Hakmarrja mes bandave rivale te Lul Berishes dhe Klodian Saliut merr nje tjeter jete. Ndonese rivalet kane perfunduar njeri ne pranga dhe tjetri i vrare prej 3 vjetesh, ajo qe i ndan dy grupet kriminale te Spitalles, qe dikur ishin nje, vazhdon te mbetet e forte dhe kercenuese.
Arjan Saliu eshte ekzekutuar me disa plumba te derdhur bresheri mbi te mbremjen e kaluar. Viktima ka qene i denuar ne shtetin fqinj, Itali, per trafik lendesh narkotike dhe prej pak kohesh ndodhej ne Shqiperi, prane familjes. Ai eshte djali i trete i familjes Saliu nga Spitalla, qe humb jeten brenda tre viteve te fundit. Mbremjen e djeshme eshte pergjakur keshtu me nje atentat te tipit mafioz, ne fillim te muajit te shenjte te Ramazanit, ne Durres.
Vellai i rivalit kryesor te Lul Berishes eshte ekzekutuar me arme automatike ne nje nga lagjet e Durresit. Viktima eshte 37-vjeçari Arian Saliu dhe ka qene duke udhetuar me nje automjet te tipit "Golf 5", se bashku me shtetasin Denis Hoxha, 35 vjeç, nga Durresi, i cili ka mbetur i plagosur gjate atentatit te organizuar ne Lagjen Nr.5 te qytetit bregdetar. Ngjarja ka kthyer krimin e frikshem ne qytetin port dhe riaktivizimin e elementeve kriminale te dy bandave qe sipas burimeve policore u goditen me arrestimet e vitit te kaluar, gjate te cilave ra ne pranga dhe kapobanda, Lulzim Berisha.
Por hakmarrjet s‘kane te sosur, duke marre nje tjeter jete. Nje vit me pare u ekzekutua nje tjeter vella i Klod Saliut, Ndriçimi. Paraprakisht, dyshohet se dy autoret ende te paidentifikuar nga policia kane qelluar mbi shenjestren e tyre me nje automatik te tipit "Scorpions". Autoret leviznin me nje motor dhe e kane ndjekur viktimen e tyre teksa levizte me mjetin "Golf", me targa DE566BE, deri sa kane gjetur momentin e pershtatshem per te qelluar mbi te pa kthim.
Nderkaq, burime nga kirurgjia e spitalit te Durresit bene te ditur se i plagosuri Hoxha eshte jashte rrezikut per jeten. Ngjarja e rende ndodhi ne afersi te rruges "Mujo Ulqinaku", qe lidh pallatin e sportit, "Ramazan Njala", me stadiumin e qytetit, ne nje nga udhekryqet qe ngjitet ne drejtim te ish-rajonit te policise. Sipas burimeve policore, atentati ka qene i mirorganizuar, duke i shkaktuar vdekjen Saliut dhe lene ne jete njeriun qe e shoqeronte dhe qe s‘ishte objekt i atentatoreve.
Forca te shumta policie kane shkuar ne vendngjarje dhe me pas jane shperndare per te mundesuar fillimisht identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre. Burimet thane se shoqerime te shumta do te kete gjate nates mes mbeshtetesve te bandes rivale te mbetur jashte qelive, si dhe anetare ne dukje "te fjetur" te saj. Larja e hesapeve mes grupeve rivale eshte pista kryesore ne te cilen jane fokusuar hetimet per vrasjen, ndersa nuk eshte perjashtuar dhe pista qe e lidh ekzekutimin me veprimtarine e viktimes ne Itali, ku dhe ka qene i denuar per trafik lendesh narkotike.
Policia
Grupi i Spitalles,
familje problematike
Anetaret e grupit kriminal te Spitalles jane ne krye te listes se policise durrsake per familjet e identifikuara si me probleme te natyres se rende, qe provokojne hasmeri dhe gjakmarrje, duke çuar deri ne ngujime. Burime nga Drejtoria e Policise se Durresit rreth nje vit e gjysme me pare paten bere te ditur per "Shqip" se grupi i Spitalles perbehej nga shtetasit Ndriçim Saliu, Arian Saliu (i cili ne kohen kur u vra i vellai dhe me pas ishte ne burg per trafik droge ne Itali), Indrit Dokle, Adriatik Çoli, A.B., Z.K., R.Xh., F.M. dhe E.C. Pas vrasjes se Klod Saliut ne vitin 2005, u perfshine ne nje konflikt te ashper me grupin e Lulzim Berishes. Konflikt i shumetensionuar mes dy grupeve pas gjetjes se braktisur te nje automjeti me kater arme, ne afersi te lokalit te Lulzim Berishes, ku rezultoi se gjurmet e gjetura ne te i perkisnin shtetasit F.M., anetar i grupit te Klod Saliut, i cili u ekzekutua ne superstraden Tirane-Durres, me 26 shkurt te vitit 2005, pak kohe pas lirimit si i pafajshem nga Gjykata e Durresit.
Historia
Qe nga shkurti i vitit 2005, anetaret e bandave rivale sulmojne njeri-tjetrin
Atentati ndaj Klodian Saliut,
hapja e serise se eliminimeve
Me 26 shkurt te vitit 2005 vritet ne nje atentat mafioz nje prej te forteve te Durresit, Klodian Saliu, vellai i vogel i viktimes me te fundit te nje rivaliteti disavjeçar mes bandave. Ne atentat mbeti i plagosur edhe nje tjeter person, i cili ndodhej ne te njejten makine me Saliun. I riu njihej si nje nga te fortet qe vepronte ne zonen e Spitalles dhe mbeshtetes i krahut te majte te politikes shqiptare, ndryshe nga rivali i tij, dikur mik, Berisha. Atentati ka qene i mirepergatitur nga autoret, te cilet kane ndjekur makinen ku udhetonte Klodian Saliu. Fillimisht plumbat kane rene mbi gomat e automjetit tip "Mercedz Benz" ne ngjyre gri te metalte, me te cilin levizte viktima dhe i plagosuri tjeter ne ngjarje. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash, duke i dhene fund nje njeriu qe ishte kthyer pothuajse ne nje mit per zonen e Spitalles, lagje periferike ne veri te qytetit te Durresit. Klodian Saliu dhe Osman Truma kane qene duke udhetuar nga Durresi ne drejtim te Tiranes, me automjetin "Benz", me targa DR8907C. Vrasja e Saliut ka ndodhur ne superstrade, prane Maminasit. Nje karikator i tere me fisheke eshte shkrehur mbi 28-vjeçarin Saliu ne oret e vona te nates. E kaluara e viktimes çoi ne ngritjen e disa pistave dhe njekohesisht ne nje liste jo te vogel personash te dyshuar si autore te mundshem te atentatit. Pista kryesore ku u perqendrua hetimi ishte ajo e perplasjes mes grupeve rivale ne Durres dhe e hakmarrjes. Autoret e njeres prej vrasjeve me te bujshme te viteve te fundit ne Durres, pas asaj te komisar Gani Malushit, te ndodhur kater vjet me pare, mbeten te pazbuluar, ndersa hetimet zbardhen se vrasja ishte kryer nga anetare te bandes se Lul Berishes. Ndoshta i njejti fat do te ndjeke dhe vrasjen e vellait te tij dy vjet me vone, ne nje nate te nxehte korriku.
Kronologji
Krijimi dhe ndarja e bandes se famshme te Durresit
Aktiviteti i bandes se Lulzim Berishes dhe Klod Saliut nis para vitit 1994, por e dokumentuar mbetet periudha nga ky vit e me tutje. Deri ne 1998, banda do te merrej kryesisht me trafiqe ilegale, per te nisur vrasjet kater vjet me vone, te pakten vrasjet e njohura dhe te perfshira ne dosjen e gjere te kesaj bande, qe akuzohet per trafik nderkombetar lendesh narkotike, prostitucion dhe trafik armesh.
Viti 1994
Prokuroria e Hamelmit, ne distriktin e Hanoverit, leshon nje urdher-ndalimi nderkombetar per Lulzim Berishen. Sipas saj, ai kishte trafikuar nje sasi shume te madhe heroine ne itinerarin Shqiperi-Itali-Gjermani, por pas arrestimit Berisha deklarohet i pafajshem. Pas Gjermanise, Berisha u perball me akuzat e Prokurorise se Barit, por serish shpallet i pafajshem per mungese provash. Pas disa muajsh, Berisha kthehet ne Shqiperi duke vazhduar aktivitetin nga Durresi.
17 tetor 1998
Regjistrohet vrasja e pare e organizates kriminale te drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Banda akuzohet per vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku nga Durresi.
29 tetor 1998
Nuk vonon shume dhe ndodh nje tjeter vrasje e dyfishte. Organizata e Berishes dhe Saliut akuzohet se ka realizuar ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja. Ne kete ngjarje mbeti i plagosur edhe Marsel Sotiri.
22 gusht 1999
Pa u mbushur nje vit, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 29 tetorit 1998 ekzekutohet nga banda e Lul Berishes ne Plazhin e Durresit.
24 maj 2000
Lulzim Berisha arrestohet ne Riçione te Italise per trafik nderkombetar lendesh narkotike. Ne shkurt te ketij viti, ne Itali ishte arrestuar shtetasi Erjon Hoxha
9 korrik 2000
Nje tjeter vrasje rendon mbi banden. Ne atentatin e kesaj date te korrikut 2000, vritet ne fshatin Shenavlash te Durresit shtetasi Dritan Disha.
14 janar 2002
Policia dhe prokuroria vendosin nje tjeter vrasje ne dosjen e krimeve te bandes. Banda akuzohet se me 14 janar te vitit 2002 ka ekzekutuar shtetasin Ervin Lame ne Lagjen Nr. 3 te Durresit.
Viti 2003
Ky vit shenon dhe ndarjen e organizates ne dy banda te veçanta. Shkak ishin kontradiktat e forta mes dy drejtuesve te saj. Krijohen bandat rivale te drejtuara nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Ne fakt, rivaliteti kishte nisur me heret, madje duke u pozicionuar dhe politikisht ne kahe te kunderta.
26 shkurt 2005
Klodian Saliu, pasi kishte nisur aktivitetin normal te mundesuar nga nje vendim i Gjykates se Durresit, qe e la te lire duke e shpallur te pafajshem per mungese provash, do te vihej ne shenjester. Lulzim Berisha dhe banda e tij, ne nje atentat ne autostrade vrasin Klodian Saliun, duke shuar keshtu nje nga te fortet e Spitalles.
5 maj 2005
Policia deklaron se po punon per zbardhjen e autoreve te krimit, nderkohe shoket e Saliut e njohin autorin. Organizohet nje atentat fare prane ish-fermentimit te privatizuar nga Lul Berisha, te lokali i tij, "C‘era una volta". Ne kete atentat Berisha plagoset ne kembe dhe po ashtu shoqeruesit e tij, Isuf Morina dhe Kujtim Haxhia.
13 tetor 2005
8 muaj pas vrasjes se Saliut dhe 5 muaj pas atentatit ndaj Berishes, organizata e Saliut, e drejtuar nga Indrit Dokle, reagon. Me 13 tetor vritet Avni Gashi ne Tirane, trupi i te cilit me pas u gjet i flakur ne nje kanal ne fshatin Romanat te Durresit.
30 tetor 2005
Hakmarrja e grupit te kryesuar tashme nga Indrit Dokle nuk eshte ndalur me kaq. Organizohet vrasja e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishes, me 30 tetor 2005, prane stadiumit "Qemal Stafa".
4 dhjetor 2005
Vila e Berishes ne periferi te qytetit sulmohet me nje predhe antitank. Mbetet i plagosur kunati i Berishes. Ai vete i shpeton per mrekulli edhe ketij atentati te dyte brenda disa muajsh.
19 mars 2006
Strukturat e policise, ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda, deklarojne se kane bere te mundur shkaterrimin e nje organizate kriminale te kryesuar nga shtetasit Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Ky i fundit eshte vrare ne vitin 2005. Lulzim Berisha shpallet ne kerkim.
6 prill 2006
I forti i Durresit, Lulzim Berisha, arrestohet ne nje apartament modest ne Tetove te Maqedonise. Thyhet miti i krijuar rreth tij, ndersa drejtesia eshte vene ne levizje.
23 korrik 2007
Ekzekutohet Ndriçim Saliu, vellai i Klod Saliut. Vrasja ndodhi ne ambientet e pasme te lokalit te tij, "Cavalieri", ne Lagjen 18. Ne ngjarje mbeti i plagosur edhe Sterio Xhani, 22 vjeç, i cili ishte i punesuar si administrator ne lokalin e Saliut.
29 korrik 2007
Nje jave pas vrasjes se vellait te kapobandes, Klodian Saliu, ne kuader te operacionit "Spitalla 2", policia ndalon 4 te dyshuar si bashkepunetore te te dyshuarit si autor i vrasjes, Indrit Taullaj. Perveç Ervin Çukes, u ndaluan dhe Edmond Taullaj 22 vjeç, Ervis Cerriku 20 vjeç dhe Gramoz Ago.
21 shtator 2007
I dyshuari si bashkepunetor ne vrasjen e vellait tjeter te Klodian Saliut, Ndriçimit, u ekzekutua duke mbajtur te ndezur historine e pambyllur te rivalitetit mes bandave te Lul Berishes dhe Klod Saliut. 26-vjeçari Ervin Çukja nga Spitalla, i njohur nga policia si anetar i grupit te Lul Berishes, u qellua me arme ne Lagjen 1 te qytetit, prane restorant "Arragostes".