News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Kronike
Vrau gruan dhe vajzen E bera per vetembrojtje

Publikuar me : 27.07.2010 Origjina : Gazeta ShekulliLink i Jashtem ! Lexuar : 70 here.
'

SHKODER/ Prokuroria zbulon skenen e vrasjes. Viktimat jane perleshur dhe kane tentuar te largohen


SHKODER - Nuk eshte shfaqur i penduar, ndersa ka deklaruar se e ka vrare bashkeshorten e tij per vetembrojtje, sepse, sipas tij, ajo do ta vriste. Pjeter Pjolli ka deklaruar para trupit gjykues ne seancen per vleresim te mases se arrestit dhe caktim te mases se sigurise se vajzen e ka vrare gabimisht, ndersa gruaja do ta vriste.


Por deklarimi i tij eshte hedhur poshte me prova nga prokuroria pasi nga ekspertiza e vendit te ngjarjes ka rezultuar se Kristina Pjolli, 18 vjece, eshte vrare me mjete te forta, pasi ka plage vdekjeprurese ne koke, ndersa nena e saj, Nine Pjolli, pervec tre plageve me arme zjarri, ka pasur dhe plage te tjera te shkaktuara me mjete te forta.


Deshmitari i vetem i ngjarjes dhe njekohesisht autori i saj, Pjeter Pjolli, ka rrefyer se eshte i papune pasi punon vetem kur gjen, se nuk eshte nga zona e Dajcit por nuk ka pasur problem askush prej tij.


Me gruan, - ka rrefyer ai, - kam pasur konflikte pasi jemi te varfer dhe ajo me fajesonte mua per kete. Madje me thoshte qe te largohesha se shtepia ishte e saj, pasi une jam nga Dukagjini dhe se nuk do te jetonte me me mua. Kisha dy muaj qe nuk flisja me gruan dhe komunikonim permes vajzes.


Te shtunen ne mengjes u ngrita dhe isha jashte ne oborr duke mbushe uje dhe gruaja me gjuajti me nje reflektor. Hyra brenda dhe pashe se nen jastek kishte nje pistolete te cilen e kishte blere ne Shkoder nje jave me pare kur ishte atje bashke me vajzen. Ik nga shtepia ime se do te te vras, me tha ajo dhe une per tu mbrojtur mora pistoleten dhe e qellova.


Sa te me vriste ajo, me mire e vrisja une ate. Ndersa per vajzen nuk mbaj mend dhe nuk kam dashur ta vras. Ajo eshte vrare gabimisht, ka qene ne shtrat. Ishte rreziku im me pase nje grua te tille dhe me ndodhi kjo qe ndodhi. Jemi te varfer. Komuna me ka hequr ndihmen ekonomike dhe per kete kam kerkuar ndihme.


Madje i kam derguar mesazh dhe kryeministrit ne numrin qe ka te publikuar ku i kam kerkuar ndihme per te zgjidhur hallet e mia. Menjehere pasi kam qelluar, kam marre ne telefon baxhanakun, dy djemte e mi ne Itali dhe policine qe i kam treguar se cfare kam bere.


Sipas prokurores Arjola Ymeri, ajo qe ka deklaruar Pjeter Pjolli nuk eshte e vertete pasi nga provat e vendit te ngjarjes ka rezultuar se ai nuk eshte goditur me asgje, madje nuk ka asnje gervishtje.


Te dyja viktimat, Nine e Kristina Pjolli, kane plage te shkaktuara me mjete te forta, ndersa Nine Pjolli ka dhe tre plumba pistolete, nje ne balle e dy pas koke. Ndersa Kristina Pjolli ka gjetur vdekjen nga goditjet me mjete te forta ne koke. Ne muret e baneses ka shenja gjaku qe vertetojne se autori eshte perleshur me viktimat qe kane tentuar te largohen.


Sipas prokurores, autori i ngjarjes, pasi i ka vrare, nuk i ka levizur kufomat, ka telefonuar dhe eshte shfaqur i qete edhe ne momentin kur eshte ndaluar nga policia edhe me pas, duke mos pasur asnje shenje depresive apo pendimi edhe pse ka vrare familjaret e tij.


Avokatja mbrojtese e caktuar nga gjykata ka deklaruar se ia le trupit gjykues marrjen e vendimit. Kryesuesja e seances, gjyqtarja Marina Rraboshta, ka vendosur vleresim te ligjshem te arrestit te bere nga policia dhe ka caktuar si mase sigurie arrest ne burg. Kjo nisur dhe nga shkalla e larte e rrezikshmerise qe paraqet 48-vjecari. Ne seancen gjyqesore nuk ka qene asnje prej te afermve te Pjollit dhe as persona te tjere.

'



Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Katari njeh Kosoven
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Konflikti per pronen, i ve tritol magazines
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» E fejojne me mbleseri, vetehelmohet
» Gjyqet komuniste, si te denonte partia
» "Naive te mendosh qe hallet tona do zgjidhen nga BE"
» Arrestohet me akuzen per vjedhje

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Leja e ndertimit, deshmon Selmanllari Albana Vokshi genjen
» Viti i ri mesimor nis me 6 shqetesime
» Liberalizimi i vizave, KE-ja miraton opinionin per Shqiperine e Bosnjen
» Ruci Kemi bere oferten e fundit, vleresojeni para se te pergjigjeni
» Deshmitari Gjuzi Tan Sallakun nuk e vrau Lul Berisha
» Deshmia e Selmanllarit "perplas" avokatin me Prokurorine. Reagon PS
» Selmanllari 3 ore ne prokurori, hedh poshte pretendimet e Vokshit
» Avokati i tatimpaguesve, si do funksionoje institucioni
» Ballkanika ne Vlore
» Cana eshte optimist, por kerkon kujdes
» Kryegjyshi dhe babai i Erisonit
» Katari njeh Kosoven
» Tirane, policia godet bazen e heroines
» Shpejtesia, plagoset tetovari
» Prej 6 muajsh ne "burg", marinaret kercenojne djegien e anijes
» Ndeshja Shqiperi-Luksemburg, bllokohet qarkullimi ne disa zona
» Xhelepi Projektet e HEC-eve jane me defekte
» "Bollano, produkt i kryeministrave pa kokrra te ketij vendi"
» Tenton te perdhunoje fqinjen 14-vjecare
» Ministria hap TIK ne shkollen Profesionale me kompjutere te vjeter


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 7255 artikuj te lexuar 1710554 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

avokatin  perdhunoje  publikohen    eshte  kerkon  reagon  por  tenton  faktet  cana  me  ps  "perplas"  te  selmanllarit  kosoven  per  kujdes  deshmia  14-vjecare  hesht  njeh  prokurorine.  neser  optimist  pyetjet.  fqinjen  privatizimi  ruli  e  korruptiv  katari   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.