Dy personalitet kane diskutuar mbi krizen politike dhe kane shprehur mendim te njejte kunder ligjit te SHISH
Ambasadori amerikan ne Tirane, Uidhers, zhvilloi dje takimin e fundit me presidentin Topi
TIRANE - Presidenti i Republikes, Bamir Topi, zhvilloi dje takimin e lamtumires me Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, Xhon Uidhers, i cili eshte ne prag te perfundimit te mandatit te tij.
Takim i cili u zhvillua ne oren 11 00 te paradites se djeshme, midis kryediplomatit amerikan dhe kreut te larte te shtetit, u fokusua mbi bashkepunimin e dy zyrtareve gjate ketyre viteve. Perreth nje ore, dy personalitet kane shprehur konsideraten e tyre per punen e zhvilluar nga njeri-tjetri.
Te pranishem ne kete takim bejne te ditur per gazeten se bisedimet nuk mund ti shmangeshin temave te nxehta te dites sic eshte kriza politike, sherri i fundit ne parlament dhe ndryshimet qe mazhoranca i ka bere ligjit per Sherbimin Informativ Shteteror. Te dy palet kane theksuar nevojshmerine e nje zgjidhje te shpejte te situates politike, pasi kriza politike nuk kontribuon ne te miren e vendit.
Presidenti i Republikes dhe Ambasadori i SHBA ne vendin tone ndane te njejtin qendrim mbi ligjin e SHISH, duke vleresuar si te arsyeshme pritjen nga parlamenti shqiptar te mendimit qe do te vije nga NATO dhe me pas te vijohet me miratimin e ligjit.
Ndersa ne nje njoftim per mediat, zyra e shtypit e presidences beri te ditur se ne kete takim, Presidenti Topi i shprehu Xhon Uidhersit mirenjohjen e thelle ne emer te shtetit shqiptar per gjithe punen e vyer dhe sherbimin e cmuar diplomatik si perfaqesues i aleatit me te madh dhe partnerit me te rendesishem strategjik te Shqiperise.
Do te mbetet i pazevendesueshem ne kujtesen e popullit dhe institucioneve shqiptare per dashurine, perkujdesjen dhe menyren e drejtperdrejte te te berit diplomaci me nje mendesi moderne, te shoqeruar edhe me kontributin e madh ne perforcimin e urave te komunikimit dhe miqesise tradicionale qe lidh dy popujt dhe vendet tona, mesohet te jete shprehur Topi brenda takimit.
Ndersa ambasadori amerikan, nga ana e tij, e ka falenderuar Kreun e Shtetit per gjithe ndihmesen dhe mbeshtetjen e pakursyer personale dhe institucionale. Po largohem nga vendi juaj me kujtimet me te mira per kete periudhe me teper se trevjecare dhe me bindjen se asgje nuk do ta ndale popullin shqiptar qe me vlerat, energjine dhe vendosmerine e tij te ndertoje nje Shqiperi sa me te mire te bazuar mbi vlerat universale te demokracise, shtetit te se drejtes dhe rritjes se mireqenies se gjithanshme, tha nder te tjera Xhon Uidhers.
Ne historine politike te tre viteve te fundit, ambasadori Uidhers do te mbahet mend gjate per angazhimet e tij per zgjidhjen e situatave te ndryshme ne Shqiperi. Permes deklaratave te drejtperdrejta, permes fjalimeve te drejtperdrejta dhe permes kritikave per probleme te ndryshme, kryediplomati amerikan eshte nje njeri shume i angazhuar ne aktualitetin shqiptar.
Nga mesi i muajt gusht eshte parashikuar dhe ceremonia e largimit te ambasadorit aktual me zevendesuesin e tij. Pas largimit nga Shqiperia, Uidhers, i cili eshte ne prag te pensionit, permes mediave ka bere te ditur pak kohe me pare se eshte duke shqyrtuar mundesine e daljes ne pension dhe lenien e sherbimit jashte vendit.
KRIZA
Te pranishem ne kete takim bejne te ditur per gazeten se nuk eshte lene pa u komentuar edhe tema e nxehte e politikes se dites. Te dy palet kane theksuar nevojshmerine e nje zgjidhje te shpejte te situates politike, pasi kriza politike nuk kontribuon ne te miren e vendit.
SHISH
Presidenti i Republikes, Bamir Topi dhe Ambasadori i SHBA ne vendin tone, Xhon Uidhers, ndane te njejtin qendrim mbi ndryshimet ne SHISH, duke vleresuar si te arsyeshme pritjen nga parlamenti shqiptar te mendimit qe do te vije nga NATO dhe me pas te vijohet me miratimin e ligjit.
DEKLARATA E FUNDIT
Uidhers Projektligji i SHISH, i papranueshem
Nga Kukesi, ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers, ne deklaraten e tij te fundit per politiken shqiptare, tha se SHBA vazhdon te ruaje te njejtin qendrim qe kane shprehur me pare lidhur me ligjin per SHISH.
Lidhur me Sherbimin Informativ Kombetar, ajo qe une mund te them eshte se qendrimi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte i njohur, ate mund ta gjeni edhe ne faqen tone ne internet, theksoi ambasadori amerikan.
Sipas tij, ky projektligj i ngarkon pergjegjesi te reja brenda vendit sherbimit informativ te vendit, te cilat jane shqetesuese. Uidhers tha se Shqiperia ka punuar shume per te permiresuar imazhin e saj nderkombetar. Ne druhemi se ky projektligj ne formen e tij aktuale po e demton kete imazh.
Ne e marrim kete ceshtje shume seriozisht. Çfaredo sherbimi informativ duhet te mbetet profesional. Nuk duhet te politizohet. Duhet te ruaje pavaresine si institucion. E kemi pare projektligjin, projektligjin e rishikuar. Vazhdojme ta quajme te papranueshem ne pikepamjet qe sapo permenda, - tha Uidhers.
'