Gezim Ndreu, akuzohet se ne vitin 1997, vrau per nje varese ne qender te kryeqytetit nje 17 vjecar
TIRANE- Trembedhjete vite pas nje vrasjeje ndodhur ne qender te kryeqytetit, prane Sahatit, ekstradohet nga Roma e Italise, i dyshuar per krimin.
Gezim Ndreu, 43 vjec nga Vlore u ekstradua dje ne mesdite nga Zyra e Inteprol Tiranes, bashkepunim me homologet e tyre te Milanos, ndersa ishte shpallur ne kerkim per krimin e vrasjes.
Sipas burimeve zyrtare, te Policise se Shtetit, Ndreu ishte shpallur ne kerkim per vrasjen e Besian Brecanit, ngjarje e ndodhur me 4 qershor te vitit 1997, ne qender te Tiranes, kur 17 vjecari Brecani, nga Bajram Curri, banues ne kryeqytet ishte konfliktuar me Ndreun. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal "Kolonja" i njohur si lokal lojrash fati tek ish- hotel "Vjosa", ne qender te kryeqtytetit disa metra mbi Sahatin.
Shkak per ngjarjen eshte mesohet se eshte bere nje varese floriri, qe mesohet se i eshte marre adoleshentit Brecani. Ne grindje e siper, Ndreu nga Vlora me banim ne Laprake, ka nxjerre armen nje pistolete "TT", duke qelluar ne drejtim te 17 -vjecarit. Pas ngjarjes, autori i krimit, eshte larguar menjehere ne drejtim te paditur.
Adoleshenti ka mbetur i vdekur ne vend, ndonese ai eshte ndihmuar per tu derguar ne spital, pas plageve te marra. Nderkaq policia dhe prokuroria edhe pse kane tentuar disa here te hapin dosjen, e kane mbyllur ate per mungese autori. Ne vitin 2006, dosja eshte rihapur pas informacioneve se autori i mundshem ishte nje person me banim ne Laprake nga Vlora, por qe pas krimit ishte larguar ne Itali.
Pas rihapjes se dosjes, policia ka siguruar prova deshmi dhe te dhena te tjera qe hidhnin drite mbi vrasjen e Brecanit, nga Ndreu, ndersa eshte identifikuar edhe autori i dyshuar i krimit, i cili eshte shpallur ne kerkim me akuzen e vrasjes me paramendim.
Nje vit me pare, ai u arrestua nga autoritetet italiane ne baze te urdher arrestit nderkombetar te leshuar nga autoritetet shqiptare. Tete muaj pas arrestimit te tij, Ndreu mberriti ne pranga ne Shqiperi. Ai pritet ti nenshtrohet nje procesi penal, per krimin per te cilin akuzohet gjate muajve ne vazhdim.
'