurme te jetes ne Lissos
» Financimi i universiteteve, MASH nis debatin publik
» Ne "Rusine moderne"
» Kriteret qe duhet te plotesojne universitetet
» Makthi ne Irak
» Ne "Rusine moderne"
» Makthi ne Irak
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Kur qeverite privatizojne gjithcka
» Nje program per mos tu humbur


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7126 artikuj te lexuar 1685153 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

irak  kur    ne  makthi  moderne"  gjithcka  privatizojne  "rusine  qeverite   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.