News Room
  ne :
 
 
  »  Politike 
  »  Ekonomi dhe Biznes 
  »  Kulture 
  »  Kuriozitete 
  »  Shendeti 
  »  Sport 
  »  Rajoni 
  »  Kronike 
  »  Krimi 
  »  Ceshtje Misterioze 

Indeksi i NewsRoom » Rajoni
Zgjedhjet nė Kosovė, Europa: Serbėt duhet tė marrin pjesė

Publikuar me : 31.10.2009 Origjina : Gazeta ShqipLink i Jashtem ! Lexuar : 411 here.

Autoritetet vendore dhe nderkombetare kane perseritur ftesen drejtuar komunitetit serb per te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove. Ata thone se pjesemarrja e serbeve ne votime eshte faktor kyç per formimin e komunave te reja qe do te udhehiqen nga ky komunitet. Graçanica, Kllokoti dhe Ranillugu jane tri komunat me shumice serbe, qe pritet te themelohen ne fazen e pare pas zgjedhjeve.
Krijimi i Komunes se re te Ranillugut ne lindje te Kosoves dhe ftesa per pjesemarrje ne zgjedhjet lokale per serbet e ketij rajoni, ka bere qe shefi i Zyres Civile Nderkombetare, Pieter Feith, te qendroje ne Kamenice dhe ne Ranillug. "Ne po i presim zgjedhjet e lira dhe te drejta me 15 nentor me pjesemarrje te mire te te gjithe qytetareve te komunes. Shpresojme se edhe komuniteti serb do te pergjigjet pozitivisht dhe do te marre pjese ne menyre aktive", ka deklaruar z.Feith.
Gjate nje dreke pune me kandidatet per kryetar te Komunes se Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Perica Angjelkoviq, ai ka theksuar se zgjedhjet do ta legjitimojne kete komune te re. "Po presim formimin e komunave te reja legjitime qe do te dalin nga zgjedhjet, te cilat do te funksionojne ne perputhje me ligjet e Kosoves. Kjo do te krijoje nje epoke te re ne Kosove. Te mos spekulojme, te shpresojme qe sa me shume serbe te dalin ne zgjedhje", eshte shprehur Feith.
Edhe kandidatet per kryetar te Komunes se Ranillugut, Gradimir Mikiq dhe Perica Angjelkoviq, kane shprehur bindjen se serbet do t‘u pergjigjen thirrjeve per pjesemarrje ne zgjedhje. "Mendoj qe jane permbushur kushtet qe serbet te dalin e te votojne. Realisht gjendemi ne nje situate specifike. Ështe nje moment shume i favorshem per ne, ne menyre qe te mund te bejme me te miren per serbet. Ështe nje rast i mire, qe nuk duhet te na ike", deklaroi Mikiq.
"Ajo qe ne po perpiqemi te bejme, eshte qe t‘i bindim njerezit qe te dalin ne zgjedhje, duke u treguar rendesine e daljes dhe te mirat qe u sjell atyre votimi, sidomos ne procesin e decentralizimit, per formimin e Komunes se Ranillugut", tha Angjelkoviq.
Thirrje serbeve per te marre pjese ne zgjedhjet e 15 nentorit u ka bere edhe ambasadori gjerman, Hans Dieter Steinbach. "Ne presim qe brenda pak javeve te mbahen zgjedhje te lira, demokratike dhe transparente dhe, natyrisht, do te ishte e mireseardhur dalja ne zgjedhje e te gjithe qytetareve. Ketu i referohem ne veçanti komunitetit serb, sepse kjo do t‘u mundesonte serbeve qe te marrin fatin ne duart e tyre sa u perket politikave lokale dhe te ardhmes se tyre ne kete vend", tha ambasadori Steinbach. Ai nenvizoi se zgjedhjet e nentorit jane nje element i rendesishem per imazhin e Kosoves pas shpalljes se pavaresise.
Nga 74 subjekte politike qe marrin pjese ne zgjedhjet komunale, rreth 20 jane serbe. Procesi zgjedhor organizohet ne 36 komuna, ndersa te drejte vote do te kene mbi 1.5 milione kosovare. Zgjedhjet nuk do te mbahen ne Mitrovicen Veriore dhe ne Partesh "per mungese kushtesh". Ne keto dy vendbanime me shumice serbe, eshte parapare mbajtja e zgjedhjeve te posaçme gjashte muaj me vone.

 



 




Tituj te tjere nga kjo kategori informacionesh :
» Bill Klinton, tė dielėn mbėrrin nė Kosovė
» Acarohen raportet mes liderėve serbė
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Analistėt: Fushata nuk ka sjellė risi
» Papandreu pro zgjerimit te BE: Ballkani, integrim brenda 20014
» Sumatra goditet nga nje termet i ri, shkon ne 500 numri i viktimave
» Njė televizion boshnjak transmeton video tė Mlladiēit
» Berluksoni: S‘kam bėrė kurrė gafa
» Kinė, blerje rekord bonosh tė thesarit amerikan
» Iran, jo propozimeve nukleare tė Perėndimit

Top artikujt me te lexuar per sot:
» Ndoc Gjetja: "Njeriun ne jete e ben te lumtur vetem Njeriu."
» Shkolla e Policise, shpallen listat dhe datat e provimeve
» Celularet Shqiptaret shpenzuan 50 mld leke gjate 2009
» Synge, 25 shfaqje ne Teatrin e Metropolit
» U denua per trafik, kerkohet konfiskimi i pasurite
» Kercenimi i komisionerit te PD, ne Ruzhdie: "Do te vras, do te fus plumbin, pis, qen..."
» Deklarimi i pasurise, ish-deputete ne listen e "zeze" te ILDKP-se
» Identifikohet vrasesi i 17-vjecarit, ngjarja per motive banale
» Si do privatizohet "Albpetroli"
» FMN jep detyrat e shtepise per qeverine
» Dashuria e Simone de Beauvoir-it ne film
» Elbasan, rreshqitjet demtojne 80 shtepi
» "Kutite" shuhen shpresat per kompromis
» Per hir te veprave te medha
» Trafiku i droges, kerkohen 53 vite burg per gjermanet
» "Elektra", vetem 50 bileta para premieres
» "Kriza ekonomike e Greqise mund te godase fqinjet"
» SHISH propozime per ligjin, qeveria drejt terheqjes
» Interes i ulet per bustin e Nolit
» Vrane policin ne grabitje, kerkohen dy burgime te perjetshme


Linke dhe projekte te PikaWeb :

Portal Multimedial
Wallpapers dhe Foto Vipash
Albanian Real Estate
Mobile Albania
Online Manuals and Guides for Free
G.A.O - Gestione Attivita Online
Reklamoni Biznesin tuaj FALAS !
Videoklipe Muzike !
Diskutime dhe Forum Online !
Programe per shkarkim

Gjendje e pergjithshme :
Gjenden gjithsej 3493 artikuj te lexuar 718226 here.

Re fjalesh nga lajmet e publikuara :

ne  17-vjecarit  pis  vras  te  fus  dhe  perjetshme  vrane  kerkohen  e  trafik  komisionerit  policin  i  pd  plumbin  qen..."  "do  ruzhdie:  pasurite  dy    kerkohet  shkolla  identifikohet  u  policise  motive  provimeve  shpallen  banale  do  ngjarja  datat  vrasesi  grabitje  listat  denua  burgime  kercenimi  per  konfiskimi   .

 
 
NewsRoom 1.1 - Sistem Semi-Automatik per mbledhjen e informacioneve me te fundit. Copyright © PikaWeb 2008
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. PikaWeb nuk mban asnje pergjegjesi mbi permbajtjen e artikujve.